Home » Kulturë, Lajme » Çiftelinë nuk e sollën osmanët !

Çiftelinë nuk e sollën osmanët !

Këngëtari ambulant ( lëvizës ) duke kënduar me Çifteli (1808)

Këngëtari ambulant ( lëvizës ) duke kënduar me Çifteli (1808) , dhe banorët e Moresë
(  foto  Via Fuad Zherka )

Duke lundruar nëpër Bibliotekën e pafund elektronike të Besir Bajramit, më zuri syrin një kapitull i veçantë i quajtur “Çiftelinë nuk e sollën osmanët ! “ . Një literaturë e mbledhur me kujdes së cilës duhet kushtuar vëmendje më të madhe për ta trajtuar më shumë nga etnologët , muzikologët , arkeologët dhe historianët shqiptar .
Së pari pak histori të përgjithshme e cila duhet ta “vërshon “  botën me të vërtetën e saj . Jemi në Atikë: “ E tërë fshatarësia e rrethit të Atikes si dhe pjesa lindore e Boetisë ( nga aty janë “të gjitha gratë” , “ Tanagra” ) dhe një e pesta e e banorëve të vet Athinës janë shqiptar ..
(https://books.google.mk/books?id=Pc_L7SfN13YC&pg=PA529&dq&hl=en&sa=X&redir_esc=y#v=onepage&q )

Kurse në Britanica shkruan  se e tërë fshatarësia e Greqisë është shqiptare (https://www.facebook.com/photo.php?fbid=139408169440294&set=a.139407142773730.23767.100001133356751&type=3&theater)
“ Përsëri , Robert Gordon Latham shkruan- e tërë Greqia , edhe Morea aty, ishin Skipetar; kjo para ardhjes së helenëve .
Ai , gjithashtu shkruan me admirim për praninë e Shqiptarëve në Atika dhe në Moré si dhe në ujdhesat e Hydres dhe Specias. Atij i dukej shumë mbresëlënës udhëtimi në qarkun Plaka të metropolit grek. Në këtë vështrim , në një rast ai shkruante : ‘ E kalova një ditë të bukur afër dyerve të Adrianit , Perandorin Romak, ballë pë ballë me Plakën (opposite to Plaka ) aty i  pashë një grup fëmijshë  të cilë e kish bërë një top nga leckat dhe loznin futboll ( topkëmbe ) dhe flitnin e lazdroheshin shqip .(
http://www.lcpj.pro/skedaret/1355264873-Revista%20LCPJ_3_2_28.pdf. )

Sa i përket instrumentit të popullarizuar shqiptar , çiftelisë ; ai nuk i soll nga osmanët , por ishte këtu që nga lashtësia  (The stele “man with a dog”, Attica. DODWELL, Edward. A classical and topographical tour through Greece, during the years 1801, 1805, and 1806, Rodwell and Martin, 1819. )

instrumenti Bagallama
Në Turqi quhet Bagallama , një instrument me tela i cili është i përhapur nga kulturat e ndryshme të Mesdheut dhe Lindjes së Afërme . Shpesh i thuhet edhe SAZ (nga persishtja
ساز‎, ) , një instrument me “qafë” të gjatë e me shumë tela.
Instrumentet e tilla të ngjashme me “ Bagllamen turke “ ( sot ) ose me sharkinë tonë ( po ashtu ,sot ) janë gjetur në gropimet arkeologjike  në varrezat sumere dhe hitite të Anadollit (Baglama Origin, by Erol Parlake )

sarkofag nga guri , e gdhendur edhe çiftelia
Diku aty këtu ndër ne, është ky sarkofag nga guri , e gdhendur edhe çiftelia

Por mbetet shumë për t`u bërë në zbulimin e të vërtetës sonë të humbur , të mohuar dhe të përvetësuar .
Në çifteli këndonte edhe Bizanti. Kemi prova .
Por , prapë një pyetje ,Ku jemi ?

Fahri Xharra,12.06.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch