Home » Intervistë, Lajme » Ç`më tha Gjon Keka për Skenderbeun ?

Ç`më tha Gjon Keka për Skenderbeun ?

GJ Kastrioti

Me studjuesin e Skënderbeut , jetës dhe veprës se tij Gjon Kekën është një privilegj të bisedosh mu për atë se si e shpjegon  kryetrimin legjendar . Nga studimet e tija të shumta nëpër arkivat e ndryshme  e sheh  kryetrimin legjendar të gjallë mu ashtu si e përshkruan Petruzi:

Gjon Keka“Një hundë butësisht e lakuar si shqiponjë, një fytyrë të bardhë e përzier me pamje të skuqur dhe të shëndetshme, si rezultat i aktiviteteve te tij në diell, ballë të lartë të gjerë, sy të zi në të kaftë dhe mjekër të stilit të heronjve të vjetër me reputacion…Kastrioti është i madh më tepër se madhësia e zakonshme e njeriut, i fuqishëm, muskulor… me dhunti dhe fisnikëri që nga lindja e tij…Ai ka një trup të fuqishëm dhe të pazakontë fizik dhe unë e kam parë disa herë atë në beteja…I veshur me të gjelbër me një rrip shumë të mirë në mes… pantallona të gjera me shtrese tek këmbët të çorapeve ne të kuqe dhe çizme te verdha janë stolia e tij e zakonshme…
Natën, shpata e tij gjithmonë duhet të qëndrojë tek shtrati.
Në paqe ai shkon shpesh i veshur, në bazë të veshjes kombëtare (artit të veshjes se vendit)… Ai është jashtëzakonisht i masës në të ngrënë dhe në të pirë… ndërsa, për nga morali ai mund të shërbejë si shembull (model)…I pastër, i devotshëm, i butë, orator dhe bujar…Ai zotëron një kujtesë të paimagjinueshme, në mënyrë që ai si Pirro, paraardhësi i tij i madh, emrat e pothuajse të të gjithë luftëtarëve të tij i njeh…I urtë dhe i kujdesshëm në këshillat e tij, ai i shqyrton planet e sukseseve ose dështimeve të tij, por kur ai i dizajnon planet njëherë, ai i ekzekuton ato me vendosmëri dhe shpejtësi si rrufeja. Përveç gjuhës së tij amtare, ai flet plotësisht turqishten, tatarishten, sklavonishten, latinishten, persishten dhe Velshisten; po ashtu ai e njeh mirë historinë e lashtë greke dhe romake: librat më të preferuar të tij janë jetëshkrimet e Plutarkut dhe komentaret e Cezarit. Ai përdori historinë e vjetër të Livit dhe përshkrimet (direksionet) e tij duke i nxjerrë ato si rregulla për qeverinë e tij dhe mënyrën e jetës prej tyre…”!(Fjalët e një nga bashkëkohësit e tij i quajtur Petruzi, nga letra dërguar Senatit Venecian. )

Si ta kuptojmë Skënderbeun?

-“Tashmë ka ardhur koha e të kuptuarit dhe e bindjes akademike, nëpërmjet studiuesve dhe individëve, që me arsyetim të mirëfilltë shkencor dhe argumente serioze, nëpërmjet dokumenteve që ekzistojnë në arkivat e ndryshme europiane, të faktojnë se ai jo vetëm që ishte mbret i Shqipërisë, por edhe mbret i kurorëzuar europian (pas vdekjes në Ankona të Papa Piu II). Qëllimi i kurorëzimit mbret, siç flasin dokumentet që i referohen Papa Piu II, ishte dhënia e një kurore jo vetëm si mbret i Shqipërisë, por edhe si mbret europian, pasi ai e kishte marrë ligjërisht të drejtën e udhëheqjes apo të komandës së forcave të aleancës së ushtrive të kombeve europiane kundër perandorisë barbare osmane. Madje, duhet nënvizuar se, me të hyrë në Krujë, populli e përshëndeti Gjergj Kastriotin me fjalën Mbret, pra e pranoi si mbretin e vet. Ky legjitimitet demokratik i asaj kohe përbënte rinjohjen e autoritetit dhe të trashëgimisë së tij, siç edhe theksohet më së miri te “Georgius  Scanderbegus Epirotarum Princeps, a suis Rex salutatur – 1443”.Megjithëkëtë, duhet bërë e qartë se janë autorë të shumtë dhe dokumente arkivore që dëshmojnë se Gjergj Kastrioti ishte mbret sovran dhe legjitim i Shqipërisë, si dhe mbret europian. Aftësitë e tij prej udhëheqësi dhe vizioni që ai zotëronte kërkuan aleancën e përbashkët me Europën e bashkuar, por, mbi të gjitha, kërkuan për një lidhje të ndërsjellë të kombeve për t’i dëbuar turqit barbarë nga kontinenti europian….Për ta përforcuar atë çka u përmend më lart, autorët Jean B. Ladvocat dhe Otto Ch. Von Lohenschiold kanë shkruan në veprën e tyre mbi mbretin e Shqipërisë kështu: “Skandereberg, ose më mirë Skënderbeu, që do të thotë zotëri Aleksandri me emrin Gjergj Kastrioti, Mbret në Shqipëri, një prej heronjve më të mëdhenj…”. Ose edhe sic potencohet kwtu nga kronikat e vitit 1826:”Scanderberg fut reconnu roi d’Albanie le jour même; ce fut le titre qu’il prit, et ‘ qu’il conserva jusques à’ sa mort, pendant un règne glorieux de vingt-quatre ans. Ce furent des fêtes continuelles dans tout le pays. On en conserve encore la mémoire par la haine insurmontable que l’on y porte aux Turcs.”

*E tërë historia e shkruar europiane për Skënderbeun  atë e paraqet  si atdhetar  dhe se lufta e tij  si ishte ?

-.“Po ashtu, duhet nënvizuar fort se çështja e tij – dhe për të cilën ai luftoi deri në vdekje – ishte më tepër  nacionale sesa religjioze, sepse ai erdhi për ta shpëtuar popullin e tij, për t’ia këputur atij zinxhirët e skllavërisë, për të mos i lënë më të jetojnë në persekutim dhe të vdesin si skllevër, por të jetojnë e gëzojnë si arbërorë të lirë dhe me të ardhme të ndritur për brezat në vazhdim.”
*Sipas hulumtimeve tuaja ke gjetur se sa ishte pesha e vertete e Perkrenares dhe shpates se Gjergj Kastriotit Skënderbeut  ?

-“Është shkruar dhe është folur mjafte rreth përkrenares dhe shpatës se Gjergj Kastriotit Skënderbeut, edhe pse ne disa versione qe janë dhëne mbi peshën e shpatës se tij ,ato nuk janë te gjitha te sakta, e vërteta ehte kjo: Ne muzeun historik te artit ne Vjene gjenden dy shpata te Gjergj Kastriotit dhe Përkrenarja, Përkrenarja ka mbishkrimin : * IN * PE * RA * TO * RE * BT *,dhe peshon 3 Kg.

Shpata e Gjergj Kastriotit e modelit italian ka gjatësi 89 cm, gjerësi 5,5 cm ,ndërsa hekuri i mesëm ka gjatësi 7,8 cm dhe peshon 1,9 Kg. II. Shpata tjetër e modelit turk, ka gjatesi 1,22 m

dhe peshon 3,2 Kg.

Ndërsa sipas një kronike hungareze  të vitit 1733 Gjergj Kastrioti ka shkruar me dorë të majtë ashtu siç edhe ka luftuar me shpatë mu me dorën e majtë  “

Testamenti i Gjergj Kastriotit gjendet ne librin „Skenderbeu,ideator i bashkimit europian, Botart 2012, Ndërsa shumica e letrave diplomatike gjenden ne librin „Roli politik dhe ushtarak i shtetit te arberit Qeverisja e urte e Gjergj Kastriotit ,Botart 2015.të autorit Gjon Keka

Fahri Xharra,04.03.16
Gjakovë

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch