Home » Intervistë, Lajme » Ç`më tha Jusuf Buxhovi ?

Ç`më tha Jusuf Buxhovi ?

Jusuf BuxhoviËshtë kënaqësi kur e ke rastin të bisedosh me një figurë mendjendritur , larg pamës  dhe kombëtarisht të orientuar. Sot , e ke pak si vështirë të gjesh të till; jo pse  se komb nuk kemi ,por se janë strukur në sqetullat e heshtjes dhe të bëjnë të dyshosh në pikepamjet e tyre për të kaluarën , të tanishmen dhe t`ardhmen e kombit . Është shumë flagrante kur e lexon shtypin , shikon Tv-n apo lexon në rrjetet sociale se me sa admirim përcëllohet e kaluara duke dashur ta pjekin secili në mënyrën e vet , në këndvështrimin  e imponuar dhe në thënën e pathënë kurrë vetëm sa të mbushet minuta , rreshti apo pakuptimsia të cilat më shumë ta humbin rrugën se sa të hapin shtigje të reja në jetën moderne e cila po na lë mbrapa përditë e më shumë.

“Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmbyll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët, anarkistët e të gjitha ngjyrave e as nga puçistët e shumtë, që sot, me detyra të shumta nga anë të ndryshme, po veprojnë bashkërisht. Kjo duhet të pengohet nga intelegjencia e Kosovës dhe patriotët e shumtë që nuk kursyen dije dhe gjak për të.. “ më tha Jusufi në pyetjen time plotë dyshim në mirëvajtje të së ardhmes sonë.

Pse e thuani  këtë:” Turqia e sotme, pra kjo e Erdoganit, e cila prej kohësh, me perfiditet të madh po ia gërryen dheun kemalizmit, ekspansionizmin ekonomik ka filluar ta përcjellë me pretendimet kalifatiste si në raport me botën islame dhe neotomanizmin në hapësirën e Ballkanit, ku Perandoria Osmane për pesë shekuj ishte pushtuese “?
“Kjo më së miri u pa me rastin e ndërhyrjes së ministrit të jashtëm turk, Dautogllu, kur nga Shqipëria, Kosova, po edhe Bosnja dhe Hercegovina, kërkoi që “tekstet e historisë të lirohen nga urrejtja osmane”! Me këtë rast ai lansoi tezën se perandoria osmane nuk ishte pushtuese, por “administruese” e një perandorie që po e zëvendësonte Bizantin! Pra, diplomati turk kërkoi që faktet historike, siç ishte pushtimi osman, të zëvendësohen me realitetet historike të shpjeguara nga këndvështrimi otomanist, gjë që gjithë çështjen do ta përmbyste në një kah antihistorik.” – përgjegj ai .
Por ne ishim më  këmbëngulës dhe , a arritëm te ballafaqohemi me këtë kërkesë ?

“- Për fat të keq, Tirana zyrtare, jo vetëm që nuk i dha përgjigje të duhur kësaj ndërhyrje, por pranoi që në tekste shkollore “në përputhje me klimën e mirëbesimit”, fjala “pushtim osman”, të zëvendësohet me “administrim osman”! Ngjashëm u kërkua edhe në Kosovë. Kjo nuk ndodhi, ngaqë u kundërshtua nga disa historianë të Kosovës, të cilët nuk pranuan kapitullimin e ministrit të atëhershëm Buja karshi Dautogllut, të cilit i kishte premtuar se do të veprohej njëjtë si në Tiranë. Por, edhe pse Dautogllu nuk ia doli që ta heq nga tekstet shkollore kualifikimin rreth perandorisë osmane si pushtuese, megjithatë, arriti që në kuadër të bashkëpunimi kulturor dhe arsimor Kosovë-Turqi, në disa projekte kulturore të financuar nga Turqia, “të përmirësojë” imazhin kulturor osmane në këto pjesë jashtë realiteteve historike, me ç’rast ata shfaqen më shumë “ndërtuese” se sa pushtues dhe rrënues të kulturës sonë antike!”
Mjerim i thash ,mjerim kombëtar që të nënshtrohemi dhe të pranojmë aspirimin turk  në pëgatitjen turke të opinionit shqiptar për një kalifat islamik .
“Që të zëvendësohet koncepti i pushtimit osman me atë “të administrimit osman”, siç kërkoi Dautogllu, ishte e domosdoshme që të prekej Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, por jo vetëm i yni, meqë si tillë, para katër shekuj më parë u njoh dhe u kremtua nga Europa. Është me interes të thuhet me këtë rast se fushata për “rrënimin” e Skënderbeut u parapri nga qarqet sllaviste evropiane vjeneze, të cilat gjetën përkrahje edhe nga disa publicistë dhe mediokër në Shqipëri, gjë që gjithë çështjes i jep dimensionin e një komploti të organizuar mirë nga qendra e ekspansionizmit sllavo-ortodoks, siç ishte ajo që veproi në kryeqytetin e monarkisë danubiane nga mesi i shekullit XIX e këndej, kur një pjesë e politikës vjeneze ishte marrë vesh me Rusinë për dominim fifti-fifti në Ballkan.
Po të tjerët?
“-Në vazhdën e kësaj politike janë të njohura insinuatat e historianit-sllavist Oliver Jens Shmitt, i cili lansoi “tezën” se Skënderbeu çoi krye kundër sulltanit për shkaqe hakmarrjeje, pra pse të atit nuk iu premtua feudi i të etë në Krujë! Shmitti hapi edhe disa thashetheme siç ishin ato se heroi ynë ishte me prejardhje serbe e të tjera dhe insinuata të ngjashme, të cilat, me të drejtë u kundërshtuan nga historianët shqiptarë, në radhë të parë K. Frashëri. Ai shkroi një libër, kundër shpifjeve të Shmittit dhe bashkëmendimtarëve dhe të sejmenëve të tij në Tiranë dhe pjesërisht në Prishtinë, që si u mor vesh, ai i kishte pajisur me disa tituj në Vjenë dhe favore të tjera! “ .Të gjithë ishim dëshmitar të kësaj fushate- thash.
-Çka po ndodhë me te kaluarën tonë më të largët ?
“Rishfaqja e diskursit të mohimit të historisë sonë dhe lidhjes së saj me antikitetin (lashtësinë pellazge), ka të bëjë me konceptin hegjemonist serbomadh dhe grekomadh të fillimeve të shekullit XIX, me të cilin shqiptarët duhej të privoheshin nga shteti i tyre kombëtar dhe përkatësia perëndimore, gjë që kjo mund të arrihej më së miri po qe se ata do të paraqiteshin jashtë kësaj rrjedhe, me ç’rast do të pinin ujë të gjitha gënjeshtrat e akademikëve serbë dhe grekë se shqiptarët janë mbetje e mjegulluar osmane, mbrojtës fanatik të perandorisë osmane dhe, si të tillë, ata shfaqen të rrezikshëm për qytetërimin perëndimor! “

Jusufi ishte shumë i vendosur kur tha : “Reagimi i orkestruar i Beogradit (i Akademisë Serbe të Shkencave dhe i Institutit të Historisë) ishte i pritshëm, ngaqë ata nuk ishin ballafaquar me një të vërtetë nga ana e historiografisë shqiptare, me të cilën rrënohej miti i tyre i fabrikuar në shekullin XIX për gjoja shtetin mesjetar serb në Kosovë si dhe gënjeshtrat tjera që historiografia e tyre kishte përhapur kundër Shqiptarëve dhe historisë së tyre, ku ata shfaqen pa histori (të mjegulluar në mesjetë), pa kulturë dhe veçmas pa traditë shtetndërtuese. “
Do me thënë që na jemi të orkestruar , dirigjuar dhe altoparlantë të Beogradit ?
– “Por, për fat të keq, fushatës së akademikëve serbë kundër “Kosovës” iu bashkuan disa historianë me mendësi ideologjike nga Kosova, të cilët nuk njohën tjetër pos versionin e shtrembëruar historisë së Beogradit me të cilët ata fituan edhe tituj akademikë dhe “shkencorë”, prej të cilëve zor që heqin dorë, meqë humbin privilegjet dhe titujt, e mbi të gjitha, edhe monopolin mbi tekstet shkollore, prej nga marrin honorare të majme, pale se me këto pikëpamje mbesin zëdhënës të fundit të historiografisë serbe! Të tillët, e dhe sot e gjithë ditën zhuganët dhe despotët sllavë i quajnë “mbretër” dhe “perandor” madje, siç ngjet me “Mbretin Millutin”, “Perandorin Dushan” e të tjerë, që si të tillë nuk i njeh kush pos Beogradit! Nuk është për t’u habitur pse disa nga këta “akademikë” dhe “historianë” morën pjesë edhe në hartimin e Pakos së Ahtisarit në Vjenë, ku Serbisë, duke iu dhuruar tapitë e krishterimit ortodoks në Kosovë, iu dha peshqesh edhe e drejta historike në Kosovë, prej nga rrjedhin të gjitha problemet me të cilat po ballafaqohet sot skena politike e Kosovës (Asociacioni i Komunave serbe e të tjerat që po heshtën, por do të dalin gjithnjë e më shumë në pah).”

Të falemnderit Jusuf Buxhovi !

( Biseda me Jusuf Buxhovin është e imagjinuar ,por thënjet janë të Jusufit , te nxjerra nga intervistat e tij)

Fahri Xharra,19.01.16
Gjakovë

2 Responses

  1. Jusuf Buxhovi eshte nje historjan shume i zoti.

  2. Ke te drjet ,Fahri Xharra ,Jsuf Buxhovi ka bere shume per historine e ,Kosoves dhe libbrat qe ka shkruare kane vlera historike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress