Home » Lajme » Champions, fitoret dhe barazimet

Champions, fitoret dhe barazimet

Dy gola të realizuar në pjesën e dytë nga Zl latan Ibrahimoviç me penallti dhe Antonio Kasano, i kanë dhënë fitoren e parë Milanit në këtë edicion të Champions League.

Kuqezinjtë kanë vuajtur shumë përballë Viktoria Plzen, skuadra kampione e Çekisë, që kishte shkuar në “San Siro” me idenë fikse për t’u mbrojtur. Në fakt, çekët kanë dhuruar momente të bukura dhe kanë rezistuar për 53 minuta, por më pas i janë dorëzuar eksperiencës së kundërshtarit. Një prekje me dorë në zonë është konsideruar penallti nga gjyqtari Florian Mejer dhe nga pika e bardhë Zllatan Ibrahimoviç nuk ka falur. Minuta e 66-të ka sjellë edhe golin e qetësisë, me Antonio Kasanon, që doli i vetëm me portierin dhe e mposhti atë me një parabël. Ndërkohë, po në grupin H, Barcelona nuk ka hasur asnjë pengesë përballë Bate Borisov, duke fituar 5-0. Në Minsk, ndeshja ka qenë një shëtitje për skuadrën e Pep Guardiolës, që ka mbyllur gjithçka që në pjesën e parë. Autoli i Volodko i hapi rrugën fitores katalanase, ndërkohë që Pedro Rodrigez dyfishoi shifrat me një goditje me kokë, pas krosit të Mesit. Para fundit të pjesës së parë, argjentinasi shënoi edhe golin e tretë, duke përfituar nga një pakujdesi e portierit vendas, që guxoi të “zbuste” një kros përpara lojtarit më të mirë të botës. Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte sërish Mesi e më pas Vija që mbyllën llogaritë me këtë sfidë.

Ndeshjet

Në takimet e tjera të luajtura dje, Çelsi ka barazuar 1-1 me Valencian edhe pse ishte duke kryesuar 1-0 deri 3 minuta para fundit. Një penallti e shndërruar në gol nga Soldado i ka dhënë një pikë skuadrës spanjolle, që ka treguar si gjithnjë një nivel të lartë loje. Po në këtë grup, Bajer Leverkusen mposhti 2-0 belgët e Genk, falë golave të Bender në pjesën e parë dhe Mikael Balak në të dytën. Një fitore e madhe edhe për Zenitin e Shën Pjetërburgut, që mundi 3-1 Porton. Rusët kanë arritur të përmbysin disavantazhin e minutës së 10-të të Xhejms Rodrigez, duke realizuar tre herë, dy herë me Shirokov dhe në fund me Danin. Po në grupin D, Shaktjori i Donjeckut nuk mundi të çajë dot qipriotët e Apoelit, duke u ndalur në një barazim 1-1 dhe duke mbetur në fund të renditjes. Ndërkaq, në grupin F nuk ka patur asnjë surprizë, me Arsenalin që mposhti 2-1 Olimpiakosin dhe Marsejën që triumfoi 3-0 ndaj Borusias. “Topçinjtë” e Arsen Venger kanë shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë, por në të dytën kanë shfaqur problemet e zakonshme të këtij sezoni, rënien fizike të çuditshnme. Ndërkohë, dopieta e Ajevu dhe goli i Lois Remi me penallti, vulosën fitoren e Marsejës ndaj kampiones së Gjermanisë, Borusia e Dortmundit.

What http://essaynara.com are the daily roles and responsibilities for the new position

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch