Home » Lajme, Opinione » Cilët janë shqiptarët sipas Serbëve?

Cilët janë shqiptarët sipas Serbëve?

Kush janë shqiptarët  sipas  serbëve?  Pse ne ishim të atillë ,vetëm ashtu si donin serbët të na paraqisnin? Pse Europa iu besonte? Pse shqiptarët njiheshin në Europë vetëm ashtu  dhe të tillë si ç`na përshkruanin serbët? A punonte koha për ne? Edhe kur punonte , a e dinim t`a çfrytëzonim atë kohë? A mos vallë Europa po i ri bindet vetëm shkrimeve dhe përshkrimeve serbe  për ne? Ku jemi ne?  Pyetjet janë të panumërta,por edhe mundësia qe t`i përgjigjemi  është e panumërt. Aq shumë ka shkrime serbe për ne ,kundër nesh dhe për përjashtimin tonë ; sa që edhe nëse do të botonim përditë nga një libër si kundërpërgjigje dhe me fakte bindëse nuk do të mundnim t`i errësonim të gjitha ato që janë shkruar nga serbët  për ne. Ku ishim ,dhe ku jemi? Me shkrime po mendoj. Apo a ishim të tillë dhe a jemi sot të tillë si po duan të tjerët?

 

Në letrën e botuar me 3 janar 1913 ,në gazetën :Temps” dr.G.M. Jakshiqi në mënyrë shumë të “bukur” –sipas serbëve e ka paraqitur shtrirjen jo natyrore të shqiptarëve jashtë kufinjëve të” vërtetë” të Shqipërisë: në Sanxhakun e Novi Pazarit, në Fushën e Kosovës ,nëpër Serbinë e vjetër dhe nëpër Maqedoni. Shtrirja e shqiptarëve ,jashtë kufinjëve të Shqipërisë paraqitej si një lum vërshues , i cili del nga shtrati i tij ( sepse s` është kush t`ia rregullon shtratin); dhe se tani ( 1913)  erdhi koha që ai lumi shkretues-vërshues të kthehet në lum të qetë dhe të pëlleshëm. Që të kthehet në shtratin e tij është detyra  Shteteve të Mëdha të  brengosura, të cilat e zgjidhin problemin e kufijve të Shqipërisë  ,dhe ato do t`a bëjnë këtë nëse e vendosin  Shqipërinë në ‘megjet “ e saja natyrale.”


A ishte kush që në atë kohë t`i kundërvihet kësaj letreje?Apo, a donte kush dhe a e kishte kush fuqinë,besueshmërinë dhe dëshirën  që gjërat mos të  shkojnë sipas dëshirës së serbëve; dhe që shqiptarët sipas serbëve të  “rehatoheshin “ një herë e përgjithmonë në “shtratin” e tyre  natyror? 

 

Shikoni se si i spjegohet  Europës çështja  shqiptare: ”Lumi shkretues-vërshues shqiptarë nuk është dalë nga shtrati për shkak të shpejtësisë së madhe të rrymimit që e ka  e aq ma pak që është dalë nga shtrati i tij për shkak  të sasisë së madhe të ujit për të vërshuar.” Por e tëra është përgatitur nga të tjerët duke ia ndërruar shtratin e “vërshimit” sipas nevojave të veta politike. Lumi vërshues  i shqiptarëve iu nevojitej turqve në mënyrë që turqit të mbajnë pushtetin mbi popujt që e kërkonin lirinë (?) Shtrirja e shqiptarëve  jashtë lumit të tyre nuk është e vjetër ,ia mbushin mendjen Europës.  Kufijtë e Shqipërisë si shtet  i pavarur ( e ka fjalën për kohën e Skënderbeut) ishin shumë të vegjël , edhe shkurt në kohë; ashtu edhe më vonë si  krahinë ndër Turkun. Ata kufij nuk ndërrohen as në dy shekujt e parë të pushtimit turk.   Ata ishin në një hapësirë të vogël. Europa vetëm dëgjon. Serbët flitnin e nga ana e shqiptarëve dilnin esatpashatë. Por vetëm në kohën kur turqve iu filluan të dalin orësh popujt e krishterë e posaçërisht Serbët, atëherë shqiptarët e paskan pas kaluar “megjen” e tyre. Shqiptarët qenkan përdorur  nga Turqit për shuarjen e lëvizjeve për liri si dhe përhapjen e myslimanizmit.

“E vërteta “që është pak e njohur ,e të  cilën Serbet mundohen ta plasojnë në Europë në kohën e thyerjeve të mëdha në kohën kur ne ende mundoheshim ta ruajmë gjumin pesëshekullorë ,në kohën e lëvizjeve vendimtare për një të ardhme shumë të  rrezikshme për ne; serbet mundohen të “rregullojnë” shumë padrejtësi që iu paskan pas ber atyre  gjatë historisë.  “Ajo “ e vërtetë”  ishte ,se shqiptarët kishin një rol të madh në përhapjen e muslimanizmit dhe shqiptarizimin  me dhunë të  serbëve të “ pastër” që ishin në kufij me atë Shqipëri që s`paska pas ekzistuar kurrë.”

 

Por thonë ata : “ që mos të na shihet se ne e kemi në shënjestër vetëm marrëdhënjet e serbëve me shqiptarë , ne do ta japim edhe historinë e shkurtër të vendbanimit shqiptar në Sanxhak, i cili nuk ishte muhamedan por i krishterë. dhe dhunën ndaj tyre prej vetë shqiptarëve,me këtë të tregojmë  si plotësim se si shqiptarët muhamedanë ishin pa kurrfarë vetëdije kombëtare,por vetëm shërbyes të urdhërkryes të turqve në muslimanizimimin e të krishterëve të robëruar.”

 

Pra ,po e shohim viktimën e terrorit shqiptarë ndaj serbëve të pastër në kufirin e ngushtë me Serbët.

E njejta lojë edhe tani,serbët viktima të shqiptarëve dhe përgjegjës historik për “vuajtjet” e tyre. Kurse ne prap s`mundemi të ndahemi nga ajo që” mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit  dhe e trupit të robëruar. Robëria i njeh një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjen e të robëruarit;dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prap në kthetrat  e lartmadhërisë së saj-ish robërisë.”

Edhe sot ka thyerje të mëdha, edhe sot nuk ka përfunduar asgjë Ende sot : “ Bac` s`u krye”.

Jo që po e them unë, por çka po shohim dhe çka po dëgjojmë e kemi vetëm një përsëritje të së kaluarës jo të largët; 100 vjeqare.

 

Të shohim se si spjegohen shqiptarët sipas  serbëve,po e them shqiptarët sipas serbëve ,sepse vetëm ata kanë folur për ne,na kanë përhapur na kanë cunguar , na kanë  “sjellë  “nga malet na kanë paraqitur njerëz me bisht ; sepse ne nuk dinim të flisnim ,nuk donim të flisnim apo nuk na lejonin të flisnim.:” Vendbanime të arnautëve të besimit të krishterë në terrenin serb në kohët e kaluara kishte kryesisht nëpër qytete si Prishtinë, Vidin., Novi Pazar,Krushevac,Prokuplje ,Nish dhe Çupri ( Acta Bulgariae polissimum ecclesiastica (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridionalium, vol. XXIII, 339). Këta paskan pas qenë tregtarë dhe zanatlinj që erdhën në qytete ku kishte karakteristika katolike dubrovnikase. por kishte edhe andej e këndej të shpërndarë nëpër fshatra të cilët qenkan larguar për ti ikur dhunës së bashkë fisnorëve muhamedan apo të shpërndarë nga vetë turqit për qëllime politike. Në të gjitha ato vende shqiptarët e krishterë si edhe të krishterët tjerë ishin të shkelurit e perandorisë. Pra largë kufirit të ngushtë të Serbisë me Shqipërinë paska pas pasur shqiptarë e edha të krishterë (Pohimi serb i një të vërtete e cila sa do që tentohej të mëshifej ajo iu ikte nga klishetë e përgatitur për botën perëndimore) .

Shqiptarët në Kaqanik paskan pas ardhur  si   plaçkitës në shek XVI-të ,të cilët i zënin pritë karvanëve ,dhe vritnin e plaçkitnin vetëm e vetë për të plaçkitur e të përkrahur nga turqit.(?)”Fakte” ,”fakte” të atilla që edhe historianin më të kujdesshëm Europian  e çojnë në drejtim të gabuar.

“ Muhamedan në gjysmën e shekullit XIX-të ia arritën të i muslimanizojnë  Serbet Katolik (?) në rrethin e Prizrenit ,Gjakovës dhe në disa vende të Kosovës,si dhe Serbet ortodoks që u shqiparizuan dhe u muslimanizuan në shekullin e XVIII-të.”
Një shkrim i gazetës “ Novine Çitalishta Beogradskog” nr.12.12 Mars 1848 shkruan:” Peshteri dhe Bihori janë dy vende të vogla në mes të  Shkodrës, Bijelo Poljes dhe Novi Pazarit ,vende ku nuk ka pushtet ,por vetëm me anë të forcës së fiseve jetojnë ,ka shtëpi ku janë  nëse janë dy vëllezër njëri beson në Krisht e tjetri në Muhamed,njëri falet e tjetri kryqohet. Në disa shtëpi janë nga tre vëllezër dhe që të tretë mbahen për turq,kurse babën e kanë Serb. dhe kështu djemtë falën karshi i ati kryqohet “.  Procesi i muslimanizimit të Serbëve ortodoks paska pas filluar vonë në këto anë dhe në kushte shumë të vështira

E vërejtët mënyrën e “vajtimit” serb karshi botës në shekullin e kaluar. Por sot ata çka flasin për ne? Zoti e di. Por e dinë edhe bashkëbiseduesit e serbëve, të cilët vetëm se pohojnë me krye  duke i dëgjuar çpifjet serbe të cilat ende  janë aktuale për botën.

E ne ,a mundemi që me ndërgjegje të plotë të dalim para botës e të themi :jo,nuk është e vërtetë se çka thonë serbet për ne.? Ku po e dimë se çka po thonë serbët për ne?Posi me qenë aty:,sjelljet tona flasin dhe dokumentojnë dhe s`ka nevojë të jemi aty.


f-xharra
Fahri Xharra , Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch