Home » Lajme, Opinione » Cili është gjenerali i ushtrisë se vdekur greke ne Shqipëri ?

Cili është gjenerali i ushtrisë se vdekur greke ne Shqipëri ?

Fahri Xharra 2015-1“”Ish-zv.kryetari i parlamentit grek, George Sourlas ka deklaruar se pa u zhvarrosur 423 ushtarët grekë të vrarë në vitin 1940 në “Epirin e Veriut”, Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian.
Deputeti grek, Sourlas gjatë një ceremonie të organizuar nga bashkia e Kalamates, tha se nuk ka më vend për durim dhe tolerancë nga të afërtmit e të rënëve. “Ne nuk kemi kërkuar as tokë dhe as para nga Shqipëria. Së fundmi kanë shembur dhe një kishë, dhe në Himarë nuk ka më një shkollë greke. Shqipëria duhet të përmbushë marrëveshjen e vitit 2010 nëse do që të bëhet pjesë e BE-së. Duhet të respektojë të drejtat e njeriut, të diktuara nga traktatet ndërkombëtare. Për ta bërë më të qartë, Shqipëria nuk mund të hyjë në BE pa përmbushjen e kësaj çështjeje”, u shpreh deputeti i parlamentit grek.””
Arben Llalla shkruan: “Nënkryetari i Kuvendit të Greqisë Georgios Sourlas, ka deklaruar se Shqipëria duhet të ndërtojë 7.976 varre të ushtarëve grek të vrarë në Nëntor 1940-Prill 1941, ndryshe Greqia i vendos Veto për anëtarësim në BE.Georgios Sourla gënjen për numrin se sjanë 7.976, por zyrarisht njihen si dëshmorë 7.948 Çudia është se këta 7.976 grek nuk janë vrarë të gjithë në territorin e Shqipërisë, këtë ua faktojë unë me dokumente të historisë greke. Çështja tjetër është se këta 7.976 ushtar grek janë vrarë si pushtues të Shqipërisë sepse hynë në një territor të huaj, gjuhën greke e futën si gjuhë zyrtare në administratën e qyteteve të Delvinës, Sarandës, Gjinokastrës, Tepelenës, Përmetit, Korçës, Devollit, Ersekës, Pogradecit. Këtë e faktojmë me fotografinë ku shihet ushtari grek duke vendosur tabelat treguese rrugore në gjuhën shqipe dhe greke. PËRSE HISTOROGRAFIA E SHQIPËRISË NUK E KA FUTUR KËTË PERIUDHË SI PUSHTIM TË GREQISË NDAJ SHQIPËRISË? Kur dihet se çdo pushtues punën e parë bënë futjen e gjuhës së tij zyrtarishtë në administratën e territoreve të pushtuara.”
Një komentues në profilin e tij shkruan më tej: “Ushtaret grek te vrare ne se ka, ti c´varrosin e ti varosin ne vendin e tyre ashtu si bene italianet gjermanet pas lufte. Greket duan te kene ushtare te vdekur ne jug gjoja per ti kujtuar me qe skan te gjalle,ndersa Janullatus kerkon ti asimiloj ortodoksit shqiptar per grek!…”.
Pra , të vazhdojmë me Ismail Kadarenë :
“Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik. Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre, por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Subjekti i romanit të pare të Ismail Kadaresë, që për here të parë është botuar në vitin 1963, i cili ishte fituesi përurues i çmimit Man Booker International Prize, është zhgënjyeshëm i thjeshtë. Gjenerali dhe prifti, asnjëherë të emërtuar, nga një vend në mënyrë të ngjashme i paidentifikuar rrugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga eshtrat dhe dhëmbët por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e ngjashme të fragmentarizuara të historisë: me gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një mesi ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato kolona të pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim. Por ai, ai ka ardhur t’i rinxjerrë nga harresa dhe vdekja ata që kanë mbetur”. Zemërgur, kryelartë në një mënyrë që vetëm paturpësia ushtarake mund të jetë, dhe i pavëmendshëm ndaj shqiptarëve përreth tij, gjenerali beson se misioni i tij është vetëm paqësor, por takimet e papritura të tij provojnë dhunën e mbledhur nga e kaluara, të varrosur apo e kundërta. “

Por “Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë tregoji edhe njëherë se politikanët, ministrat, deputetët shqiptar u gjunjëzuan përpara presioneve greke për disa varre. Sot, ndërtimi i këtyre varrezave na duket si diçka normale dhe e shenjtë, por grekët kanë arritur të ngrenë tezën për edukimin e brezave të ardhshëm grek, se Shqipëria ka pushtuar Voriepirin (jugu i Shqipërisë) në luftën italo-greke. Të gjithë e dimë që po realizohen skenarë të tillë dhe heshtim, heshtim përpara tragjedisë që po na troket në derë. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë ishte vënë si kusht për ratifikimit nga ana e Kuvendit të Republikës Greke të MSA-së mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Kushtin për bllokimin e MSA-së për shkak të ndërtimit të varrezave e ka deklaruar atë kohë ish-nënkryetari i Kuvendit të Greqisë, Jorgos Surlas.” ( A. Llalla )

Për të qenë aty si duhet , për të pasur një miqësi , për të treguar pak civilizim e jo grabitje ; : “Ushtaret grek te vrare ne se ka, ti c´varrosin e ti varosin ne vendin e tyre ashtu si bene italianet gjermanet pas lufte. Greket duan te kene ushtare te vdekur ne jug gjoja per ti kujtuar me qe skan te gjalle,ndersa Janullatus kerkon ti asimiloj ortodoksit shqiptar per grek!…”.

Pra ! Cili do të jetë ai general i kulturuar grek që do ta bëjë zhvarrosjen dhe bartjen e eshtrave të ushtarëve grek , dhe eshtrat e atyre burrave te prehen ne Greqi !
Fahri Xharra,
04.11.15 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress