Home » Opinione » “ÇKA PO DOJNA PO BOJNA!”

“ÇKA PO DOJNA PO BOJNA!”

Nehat Hyseni2014-1Shkruan: Nehat Hyseni

Sharllatanizmi i “ekspertëve” juridik të Kosovës, të cilët morën pjesë në hartimin e
Kushtetutës, e cila u miratua gjashtë vjet më parë, tani është duke ardhur në
shprehje.
Sepse, edhe puna profesionale është “partizuar” e politizuar deri në atë masë, sa që
në Kosovë, as që mund të flitet për shtet juridik.

Menjëherë pas luftës së vitit 1999, “partizanët” e Kosovës, meqë e “çliruan”
Kosovën, u ngutën që të marrin edhe pak shkollë, e diploma. Në nguti e sipër, disa
harruan rendin dhe u bënë “doktora shkencash”, të cilët filluan ta “dridhin”
Kosovën.

Madje, në nguti e sipër, ndonjëri prej tyre kishte “harruar” se nuk e kishte kryer
as fakultetin. Prandaj, meqë i kishim përzënë armiqtë dhe Kosova ishte bërê e jona,
filloi zbatimi entuziast i këngës: “Çka po dojna, po bojna”…

Dhe, meqë tani i kishin në dorë të gjithat, filluan diplomat e fakulteteve të
merren pa e kryer shkollën e mesme. Madje, disa prej tyre ishin vendosur në
pozicione kyçe, si puna e njê funksionari të lartë, që kishte për detyrë kontrollin
e ligjshmërisë dhe të funksionimit të shtetit të Republikës së Kosovës.

Por, dreq o punë, ai u zbulua para pak kohësh se nuk e paska kryer shkollën e mesme.
Sa duket, kishte “harruar” se duhej kryer shkolla e mesme dhe ishte kujdesur që të
paisej vetëm me diplomë fakulteti! Por ama, shkollën fillore e kishte tê kryer.

Ndërkaq, sa i përket shkollës së mesme, edhe Partia e Fortë deklaroi gjatë fushatës
parazgjedhore se poqese i fitojnë ata zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014,
ata deklaruan se do t’i mbyllin shkollat e mesme, meqë na qenkan të tepërta dhe se
po harxhohet kohë e tepërt në shkollim.
Prandaj edhe klasës politike, “intelektuale” , “shkencore”, “profesionale”,
“akademike”, etj., e cila, fal Zotit na është bërë me bollëk, meqë e kemi Fabrikën
më të madhe në Europë për (hiper)produksionin e tyre.
Kjo u pa edhe nga skandalet që para pak muajsh shpërthye lidhur me Universitetin e
Prishtinës.

Por, sa duket, kjo punë nuk zgjati më shumë se tri ditë dhe përfundoi pikërisht aty
ku duhej filluar puna e verifikimit dhe gjetjes së doktoraturave, magjistraturave
dhe diplomave të fakulteteve e provineve të studentëve me pagesë.
Vallë, pse u stopua puna në këtë drejtim në UP?
Dikush nga të mirëinformuarit na deklaroi se puna u stopua meqë gjithçka shkoi
mbrapshtë!
Sepse, hulumtimi duhej filluar së pari nga doktoraturat dhe titujt akademik që mund
të ishin të rregulltë, e të cilët janë të pakët.
Madje shumë të pakët!
Prandaj edhe do të kursenim shumë kohë dhe mund sikur t’ia fillonim punës për t’i
gjetur e deklaruar së pari “të pastërtit, të cilët, mendohet se nuk mund të dalin,
edhe sikur t’i shikonim me “sitë të rrallë” dhe me tolerancë maksimale, mbi çerekun
e tyre.

Natyrisht, duke i (mirë)pranuar edhe doktoraturat e magjistraturat në dge për
sistemin e vetëqeverisjes socialiste, punës së bashkuar dhe temave të tjera të
sistemit të kaluar!
Prandaj, tek ne kemi shkelje ligjesh e Kushtetute në çdo gap. Madje, ato shkelje
bëhen pikërisht dhe në rend të parë nga ata të cilët janë kompetent dhe të obliguar
që ta ruajnë e garantojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend, siç ishte puna
e Presidentit Fatmir Sejdiu, i cili, edhepse ishte profesor universiteti nga
shkencat juridike, që edukonte studentët për shtetin juridik, kurse ai vet e shkeli
atë, duke i mbajtur dy poste jokompatibile: të Presidentit të Republikës së Kosovës
dge atë të Kryetarit të LDK-së.
Pra, ky është niveli i mbrojtjes dhe zbatimit të Kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë
në Kosovën tonë “të lirë” e të “pavarur!”
Prandaj, aktualisht pretendohet nga Hashim Thaçi, i cili me koalicionin prej pesë
partive politike dhe duke i falemnderuar politikës dhe performansës arrogante të
LDK-së, “me duar në xhepa”, na doli “fitues” nga zgjedhjet e parakohëshme
parlamentare të 8 qershorit 2014.
Ndërkaq, “ekspertët” juridik, të cilët janë militantë partiak të PDK-së, si puna e
Arsim Bajramit dhe të tjerëve, janë hedhur në aksion në mbrojtjen me çdo kusht të
“ligjshmërisë” dhe “kushtetutshmërisë” dhe të drejtës së Hashim Thaçit për mandatin
e tretë.
“Kompetenca” e tyre “shkencore” është në shërbim të Hashim Thaçit dhe PDK-së, sepse
edhe postet që i mbajnë aktualisht ia kanë borxh partisë, ashtu si edhe titujt
shkencorë, verifikimi i të cilëve, sa duket, u stopua nga politika.

Gjithkund në botën demokratike, qeveriset në emër të shumicës së popullsisë, e jo në
emër të partisë apo koalicionit “fitues”, i cili, meqë ka marrë më shumë vota, fiton
i pari të drejtën e mandatarit për ta paraqitur mazhorancën qeverisëse për mandatin
e ardhshëm katërvjeçarë 2014-2018. Por, në rastin ajtual kemi koalicionin e shumicës
shqiptare prej mbi 69% që kanë krijua mazhorancë apo shumicë qeverisëse.

Prandaj, nuk ka Kushtetutë në botë, e aq më pak në shtetet demokratike që e
interpreton “fituesin” dhe të drejtën për ta qeverisur Kosovën 30% e votuesve,
karshi 69%! Këtë mund ta bëjnë vetëm “ekspertët” militantë të PDK-së dhe askush
tjetër në këtë botë, të cilët, fal “aftësisë” së tyre “profesionale” mundihen të na
bindin se “fluturon gomari”.
Natyrisht, ata pretendojnë se kjo gjë (e pamundur) mund të ndodhë vetëm në Kosovë,
sepse ata mund ta “dëshmojnë” këtë “profesionalisht”! Kurse, politika e udhëhequr
nga PDK e Hashim Thaçi do të kujdesen për realizimin dhe zbatimin e politikës së
tyre “europiane”, “allakosovarçe” të mbështetur në “ekspertët” e tyre juridik.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch