Home » Histori, Lajme » Cilët iknin nga tokat e tyre , shqiptarët apo “serbët ‘ ?

Cilët iknin nga tokat e tyre , shqiptarët apo “serbët ‘ ?

Shqiptarët e Andrijevicës , sot Mali i Zi , 1903Shqiptarët e Andrijevicës , sot Mali i Zi , 1903

 

Bota ishe e mashtruar , kurse ne të dëgjueshëm se nuk guxonim të bënik gëk me gojë , heshtje letargjike e jona …. dhe numri i “serbëve” vinte e më shumë rritej në tokat e Hungarisë së Austro- Hungarisë .Fjalën e kam për shpërnguljen e dytë “serbe “ e vitit 1739 në Arsenijen e IV-të Jovanoviqin , ps dështimit të luftës së Austrisë së bashku me serbë kundër Turqisë gjatë viteve 1737-1739 (Druga seoba Srba pokrenuta je 1739 pod Arsenijem IV Jovanovićem, nakon neuspjeha Austrije u ratu protiv Turske iz 1737-1739.) Një gjë ta kemi ta kemi të kjartë që serbët kurrë nuk kanë ngritur krye kundër turqëve . E , edhe kryengritja e pare “serbe” 1804- 1835 (Prvi srpski ustanak) eKaragjorgjeviqëve ishte udhëhequr nga shqiptarët këlmendas dhe , me ndihmën e Austro- Hungarisë )
Por ç`ishte në të vërtetë kjo shpërngulje ,na shkruan Frrok Zefi në librin e tij në kroatisht
“ 260 vjet nga ardhja e shqiptarëve kelmendas në këto anë 1737-1997 “ (bibliografija ,ndër të tjerash : “Conscript ro Almae DioecesisS ,vrmiensis1 743. peracta,s t r . 34. 17744 DA Dakovo. (Gjakovo , Sllavoni, Kroaci ) dhe LASZOV/SKI. E., Arbanasi (Klementinci) u Hrtkovcima i Nikincima i Saganijeua ; Gramatika arbanaikog iezika, Hrv. list, Osijek, 1923., str. 44.)
Ç farë na shkruan Zef Frroki ( në libër Zef Frokiq)? : “ Në kohën e luftës Turko-Austriake edhe Këlmendasit sikur shqiptarët e tjerë nuk ndejtën anash. Të udhëhequr nga Kryeipeshkvi i Shkupit Mikel Suma u ngritën në kryengritje dhe luftuan në anën e Kaizerit të Austrisë kundër turqëve të urrejtur. Në luftë morën pjesë të barabartë kelmendasit e Rugovës së Pejës dhe ata të Peshterit të Novi Pazarit.
( lexoje http://everteta.al/kelmendasit-ne-kroaci-ose-shperngulja-e-dyte-serbe-2/ )
Por qellimi i shkrimit të sotëm ësht qe te japim fakte te reja per shqiptaret e ikur , të çilet na janë identifikuar si “ Ikja e dytë serbe “

Është një mëkate i madhe qe unë personalisht nuk kam mundësi te shfletimit të arkivave te Beogradit , të cilat janë plote e për plote me ne. Është edhe me e keqe qe në këto arkiva nuk “lundrojnë , historianet e Shqipërisë . Eshte edhe me e keqe qe ne bisedimet Serbi -Kosovë ne asnjë moment nuk është përmendur lejimi i mundësisë i hyrjes se historianeve , arkeologeve dhe hulumtuesve nga Kosova ,ne arkivat e Serbise.
Sot do të shfletojmë pak nga shënime te kohës “ Memoaret e Simeon Pishqeviqit “ të cila së pari janë shtypur në “ Vestnik Evropi “ me 1890. Thuhet që kjo është e vërteta e vërtetë e arnautëve te Sremit.
“ Të ardhurit ne Srem , arnautet e ardhur ishin mbi 500 familje kelmendase ; shtatshkurtër dhe karakterit të keq dhe të pamjes se vrazhdë .Serbisht nuk flisnin aspak , por edhe ndonjë rastiste te flete , flitej aq dobët sa qe edhe nuk kuptohej . E kishin traditën e tyre bujqësore dhe me kujdes e rrinin grurin , Nga natyra nuk ishin përtacë , nuk dinin shkrim lexim por ishin me një qëndrim dinjitoz”

Por këta shqiptar ne Srem ( regjion Kroaci fxh )- e vazhdon Pishçeviqi shkrimin, si të gjuajtur larg nga toka e tyre amë , të ardhur në tokë të huaj , shumë vështire i përshtateshin rrethit te ri . Me xhelozin me te madhe i ruajnë zakonet dhe doket e tyre te trashëguara.

Simeon Pishqeviqi nuk e paska harruar një vajzëshqiptare që duke kënduar i ruante dhentë , e veshur me një veshje të çuditshme ( për te ) ku ne brez e mbante thikën e ne krihet e saj pushkën .

Pra edhe një vërtetim me shume apo një përgënjeshtrim me shume e “shpërnguljes “ se dytë serbe.
Fahri Xharra,31.08.15 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch