Home » Histori, Lajme » Civilizimi i Danubit ( Kultura e Vinçes ) – Më e vjetra në botë !

Civilizimi i Danubit ( Kultura e Vinçes ) – Më e vjetra në botë !

Para se të kaloj në shtjellimin e temës e cila i rrëqethë historianët dhe arkeologët më në zë në botë të cilët me plot fakte e mbrojnë të vërtetën historike se gati çdo gjë filloi mu rreth Danubit dhe në jug te tij deri në Detin Egje; dua të shprehi indinjatën time si pjesëtar i një kombi , (të vetmit trashëgimtar të gjallë të kësaj kultureje dhe këtij civilizimi që jemi) të cilit nuk i intereson asgjë nga vetvetja në të kaluarën e largët . Kjo trashëgimi e madhe historike përvetësohet nga ardhacakët e djeshëm ( në krahasim me lashtësinë për të cilën po flasim ) kurse ne ,lëre që nuk i japim pesë pare për hulumtime por as nuk shkruajmë , as nuk i njoftojmë brezat e edhe më e keqja e mohojmë  pa fije turpi.
Jetojmë në një kohë që aspak nuk po ndryshon që 600 vjet :” Mos e përmend të kaluarën!”
Kultura e Vinçes - eshtrat
“Fshehtësitë  e qytetërimit rreth Danubit” (“The mysteries of the Danube Civilization”nga Harald Haarmann) , autori e dokumenton që Ballkani ishte i banuar nga një civilizim i cili e zhvilloi gjuhën e parë të shkruar . ( Nuk e di , se  a nga mosdija apo nga porosia ai nuk e cekë se cila ishta gjuha e parë që u shkrua fxh.) Haarmann e quante këtë civilizim , kultura  e “ Europës së vjetër “ e cila ekzistonte në tokat e Serbisë së sotme . Maqedonisë , Bulgarisë , Rumanisë , Greqisë . ( Pra. nuk ceket as Kosova e as Shqipëria . të mos harrojmë se Ulpiana që sot na takon neve ,ishte e kohës së Civilizimit të Vinçes )
Harmanni  shkruan se sipas zbulimeve arkeologjike , mund të flitet lirisht për një kulturë shumë të vjetër, pra 7000 prKr. Ai është shumë i bindur kur thotë se bota nuk duhet më të flet për “Grekët e vjetër (Ancient Greek) por për “Europianët e vjetër “ (“Old European” ) ( prapë këtu një pyetje pë Harmannin se athua ai nuk paska dëgjuar për pellazgët ? )
Pra Kultura e Vinçes apo Civilizimi i Danubit është së paku 2000 vjet para atij Sumerian.
Kohëve të fundit në Nju Jork është hapur ekspozita “ Bota e Humbur e Europës së vjetër” ,  e organizuar nga bullgarët, për të cilet  “New York Times “  shkruan se flitej për një qytetërim më të lashtë se ai romak , grek; bile edhe më i hershëm se ai i Mesopotamisë dhe Egjyptit.

( Shqiptarët të hutuar pas korrupcionit as që munden të paramendojnë organizmin e diçkaje të ngjashme . Mrika e Malësisë së Mirditës kishte thënë: “Me mbajt gjithkush shpi , Kola im do i mbante tri “. E kuptuat , besoj ? )

( New discoveries point out something really sensational: The Balkan area is the cradle of civilization, these lands were inhabited by a highly developed culture that is much older than the Mesopotamian civilization, says Deutsche Welle.)
Më vjen shumë keq që ne nuk përmendemi në kësi lloj ekspozitash, ku  sipas Deutsche Welles , Ballkani është djepi i civilizimit europian e më gjerë.

Kush ishte Ballkani ? Cilët ishin banoret e parë të kësaj ane të botës?

Shqiptar , mbylle gojën se nuk je as për veti e as për ngjeti !

Kultura e Vinçes - Harta ballkanike - 1

Referencat
– https://www.quora.com/Where-is-the-oldest-agricultural-cult-temple-in-the-world
-http://ancients-bg.com/category/ancestors/
-1992b Arheološka istraživanja višeslojnog praistorijskog lokaliteta Blagotin u selu Poljna istraživanja 1991 godine”
-. “Systematic surface collection from Blagotin”.

Fahri Xharra,02.05.16
Gjakovë

One Response

  1. nazmiu thotë:

    PO O I NDERUAR TE GJITHA QE I KENI SHKRUAR JANE SHUM SHUM TE SAKTA PO QE TE BESH KUR GJITHEHERE KEMI QENE E MIRA E HUAJ E E KEQJA E VETES . KESHTU NEVE JEMI KEMI FORMUAR PERANDORI TE NDRYSHME PERANDORE E PER PERANDORIN PELLAZGO-ILIRE -SHQIPETARE KURR NUK KEMI PUNUAR .POR NEVE VERTYET JEMI NJERZ QE KURR NUK KEMI DITE TE GENJEJME FAKT ESHT FLAMURI I YNE KUQE E ZI QE KURR NUK KA QENE NJI FLAMUR BARBAR POR NJI FLAMUR QE GJITHMONE KA QENE FLAMUR MBROJTES DMTH. NUK KEMI GENJYE KURR POR TE VERTETAT VIJNE NGADAL POR TE TJERET PER NEVE BRAVO JE SHUM NJERI LARGEPAMES TE QENDROFTE ZEMRA DHE SHENDETI GJITHEMON TE BEHESH I PA VDEKSHEM SIKUR TE MEDHENJET HOMERI E ILIADA QE EDHE ATA KANE QEN GJAKU YNE RROFSHE SA MALI TOMOR BABA I SHQYPNISE…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress