Home » Intervistë, Lajme » Ç`më tha Edibe Selimi- Osmani ?

Ç`më tha Edibe Selimi- Osmani ?

“Saa mûnn  t’mênnohet diëlli paa dritë,
Aq mûnn t’ mênnohet komi paa gjuhë!” (At Shtjefën Gjeçovi )
Edibe Selimi- Osmani

Bisedë virtuale me studiuesen e mirënjohur  Zonjen Edibe që është specializuar në fushën e shkencave shoqërore, në degën gjuhë-letërsi e cila krahas punës si pedagoge në arsim, për mbi 30 vjet është marrë me kërkime shkencore, me eksplorime të vazhdueshme në viset e banuara nga Shqiptarë në Maqedoni, në disiplinat shkencore folklor e etnologji.    Edibe Selimi ,një shembull i zërit të ngitur shqiptar në Maqedoni që ka bërë kërkime në terren, kryesisht në fshatrat malore të Tetovës e të Gostivarit, po dhe në vise të tjera të Maqedonisë.  Bisedë me zonjën e hekurt të studimeve shqipatre në Maqedoni e cila ka bërë qëmtime në arkiva, në libra të ndryshëm shkencorë të fushës së etnokulturës.

Biseda ka të bëj me manipulimet sllave për shqiptarët e Maqedonisë , ku Zonja Edibe iu kundërvehet me fakte , studime dhe krenare e pathyeshme në ate që e thot : “Edhepse pjesa dërmuese e banorëve të Rekës  së Epërme,ishin të detyruar të migrojnë në vise të ndryshme të botës,ata pa dallim feje sot kudo që gjenden qëndrojnë krenar, nuk ju tremben tërbimit të politikës as në të kaluarën dhe as sot.Bartin mbi supet e tyre kudo që gjenden traditën, folklorin,ritet, veshjen popullore shqiptare e tjerë.”
E vetmja krahinë që kremtojnë 44 kremte, që do të thotë se bëhet fjalë për një popull me tradita shekullore, pa dallim se cilës fe ata i takojnë.  Ajo e dokumenton që Reka e Epërme është një vend i rëndësishëm ku  besimet popullore me ritet e tyre përkatëse dhe mitologjia   zënë vend bindës në autoktoninë e kësaj popullate. Ato janë, shprehje e jetës shoqërore e shpirtërore të popullit, janë psiha e tij, janë ndjenjat e mendimet, janë ëndërrimet, me natyrën praktike apo dhe të mbinatyrëshme: në to shprehet gjallëria e njerëzve në jetë, përfytyrimet, vuajtjet e gëzimet .

Çka na thuani për popullin shqiptar të Rekes së Epërme?
– “Sipas burimeve të shkruara,  popullsia e Rekës së Epërme, deri në vitet 60’ të shek.XIX, e tëra fliste shqip e pra ishte shqiptare. Në tre dhjetëvjetshat e fundit të të njetit shekull është shpërbërë në anë gjuhësore. Për ta sllavizuar atë ndikoi administrta shtetërore: aty u hapën shkolla vetëm në gjuhën maqedone, u dërguan gjyqtarë, psalltë,ikonografë maqedonas dhe kështu u arritë që një pjesë e popullsisë ta nxjerrë nga përdorimi gjuhën shqipe (Shih për këtë:Echo de Bulgaric”,Sofia, 1931,nr.4 f.2)[1]”
“Sipas të dhënave ,po të   J.Ivanoff-it, popullsia shqiptare në Dibër të Maqedonisë e në Pollog,po dhe më tej , u masakrua dhe u shfaros nga ushtria serbe më 1913; në këto rrethana gjetën vdekjen rreth 120.000 shqiptarë të këtyre viseve (Shih për këtë:I.Ivanoff, La Questie on Macedonienne…,Paris, Imprimerie,Rochon Jent-Buhler,1920, f.158-159)[2].” “Ndërsa sipas Patrikanës greke, turqit mbështetshin kishën sërbe,patrikanët sërb në Pejë dhe kishën e pamvarur të mitropolit në Ohër. I pëlqente apo jo patrikanit grek, nuk i interesonte.”

Interesant , Shqiptarët nën këtë qiell të hapur ku jetojnë sot, edhe ata të  Rekës së Epërme,këtu janë para ardhjes së sllavo-maqedonasve,por edhe para ardhjes së imperatorit turk. Nuk është lehtë t’i ç’rrënjosish ndjenjat,traditën,gjuhën dhe kulturën e një populli si që janë shqiptarët ; dhe salvo maqedonët mundohen të humbin gjurmët e tyre ? R e a g i m  i juaj kundër veprës së Mirjana P. Mirçevskës,“Verbalni i neverbalni etniçki simboli vo Gorna Reka “ ishte ?

 

-“ Na befason fakti që këtë vepër të shpifur e mbështesin  një grup recensues dr-prof. universitar si që janë d-r prof.Aneta Svetijeva,  d-r prof  Aleksandar Stojmilov, d-r prof.Krste Bogoeski, akademik prof. d-r Petar Vllahoviq, d-r.prof.Gjorgji Zdravev, dhe kanë lejuar që kjo  vepët me shumë ofendime kundër shqiptarëve  t’a mbroje disertacionin shkencor Mirjana Mirçevska. Po ky libër i Mirçevskës, në të ardhmen do të shfrytëzohet si leteraturë profesionale, po ky libër që përhap urrejtje dhe e thellon atë në mesin e  popujve që  nderojnë njëri tjetrin. “
Mirçevska në veprën e saj shkencore mundohet të na binde se: Numri më i madh i shkencëtarëve konsideron se banorët e Rekës së Epërme, në mesjetën e hershme nëpër këto vise kanë kaluar barinjtë vlleh, të cilët në stinën e verës kanë kullotur kopetë e dhenve. Pikërisht këto llogariten si banorë të parë që kanë ndërtuar kasollat e përkohshme verore.[6] Të dhëna të shkruara nga studiues të ndryshëm për Rekën e Epërme  Ia bëjmë me dije Mirçevskës, se:  Emrin krahina e ka marrë nga qyteti i Dibrës, i cili përmendet, me sa dimë deri tani,qysh në vitin 1019, në një dokument të perandorit Vasili II.[7] “
Zonja Edibi , më 1257, autori bizantin G.Akropolit, e përdor emrin e krahinës në shumës: Dibrat , gjë që tregon se ndarja e trevës në dy pjesë: Dibra e Sipërme dhe Dibra e Poshtme, që do të thotë se janë të njohura qysh në shekullin XIII.[8] Dr. Pëllumb Xhufi, në studimin e tij shkencor, argumenton se qysh më 1273 Pal Gropa,sundonte në shumë territore  në pronat  e krahinave (Reka e Epërme dhe Reka e Poshtme).[9] Më 27 mars 1308, në një dokument  përmendet  emri “krahina e Dibrës”. Pukëvili shënon në këtë krahinë dy qytete:Dibrën e Epërme dhe Dibrën e Poshtme.  Doktori Myler e shënon Dibrën me 500 shtëpi,kurse konsulli Hahn me dy mijë shtëpi. Vetë turqit në regjistrin e vitit 1467 e ndajnë gjithashtu krahinën e  Dibrës në dy pjesë:Dibra e Poshtme dhe Dibra e Sipërme.[10] . keto janë fakte. por çka shkruan Mirjan P. Mirqevska në librin e saj ?
– “ Milorad J.Mitreviq,shkruan: Në rrethin e Dibrës, më të fuqishmit janë shqiptarët: ata numrohen 52,144 banorë. Në Rekën e Dibrës, e njohur te neve si rekali, ka shqiptarë krishter 8548[12]. Në Defterët, e shekullit (XIV,XVII) të përkthyera në gjuhën maqedone nuk përmenden sllavo-maqedonasit, por vetëm: shqiptarët,bullgarët,grekët,sërbët dhe vllehët[13]. “Citojmë nga vepra Verbalni i neverbalni etni~ki simboli vo Gorna Reka, faqe 44 dhe 146: “Të parët-vendasit e fshatit Shtirovicë (sot krejtsisht të shpërngulur )… dikur të gjithë kanë qenë të krishterë… meshkujt ishin konvertuar, ndërsa gratë dhe baballarët  ishin të krishterë.Ata i kanë  varrosur në varrezat krishtere  në fshatin fqi Reç.Duke e patur parasysh pozitën gjeografike të krahinës ata  kanë ballë për ballë më parë popullin shqiptar fqinjësor,fiset shqiptare plaçkitës, bandit të cilët vazhdimisht kanë kryer vrrasje dhe vjedhje me leje dhe nën heshtjen e pushtetit lokal, kanë qenë të detyruar  banorët e Rekës së Epërme të kërkojnë rrugdalje  dhe ta pranojnë islamizmin. Shtirovicacit, gjithmonë kanë qenë njerëz keqtrajtues,  kaçak, me nji fjalë  keqan , të cilët pas zhdukjes së Shtirovicës, rekanase, kanë ikur në të njejtin fshat në Shqipëri, dhe prap prej atje gjithmonë i kanë sulmuar dhe i kanë plaçkitur banorët e Rekës së Epërme. .. .Shtirovicasit edhe kurbetin e kanë patur të pazhvilluar. Me një fjalë kanë egzistuar vetëm si barinj, shumica kanë qenë dhe  anëtarë  të grupeve plaçkitëse që kanë patur lidhje me Shqipërinë.”

Shqiptarët nuk janë ardhacak,bandita, por kanë qenë janë dhe do të jenë një popull me kulturë të lartë,me traditë të lashtë dhe sidomos banorët e Rekës së Epërme.  Nga hulumtimet e bëra në terren (1992-2011)  dhe nga bisedat e shumta të bëra me banorë të Shtirovicës së shkretuar, kemi të dhëna të sakta edhe nga literatura e shfletuar se ky fshat ka patur më shumë se 300 shtëpi. Kanë jetuar të krishterë dhe mysliman  Të shkruajsh për Shtirovicën, dhe të mos e përmendish Bajazit Elmaz Dodën,i lindur më 1888 në fshatin Shtirovicë, është absurde. Si shumë djem të regjionit të Rekës, edhe ai mori rrugën e mërgimit dhe shkoi në Rumani për të punuar.  Në Bukuresht më 1906 takon albanologun,kontin Franz Nopsca, i cili tetëmbëdhjetëvjeçarin Bajazit Dodën, e pranon në punë.Edhe në vitet para dhe gjatë Luftërave Ballkanike, Nopsca, udhëtoi nëpër shumë zona të Shqipërisë Veriore,nëpër Kosovë e Maqedoni.

Në mesin e shumë dijetarëve atdhedashës nga Shtirovica, dallohet edhe Matej Milani, i cili ishte i lindur në fshatin Shtirovicë më 1886. Gjatë kohë jetoi dhe punoi në Rumani. Sipas rrëfimit të  birit të tij  Danielit, i ati i tij ka qenë atdhetar i flaktë. Aq shumë pat vepruar ai për përhapjen e librit shqip e të dritës së shenjtë të atdhedashurisë shqipare, saqë  e zënë serbët dhe e nxjerrin ta dënojnë para krajlit në Beograd. Duke parë konotacionet ortodokse të emrit të tij (Milan), mbreti serb i ka thënë “Ti s’je shqiptar”. “-Po të mos isha shqiptar, do t’i nxjerrja sytë e mi”,ishte përgjigjur Danili në atë kohë para mbretit e gjykatësve, duke shtuar se është shqiptar dhe se dëshiron të vdes si i tillë.   Duke parë se nuk e ka braktisur fenë e të parëve, nuk përkulet para armikut, nuk i shet shokët dhe është shembul i rrallë i patriotizmit shqiptar, mbreti pat dhënë urdhër të lirohet, por me kusht që të braktisë Jugosllavinë.[16]
Në gjirin e popullit liridashës e patriot të kësaj krahine lindi dhe u rrit  njëri prej figurave të shquara të Rilindjes sonë kombëtare, atdhetari, poeti dhe publicisti Josif Jovan Bageri i lindur në fshatin Nistrovë. Fshatarët e krahinës së Rekës në shekullin XIX filluan të emigrojnë jashtë atdheut, për të gjetur punë e jetesë më të sigurtë.[18]Qysh në moshën shtatmbëdhjetë vjeçare Josifi u largua nga vendlindja dhe u vendos në Sofije të Bullgarisë, me shpresë se do ta përmirsojë sadopak gjendjen e vështirë ekonomike dhe do të ndihmojë  në kauzën e drejtë të Rilindjes Kombëtare.  Më 1893, me ndihmën e mërgatës shqiptare, u themelua në Sofie shoqëria Dëshira. Bageri, ishte njëri ndër themeluesit e kësaj shoqërie. Gjithashtu  udhëheqte revistënShqypeja e Shqypenis,Sofi, 1910. Publicist në revista të ndryshme si Drita e Shpresa e Shqipnisë (1901),Kalendari i Kombit, e tjerë. Më 1910, mblodhi një pjesë të mirë të poezive që pat botur në shtypin e kohës dhe i përfshiu në vëllimin me vjersha Kopësht malsori.Autor i shumë poezive me tematikë patriotike  dhe motiv social.”
Zonja Edibe ,  nga biseda virtuale me ju ,do e veçoja këtë:” Mbreti serb i ka thënë “Ti s’je shqiptar”. “-Po të mos isha shqiptar, do t’i nxjerrja sytë e mi”,ishte përgjigjur Danili në atë kohë para mbretit e gjykatësve, duke shtuar se është shqiptar dhe se dëshiron të vdes si i tillë.   Kështu mbreti serbe e  pa
se Matej Milani nuk e ka braktisur fenë e të parëve, nuk përkulet para armikut, nuk i shet shokët dhe është shembul i rrallë i patriotizmit shqiptar

Fahri Xharra,05.02.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch