Home » Opinione » Çka i solli viti 2013 Kosovës?

Çka i solli viti 2013 Kosovës?

Shkruan: Nehat Hyseni

Poqese do ta bënim një bilanc lidhur me atë se çfarë u solli viti 2013 shqiptarve të Kosovës,  përgjigja do të ishte tejet pesimiste. Pra, ua solli “harushën” mbrenda Kosovës, kurse shqiptarët e Luginës  i  la në baltë, krejtësisht të harruar dhe në “gojë të ujkut”!

 

Entuziazmi  i pakuptimtë

Na befasoi  entuziazmi  i  kryenegociatorit të Kosovës, kryeministrit Thaçi ditën e djeshme,  më 18 dhjetor 2013, kur BE vendosi që me Serbinë të fillojnë bisedimet më 21 janar 2014, për anëtarsim në BE, kurse, Kosova do të pres akoma për nëshkruarjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), sipas të gjitha gjasave, deri në fund të qershorit 2014.

Poashtu edhe Shqipëria do të pres për filimin e bisedimeve për anëtarsim në BE, deri në fund të qershorit. Ky entuziazëm do të ishte i arsyeshë pë Serbinë, sepse ata tani kanë se çka të festojnë, meqë Daçiqi “ngjarje historike për Serbinë”.

Po, vallë, për Kosovën çfarë ngjarje është kjo? Ose, kosovarët dhe Kosova e Shqipëria , a duhet t’i gëzohen kësaj “ngjarjeje”?

Detyrat e shtëpisë

Shikuar nga lista e “detyrave të shtëpisë” që i janë caktuar  Kosovës: lufta kundër korrupsionit, reforma zgjedhore dhe eliminimi i krimit të organizuar, si tri detyra me prioritet, që janë caktuar si kusht për marrjen e “dritës jeshile”  vitin e ardhshëm për nënshkrimin e MSA, edhe qershori 2014 zor se do të na “gëzoj”.

Sepse, vetëm reforma zgjedhore ka gjasa reale të zgjidhet në janar, kurse  lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar paraqesin “detyra” që është e pamundur të reralizohen, aq më pak për këtë periudhë të shkurtë kohore.

Ky pesimizëm, urojmë të mos ket bazë reale. Por, kur po dëgjojmë skandale të korrupsionit  të përmasave marramendëse, si psh. rasti i fundit në Universitetin e Prishtinës dhe në QKUK, ku na del i përfshierë stafi arsimorë prej asistentëve e deri te ish rektori i UP, z. Mujë Rugova, të cilët kishin marrë shuma astronomike parash si ryshfet pë regjistrimin e studentëve, për dhënien e provimeve, si dhe të diplomave!

Ndërkaq, gjyqësia e Kosovës, e cila u vlerësua si sektori  më i korruptuar në Kosovë, pothuajse as nuk ka  nisur fare të hetohet. Kurse, ajo do të duhej të ishte shembull për shoqërinë kosovare, meqë merret me ndarjen e drejtësisë dhe mbrojtjen e Ligjit dhe do të duhej, së bashku me policinë, të ishte bartëse kryesore për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar .

Andaj, siç po e shohim, nuk na mbetet shumë vend për “entuaziazëm”. Përkundrazi. Aq më parë kur dihet fakti se “kurora” e korrupsionit dhe krimit të organizuar qëndron tek politika. Dhe ky është paradoksi i këtij fenomeni, meqë pikërisht më të korruptuarit dhe shkelësit më të mëdhenjë të  Ligjit do të duhej ta  luftonin vetveten e tyre, që na duket shumë e vështirë dhe gati se e pamundur.

A do të ndodhë nëshkrimi i MSA-së në qershor 2014?

Prandaj, edhe qershori 2014 nuk na jep shumë shpresa se do të ndodhë nënshkrimi i MSA-së, që për popullin e Kosovës ka rëndësi jetike, meqë ka të bëjë drejtëpërdrejtë me liberalizimin e vizave me BE-në, dmth. që qytetarët e Kosovës, si vend i vetëm i izoluar në Europë, të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së,  pa viza.

Edhepse kjo rrugë e gjatë e Kosovës drejtë familjes europiane na duket tepër e gjatë dhe shumë e largët, megjithatë ajo për Serbinë u bë edhe më e afërtë. Sepse, Serbia qysh në vitin 2010 ka realizuar udhëtimin pa viza, kurse nga 21 janari 2014 do t’i filloj bisedimet për anëtarsim në BE.

Përgjigja do të ishte shumë pesimiste, edhepse Kosova e ka bërë “argatin”, e përkulur maksimalisht, madje edhe duke shkelur rendin e vet kushtetues, si dhe duke e rrezikuar seriozisht edhe pavarësinë e vet.

Madje, për ta “lehtësuar” dialogun e Brukselit, kryeministri Thaçi as që e ka shtruar çështjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Derisa ai sillej papërfillshëm në fotelet e buta të kancelarive të Brukselit, Serbia dhunonte dhe është duke i diskriminuar pamëshirshëm shqiptarët e Luginës, duke mos u lënë as mundësinë e ngritjes së lapidarëve për përkujtimin dhe nderimin e dëshmorëve të lirisë, duke ua mohuar të drejtën për tekste mësimore në gjuhën shqipe, etj. Andaj, ata janë cilësuar si komuniteti më i diskriminuar aktualisht në Europë, që janë harrtuar fare nga Kosova dhe Shqipëria.

Askush nuk mund ta kuptoj sot entuziazmin e z. Thaçi, i cili me nënshkrimin e Marrëveshjes më 19 prill 2013 në Bruksel, si dhe me 20 raundet e takimeve të deritanishme, na e solli Serbinë në Kosovë.

Marrëveshja e Brukselit

Shtrohet pyetja se çka fituan shqiptarët e Kosovës dhe ata të Luginës së Preshevës nga nënshkrimi i kësaj Marrëveshje. Lugina, asgjë! Kurse, Kosova i vuri themelet e “Republika Srpska”në kuadër të Kosovës. Pasojat e sjelljes së Serbisë, si “kali të Trojës” janë të rrezikëshme për sovranitetin, pavarësinë dhe për funksionimin e  papenguar dhe  normal të shtetit të Republikës së Kosovës.

Derisa, deri dje HashimThaçi&company mburrej se luftoi për largimin e Serbisë nga Kosova, duke e quajtur këtë akt patriotik, si është e mundur që tani kthimin e Serbisë në Kosovë ta quaj poashtu si edhe “përzënien e saj, “patriotizëm”. Ma thotë mendja se këtu diçka nuk shkon!

Prandaj, poqese do ta bënim një bilanc lidhur me atë se çfarë u solli viti 2013 shqiptarve të Kosovës,  përgjigja do të ishte tejet pesimiste. Pra, ua solli “harushën” mbrenda Kosovës, kurse shqiptarët e Luginës i  la në baltë, krejtësisht të harruar, në “gojë të ujkut”!

Argumenti i z. Thaçi se “i shpëtuam, ndarjes së Kosovës”,  ma merr mendja se për asnjë njeri, sadopak normal “nuk pin ujë”. Sepse, ne Kosovën e kishim të pandarë dhe unike edhe me ndryshimet kushtetuese të Rrahman Morinës&company në vitet ‘90-ta, por ama, e kishim Serbinë mbrenda!

Pra, viti 2013  ishte vit i rrezikimit të skajshëm të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovë, duke na shtuar brengat për të ardhmen me Serbinë brenda Kosovës, si dhe me paaftësinë e Kosovës për ta bërë “lavrën e minit” për vëllezërit e vet shqiptarë të mbetur në Serbi, pa kurrëfarë shprese e përkrahjeje nga dy shtetet shqiptare në Ballkan, duke rrezikuar të shpërngulen të gjithë dhe të krijohet Çamëria e dytës para syve tanë.

Ndërkaq, për serbët e Kosovës qeveria kosovare ka bërë maksimumin, duke i privilegjuar ata si minoritet,  askund tjetër në Europë dhe në botën demokratike.

Zgjedhjet lokale legalizuan “Republika Srpska” në Kosovë

Zgjedhjet lokale që u mbajtën më 3 nëntor dhe më i dhjetor 2013, u organizuan mirë dhe u cilësuan si të “suksesshme” si asnjëherë më parë. Aty ndodhi përmbysja e mitit të krijuar se partitë politike janë pronare të trevave të caktuara, si “bastone” të tyre, u  rrëzua. Kësaj radhe votuesit kosovarë votuan si qytetarë, e më pak si militantë partiak, duke ndëshkuar me votë  keq qeverisjen.

Por, kësaj radhe ndodhi edhe pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhje. Sigurisht se ata paraqesin formën më të çuditëshme të zgjedhjeve të realizuara në Kosovë, kurse me listën nga Beogradi. Përveç komunës së Shtimes, Lista “Srpska” e Daçiqit i mori të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Kështu, serbët lojalë të Kosovës u mundën keq në këto zgjedhje, duke u lënë në baltë nga Kosova, ashtu si shqiptarët e Luginës. Kjo do t’i kushtojë shumë Kosovës, meqë asnjë komunë serbe dhe kryetarët e tyre të zgjedhur nuk e pranojnë pavarësinë dhe shtetin e Republikës së Kosovës. Përkundrazi, ata edhe fushatën zgjedhore e zhvilluan me simbole të shtetit të Serbisë dhe me politikanë nga Serbia.

Ata kanë deklaruar se nuk do ta pranojnë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por do ta zbatojnë Kushtetutën e Serbisë dhe Asociacioni i komunave serbe që do të formohet nga komunat me shumicë serbe, në fakt do të paraqesë “Republika srpska” të Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch