Home » Histori, Opinione » Cilët ishin Desideatët?

Cilët ishin Desideatët?

Populli i vjetër i Neolitit të herëshëm u njoftë që në antikuitet si populli  Ilir. Kurse toka e banuar rreth lumit Bathinus ( Lumi Bosna) në veri  dhe rreth lumit Urbanus (Vërbas) në perëndim  e deri te Rogatica në lindje quhej dhe njihej si principata e Desideatëve.

Desideatët e kishin një prani të theksuar në tokat ku sot është Bosna ,që nga shek IV prK e deri në shek e III-të të epokës sonë Shënimet e vjetra historike e përshkruajnë jetën e Desideatëve , dhe këte e dokumentojnë materiale të pasura të gjetura në hulumtimet e ndryshme arkeologjike.Desideatët i takojnë grupit autokton Ilir që kishte jetuar në tokat e tyre në Bosnën e sotit.

Në shek.XX ,u filluan me të madhe hulumtimet e rëndësishme për Desideatët dhe padyshim që ky popull  është një nga komponentet kryesore të qenjës etno-kulturore ilire e cila shtrihej që nga  Adriatiku jugor  dhe deri te lumi Danub në veri. Desideatët jetonin në qendrën e botës së madhe ilire.

Pra kjo tokë ishte pjesë e Ilirisë deri në okupimin romak. Dhe Imperatoria Romake  më vonë gjatë vitëve 337  e deri 395 psK  e okupoi, keshtuqë edhe Desidatët u bënë pjesë e Imperatorisë Perendimore Romake. Disa thonë që ky regjion gjatë vitit 455 u sulmua dhe u pushtua nga Ostrogotët .Më vonë , në fillim të shek VI-të Imperatori Justiniani e futi ,ndër Bizant.

Desideaatët kishin formuar bashkësi të mirë organizuar politike,dhe ky proces e kishte arrijtur kulmin me ndërrimet e mëdha që i solli epoka e hekurit. Në këtë epokë u formuan Desideatët si mbarëvajtës të njohur të antikës me organizimin e tyre të mahnitshëm dhe funkcional politik., e cila në në shekujt që vijnë pas i karakterizoi Desideatët si një bashkësi të  madhe me struktura të definuara politike ,shoqërore dhe ekonomike; e kjo falë mendjes së tyre  dhe pozitës së përshtashme gjeografike ,të pasur me xehe  dhe me një tokë të plleshme bujqësore.

Në tokat e dikurshme të desideatëve janë gjetur një numër i mdh i fortifikatave , vendbanimeve dhe fshatrave të banuara nga ata. Është gjetur një numër i madh i nekropolave dhe varrezave,me të cilat dokumentohej zhvillimi i lartë kulturor dhe shpirtëror i Desideatëve. Ne vendin e sotëm të quajtur Kamenjaqa ( Bosna e sotme) gjindet nekropola shumë e rëndësishme.Nga hulumtimet nadelqë ata e kishin të zhvilluar një kulturë të lartë fetare. Kurse Kultura e Glasinës ( komuna Sokolac) ishte një qendër tjetër e rëndësishme e zhvillimit të stilit gjeometrik si shprehje autoktone e artit të  Ilirisë perëndimore.

Sipas Romakëve , Ilirët ishin trupgjatë dhe të nërtuar bukur, Herodianus-i shkruante se Desideatët , se ishin të gjatë , të fuqishëm dhe gjithëmonë gati për luftë kur  rrezikoheshin.  Shkruhej për ta se popull i vjetër që jetonin nga peshkimi ,gjuetia dhe bujqësia. Ata ishin të njohur edhe si luftëtarë dhe piratë. ( Në cdo literaturë romake ilirët ,cilësoheshin edhe piratë; kjo  sipas hulumtuesve ishte një preteks për sulme ndaj tyre.Edhe sot për ne e njejta.) Por zbulimet kanë treguar pra të kundërten se Ilirët kishin edhe lidhje paqësore trgtare me Romën. Ata luftuan jo vetëm kundër Romës okupatore  dhe grekëve kolonizues por edhe kundër çdo sulmi tjetër të fiseve barbare.

Pas “tre” shekujsh të pavarësisë poltike , Desideatët u shtrien për dhe nga Imperatoria e re e formuar  ajo e Romës të cilës i printe imperatori Augusti( koha e tij e sundimit ishte nga viti 27 prK e deri në vitin 14 ,psK. )Pas kësaj kohe mbetën si pjesë e provinces romake të Ilirikumit , ku kishin një autonomi teritoriale dhe administrative -peregrini ( shikoni , statusin e qytetarit të lirë por edhe jo atij të qytetarit të Romës?)  (Stipčević, Aleksandar (1989), Iliri: povijest, život, kultura,, Školska knjiga Zagreb)

Vendi heroik më në zë, në mbrojtje nga romakët ishte Arduba, e cila hyri në analet historike të Romës si e admiruar.  Rrezistenca e ilirëve të Batonit ishte aq e madhe sa që Tiberit(iusi) iu desht shumë herë të tërhiqët me panikë nga fushëbetejat , dhe më në fund gjenerali Germanikusi i mundi. Në atë kohë Batoja ( Batoni) u kap dhe u dërgua në Itali. Baton i kaloi vitët e fundit të jetës së tij në qyetinRavenna(Iali)

Bato- ja ishte zotriu i luftës që i udhëhoqi Desideatët në Revoltën e madhe Ilire kundër Imperatorisë Romake. ,viti 6-9  i  epokës sonë Shkruhet se  ai ka lindur rreth vitëve 30 prK në Bosnën e Epërme.. Batoni pra, ishte dhe i përkiste fisitvendastë Desideatëve ,dhe i njohur në analet  historike si njeriu më kritik e në kohën më kritike në udhëheqjen e pupullit të tij desideat kundër Romës. Perigrinët , desideatët e robëruar ( që nga viti 33 prK) e kishin kryeqytet Salonën ( Splitin ) në detin Adriatik.

Revolta ilire muarr krye si pasojë e një shtypjeje të padrejtë si dhe  si pasojë e rekrutimit të pa masë të Ilirëve në luftërat më të vështira , të cilat i udhëhiqte Tiberiusi. Populli desideat ishte lodhur nga ai lloj i robërimit dhe kështu Batoni i Desideatëve u gjend në ballë të fisit të tij në luftë kundër Romës.

Është për tu përmendur se historianët e cekin posaçërsisht që luftëtarëve Ilir iu bashkangjiteshin edhe grate ,fëmijt dhe pleqtë- me një fjalë i tërë populli. Këtu ndodhi tradhëtia e njohur e Batonit të Breukëve ( një fis tjetër fqinj Ilir) i cili u ble nga Gjenerali Germanikus ,dhe Batoni Desideat u shkatërrua. Romës iu deshtën që të angazhonte 15 legjione të vet si dhe aleatët tjerë të Thrakisë ,pra mbi 200 000 ushtarë dhe trupa ndihmëse. Romës iu deshtën tri vjetë për  shuarjen e kryengritjes desideate. Historiani romak Svetonius , shkruan se kjo luftë ishte më e vështirë se lufterat e njohura Punike, 200 vjet më vonë.

 

Duke shfletuar shkrimet , hulumtuesit  e kanë gjetur se Appiani e përmend Daisioitë( Dessii) . Ky udhëpërshkrim  nëpër Ilirikum (35-33 prK në ekspeditat e Oktavianit) i përmend këto toka dhe këta njrzë të kohës si një nga komponentët më të mrekullueshëm të Ilirisë . Nga kjo mendohet qe emri i tyre Daisioi rrjedhe nga fjala shqipe ”Dashi”.

 

Te flasim për një nga karakteristikat  e shumta  të Desideatëve . Ilirët në përgjithësi  e kishin të lartë kultin e të vdekurit., të cilët i varrosëshin me të gjitha çka kishin të veshur, Ashtu edhe Desideatët . Rrypi i luftëtarit bënte pjesë gjithashtu edhe  si shenjë  për në botën tjetër.Në varrezat e Desideatëve janë gjetur shumë sende e ndër to edhe rrypi i luftëtarit Ilir. Ashtu luftarak që ishin,  ushtarët desideat dalloheshin ndërveti me anë të  rrypit me anën e të cilit rangoheshin në hiearkinë e luftës . Çdo ushtarë e bënte rypin vet, të zbukuruar me ornamente nga metalet e kohës si bronzi dhe më vonë argjendi.

Rrypi paraqiste kultin e luftëtarit Desideat  Nga zbukurimet dhe sasia e metalit të kohës të shkrirë në ornament i jepte atij stausin e të pasurit në shoqërinë desideate.

 

Gjithënjë vlenë ajo  se vetëm atëhere, kur historia e Arbërve, do të zëre vëndin që i takon në Historiografinë e Lashtë Europiane dhe atë Botërore, vetëm atëhere, historiografisë së lashtësisë, do t’ikthehet MORALI i saj shkencor.( Fatbardha Demi)

 

Fahri Xharra,24.04.13

Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch