Home » Intervistë, Lajme » Ç`më tha Frrok Kristaj për Imzot Nikë Prelën

Ç`më tha Frrok Kristaj për Imzot Nikë Prelën

Nëse edhe  vetëm një qiri e ndezë për ndriqimin e rrugës së kombit e meriton vendin në historinë e tij; nëse edhe një zë të të mirë e ngritë për kombin , ai zë do të jehojë në botën e civilizuar dhe botës së errtë antikombëtare do t`ia shurdhosh veshët dhe ia humbë qëllimin në armiqësinë e tij djallëzore .
Por Imzot Nikë Prelaj ishte një yll ndriçues në çështjen kombëtare dhe ai e ka të siguruar vendin në shkallët më larta të mbamendjes kombëtare . Te jeshë prijës fetar dhe kombi të jetë A-ja e madhe e predikimeve , është një fat për kombin- Imzot Nikë Prela
Koha kur imzot Nikë Prela kishte ardhur me shërbim në mesin e shqiptarëve të Kosovës, e që ishte vendosur në Ferizaj, në mungesë të lokalit për ipeshkvij në Prizren, atmosfera politike nuk ishte e volitshme. Në fakt, ai kishte ardhur në Kosovë menjëherë pas demonstratave studentore të viteve 1968-1970. Në atë kohë të pa kohë në Kosovë ndihej mungesë e madhe e klerikëve shqiptarë, ishte mungesë e lirisë fetare e kombëtare për shqiptarë, ishte mungesë e objekteve kishtare, e shtëpive për priftërinj e motra nderi, ishte mungesë e madhe e literaturës dhe e shtypit fetar në gjuhën shqipe.” më thot Frrok Kristaj
“Pra, në kohën kur imzot Prela ishte ipeshkëv rrethanat shoqërore dhe politike ishin mjaft të ndërlikuara dhe të tensionuara. Për këtë arsye imzot Prela shpesh thoshte: “Po zihet moti si para shiut apo breshrit. Do të ndodhin ngjarje shumë të rëndësishme. Zoti na ndihmoftë e na ruajte nga e keqja. Gjatë jetës sime mjaft shpesh kam përjetuar që kafshata të na vijë deri te goja, por jo edhe në gojë. Shpresoj se kësaj radhe nuk do ta humbim rastin. Besoj se ky rast do të jetë mjaft i mirë për popullin tonë”.
Frrok Kristaj na tregon që , imzot Nikë Prela thoshte: “Deri sa isha me shërbim në trojet shqiptare, por edhe në ato të përziera në Mal të Zi, jetoja për shqiptarët, kurse që kur jam në mesin e njerëzve të gjakut tim, në popullin tim e gjeta vetveten plotësisht. Dhe, nëse e kërkon nevoja jam i gatshëm që edhe jetën ta flijoj për popullin tim shqiptar pa dallim feje. Me fjalë të tjera, siç ka thënë i madhi imzot Pjetër Bogdani se “Fati i popullit tim është edhe fati im”.

Me fuqinë e fesë dhe me frymëzim dashurie ishte vëlla, mik, prind dhe njeri i Zotit dhe i popullit për të gjithë njerëzit pa dallim feje. Në asnjë moment imzot Prela nuk e nënçmoi apo e dëboi askë mbi baza kombëtare apo fetare. Për të gjitha këto virtyte, që i pat shkelqësia e tij, edhe sot njerëzit e kujtojnë me nderim dhe falenderim. – Frroku e vazhdin rrefimin  për Imzot Nikë Prelajn.
Kësaj rradhe ia kam kushtuar shkrimin takimit të Imzotit me Nënë Terezën , admirimin personal dhe kombëtar ndaj nobelistes , nderit shqiptar dhe së shpejti të Shenjtëruarës Nëna Tereze .

Imzot Nikë Prela thoshte “Me Nënën Tereze jam takuar më së pari në Ferizaj, në korrik të vitit 1970, kur erdh për të më përshëndetur, e  kur ishte duke shkuar te shenjtërorja e Zojes së Bekuar në Letnicë. Vizita ishte e shkurtër, e duke mos pasur çka t’i dhuroj, ia dhurova një kryq të thjeshtë, të cilin e mori me gëzim dhe me buzëqeshje.Të dytën herë, në nëntor të vitit 1970, jam takuar me te në Romë.

Ishte tepër interesant takimi ynë dhe biseda që patëm. Për mua ishte një përjetim i paharrueshëm dhe një befasi – zbulimi i një dashurie inventive. Në mes tjerash, aty i pashë disa të rinj të veshur mirë dhe u interesova për ta. Nëna Tereze më tha se i viziton shtëpitë e të pasurve duke i kërkuar studentët t’i mësojnë falas fëmijtë e të varfërve dhe të të braktisurve, për të cilët Nëna Tereze e mbaroi një banesë në rrethinë të Romës. Kështu, më tha ajo, i mësoj njerëzit të bëjnë vepra të mira. Një muaj pas, më 6 janar të vitit 1971, Nëna Tereze fitoi, e para, “Shpërblimin e papës Gjoni XXIII për paqe”, të cilin ia dorëzoi papa Pali VI. Të tretën herë, në muajin maj të vitit 1976, e vizitova me një motër shqiptare që vepronte në Romë, barakën e Nënës Tereze, por ajo nuk ishte aty. Të katërtën herë u takova me Nënën Tereze kur erdh në Shkup, më 28 mars të vitit 1978. “ sipas frrok Kristajt .
“Imzot Nikë Prela është takuar me Nënën Tereze edhe më 10 dhjetor të vitit 1979, në Osllo, në ceremoninë e laurimit me Çmimin Nobel për Paqe të Nënë Terezes, pastaj më 26 maj të vitit 1980, kur erdhi si nobeliste në Kosovë. Me atë rast, në Binçë u mbajt një meshë, të cilën e udhëhoqi imzot Nikë Prela, i cili gjatë predikimit ndër të tjera tha: “Në diqezën tonë Shkup-Prizren, e cila shtrihet prej Pejës deri në kufinj të Greqisë, veprojnë përfaqësuesit e 10 shoqërive rregulltare, nëpër spitale, shtëpi të pleqve apo nëpër famulli.

“Ishte një grua me emrin Drane, e njohur tani në të tëra gjuhët e botës – “Nëna Loke”, si e thërrisnin fëmijët e saj. I kishte tre fëmijë, një djalë e dy vajza, ndër të cilat e vogla quhej Ganxhe, e e cila edhe sot, pas 75-vjetësh jete, është e përmendur si “Nëna Tereze”.Ndërsa ende e bartte në parzëm e ëma para 75 pranverave, askujt s’i vete mendja se kjo foshnje shqiptare nga Shkupi, do të dilte në pah si asnjë frymë njeriu  përpara, e njohur dhe e përfillur nga mbarë rruzulli.   Kjo monografi e përfituar spontanisht nga elita jonë kulturore është dhurata më e natyrshme, mirënjohja më e çiltër dhe shpërblimi më intim, i cili do t’ia dalë çdo shpërblimi tjetër, për shpirtin e Nënës sonë Tereze, sepse është e zemrës, e gjakut dhe e gjenit të popullit shqiptar. (“Lule për Nënën”, Ferizaj, 1986, faqe 7-9).
Miku Frrok Krista me porosity që t`i shkruaj edhe këto fjalë që mbahen në mend  për bashkëpunimin e tij ndërfetar te shqiptarët “Nikë Prela disa herë kishte qëndruar edhe në mesin e punëtorëve tanë me punë dhe qëndrim të përkohshëm jashtë vendit. Ai i kishte vizituar edhe arbëneshët e Zarës, Kelmendasit e Sremit, arbëreshët e Italisë, shqiptarët në Amerikë e gjetiu. Po ashtu, ai kishte hapur edhe Misionet e para Katolike Shqiptare nëpër Evropë. Rëndësi të veçantë i kushtonte bashkëpunimit ndërfetar te shqiptarëve

Imzot Nikë Prela rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe bashkëpunimit ndërfetar të shqiptarët. Rregullisht ka bashkëpunuar me Kryesinë e Bashkësinë Ismame të Kosovës. Ai rregullisht ua ka uruar festat fetare islame pjesëtarëve shqiptarë të besimit islam. Sa për ilustrim po e japim urimin e imzot Prelës dërguar BIK-së, përkatësisht ish-kryetarit Rexhep Bojës, ku thuhej: “Uratat dhe lutjet të na bashkojnë. Dashuria dhe të mirat që gjenden në zemër dhe në mendje të njerëzve të na lartësohen dhe të na përsosen për lavdi të Zotit! Urojmë paqe dhe mirëqenie të popullit shqiptarë të Kosovës dhe kudo që jeton! Të jemi të bashkuar në lutje, agjërime e sakrifica!” (“Bujku”, “Uratat të na bashkojnë”, 31 janar 1995, faqe 2).

I lumi Imzot Nikë Prelaj që prehet në amshim më krenarinë e tij kombëtare !

Fahri Xharra,25.02.16
Gjakovë, xharraf@gmail.com

Nik PrelaFrrok KristajNëna Tereze

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch