Home » Histori » Cili na qenka libri i historisë së fesë ?

Cili na qenka libri i historisë së fesë ?

Fahri Xharra 2016-2“Besoj fort se ka ardhur momenti që me kurajo, shteti shqiptar t’i çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare. T’i çelë dyert e shkollave për t’i dhënë çdo fëmije mundësinë të armatoset me instrumentet e dijeve dhe të mos jetë viktimë e propagandave tunduese të atyre që s’kanë asnjë lidhje me profetët që i çelën rrugë qytetërimeve të sotme dhe që në emër të islamit kryejnë krime të cilat janë të destinuara të ndëshkohen sepse janë të ndëshkuara qysh në librat e shenjtë. Unë besoj se sot të gjithë duhet të ndjejnë përgjegjësinë e madhe të faktit se të rinjtë, adoleshentët në Tiranë apo në Paris, në Prishtinë apo në Londër, në Evropë apo në Amerikë janë të paarmatosur me instrumentet e dijes për t’u përballur me demagogët, me sharlatanët, me maskarenjtë që kërkojnë të nxjerrin përfitime duke e përgjakur njerëzimin apo duke e tërhequr prej hunde”, tha Rama

Ministresha e arsimit Lindita Nikolla na tha:  “Nuk janë leksione fetare kurrsesi, sepse shkolla shqiptare është laike dhe do të mbrohet fortë laiciteti. Ka të bëjë me një specifikë të caktuar për mësimin e historisë së kulturave fetare dhe jo feja”, deklaroi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, raporton Tch.

“Do bashkëpunojmë me shumë institucione ndërkombëtare në perëndim dhe në lindje, kemi thirrur në ndihmë edhe ekspertë të mirënjohur botërisht, të kulturës së civilizimeve dhe do të eksperimentojmë për herë të parë falë teksteve të përgatitura në harmoni të plotë mes këtyre institucioneve duke filluar që nga Observatori i Laicité në Paris dhe komuniteteve tona fetare në Shqipëri”, tha Rama

-Na i tregpmi me emër embiemër autorët e jashtëm dhe të mbrendhshëm të atij libri eksperimental .
-Kush qëndron prapa ?
– A është botim special për shqiptarët apo si ?
-Pse na të jemi lepuri i eksperimenteve., pse na të jemi laboratori provues ?

“Në shtator nis projekti pilot që do të zbatohet në 5 pesë shkolla nëntëvjeçare dhe 5 gjimnaze të ndara në qyet dhe fshat. Nuk ka ende një tekst gati, por për këtë po bashkëpunohet me Observatorin e Laicitetit në Francë, shpjegon ministresha Nikolla.”

-Pse projekt pilot ?
-Pse vetëm në 10 shkolla të Shqipërisë , po Kosova ?

Luftimi i ekstremizmit fetar, me të cilën po përballet bota nuk mund të bëhet me futjen e lëndëve fetare nepër shkolla, se po të ishte ashtu Arabia Saudite që ua mëson fenë në shkolla fëmijëve do të ishte vendi më i pastër në botë përsa iu përket ekstremistëve fetarë . Në fakt realiteti është plotësisht ndryshe, vendi më fetar në botë është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i ekstremizmit në botë.( Alma Lama )

 

Njohuritë mbi fenë, rolin e tyre nëpër histori, luftërat fetare, kryqeqëzatat, pushtimet ne emër të saj mësohen aktualisht në histori, ndërsa toleranca ndaj të tjerëve, përfshirë edhe tolerancën fetare mësohet në lëndën e edukatës qytetare.

Pse mshifen gjërat , projektet e ardhmja ? Kush qëndron prapa ?

Fahri Xharra, 17.04.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch