Home » Lajme, Opinione » Çfarë qeverisje do të ket Kosova pas 11 qershorit?

Çfarë qeverisje do të ket Kosova pas 11 qershorit?

Shkruan: Nehat Hyseni

Koalicionet parazgjedhore të mesnatës së 16 majit, si dhe listat e kandidatëve që do të garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës, u dorëzuan poashtu në mesnatë, më 19 maj 2017.

Sindromi i koalicioneve dhe listave të mesnatës e karakterizon situatën e parafushatës zgjedhore, për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 qershorit 2017.

Me shumë sekrete, konfidencë dhe befasi!

Më në fund, 18 vjet pas luftës, garohet me një koalicion parazgjedhor “të luftës”: PDK-AAK-Nisma, përball koalicionit “të paqes”: LDK-AAK dhe Vetëvendosjes si parti e pavarur.

Duhet përkujtuar dështimin e koalicionit paszgjedhor VLAN, nga zgjedhjet kaluara të 8 qershorit 2014, i cili dështoi për shkak të Kushtetutës së Kosovës, që ka përcaktuar të drejtën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga partia apo koalicioni parazgjedhor (e jo paszgjedhor) që del e para në zgjedhje.

Prandaj, tani u krijua ky panik i krijimit të koalicionit sa më të madh parazgjedhor.

Shumë analistë vlerësojnë koalicionin PDK-AAK-Nisma, si favorit të këtyre zgjedhjeve, duke u bazuar në kalkulimet e votave nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, e sidomos në mosbashkëngjitjen e Vetëvendosjes koalicionit LDK-AKR.

Por, kësaj “matematike” të thjeshtë, realisht i mungon analiza më e thellë sociopolitike dhe sociopsikilogjike e impaktit eventual të koalicioneve parazgjedhore ndaj përcaktimit të votuesve.

Sepse, nga zgjedhjet e mëparëshme votohej për partitë e pavarura në zgjedhje, të cilat, për qëllime të marrjes së vitave maksimale premtonin dhe betoheshin se nuk do bënin koalicione me partitë që shumica e votuesve të tyre nuk i donte, madje duke caktuar “via të kuqe”, si psh. LDK me PDK-në.

Por, ato betime dhe ato “via të kuqe” i shkelën me koalicionet e tyre paszgjedhore, duke i zhgënjyer e mashtruar votuesit e vet.

Por, meqë vota ishte dhënë më parë, ata nuk mund ta kthenin prapa votën e tyre dhe realisht mbeteshin të hidhëruar e të zhgënjyer!

Por, kësaj radhe na mbetet të shofim se si do të votojnë votuesit e AAK-së dhe Nismës në kuadër të PDK-së, në krye të së cilës është Kadri Veseli, ish shefi i SHIK-ut aq shumë të kritikuar e të satanizuar si burim i  “të keqes dhe krimit” të  Kosovës nga Ramush Haradinaj si kandidat për kryeministër dhe Fatmir Limaj, si kandidat për zëvendëskryeministër. Gjithashtu, mbetet të shihet se a do të harrohen akuzat e e jundërakuzat e votuesve nga këto tri parti të koalicionit, si dhe si do të reflektoj  frika nga konfliktet dhe hakmarrja për krimet dhe të këqiat nga e kaluara në votën e mbështetësve të tyre.

Pra, mbetet të shihet se a do të përsëritet mbështetja e tyre nga zgjedhjet e kaluara, apo do të ket rrithe ose zvogëlim të votës. Kjo mbetet të shihet pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Gjithashtu, do të jetë mjaftë interesant të shihet se si do të përfundoj koalicioni LDK-AKR, që në zgjedhjet e 8 qershorit 2014 kishte reth 100 mijë vota më pak së koalicioni rival.

Meqë dihet se koalicioni që ka më shumë vota, edhepse nuk do e ket shumicën prej 50%, negjithatë i takon e drejta pêr tanpropozuar kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin e Kosovës.

Sfidë tjetër do të jet pas zgjedhjeve se si do të formohet qeveria e re.

A do të lejohet nga BE dhe SHBA kësaj radhe formimi i qeverisë nga “krahu i luftës”?

Si do të reagojnë minoritetet, didomos minoriteti serb.

Pastaj, mbetet të shihet, natyrisht poqese fiton ky koalicion, se si do të goditet nga Gjykata Speciale, meqë dyshohet se shumë kandidatë të saj janë në listën e atyre që i pret aktakuza.

Gjithësesi, duhet pritur edhe si do të jaloj edhe Vetëvendosja dhe Albin Kurti si kandidat për kryeministër.

Apo, mbase do të mjaftohen vetëm me faktin se eventualisht do e ruajnë votën e kaluar dhe se kësaj radhe kontribuan që të mbeten në opozitë, mbase më të madhe se në mandatin e kaluar dhe se, mbase, opozitës do t’i prijnë të tjerët?!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch