Home » Intervistë, Lajme » Ç`më tha teologu Zekirija Idrizi ?

Ç`më tha teologu Zekirija Idrizi ?

Zekirija IdriziFigurat fetare shqiptare me të cilët mund të bisedosh lirshëm janë të rralla; e aq më pak  me ato të komunitetit musliman . Sot , të mëshehur pas perdes së korrupcionit fetar islamik , figurat e ndritshme që si të tillë i japin nderë edhe kombit  e jo vetëm besimit të tyre janë të rralla . Gazetat ,portalet ,faqet e organizuara apo individuale të rrjeteve sociale të sjellin neveri me mashtruesi fetar të cilët pa fije mëshire e harrojnë gjuhën e nënës dhe dëshirën e zotit pse i ka lindur mu nga ajo nënë shqiptare. Në ato figura të ndyra shihet qartas këndvështrimi i imponuar që është pasojë e porosive të djallit ; me një qëllim të caktuar  ndotja e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Por jo  , kemi edhe fetar shqiptar që nuk e kanë harruar rrugën e zotit   por as të kombit.

Unë jam besimtar , por jetoj ,punoj dhe vdes për token time mëmë, Shqipërinë etnike – më tha teologu Zekirija Idrizi në takimin e parë virtual që e pata me te. Mrekulli  !

Por mua më intereson për ne shqiptarët si dhe pse u mashtruam ?
-“Strateg ideor i shpikjes së idesë fantazmagorike “fundamentalizëm islamik” në ish-Jugosllavi, respektivisht në serbosllavi, është orientalisti serb, dr. Miroljub Jevtiq, profesor në Fakultetin e Shkencave Juridike të Universitetit të Beogradit (këtij ia pata adresuar një letër të hapur, e cila mu botua në gazetën “Hëna e re” të BFI në Maqedoni vitin 1994, kohë kjo kur ai përralliste shumë mbi fundamentalizmin inekzistent islam në botë dhe tek shqiptarët, me ç’rast qe zhvilluar një debat i madh).
Ky ultrafundamentalist sllavo-ortodoks, diletantizmin e tij në fe dhe në politikë do ta shprehë në librin e tij përplot gënjeshtra dhe halucinacione me titull: “Kush dëshiron shtet islamik në Ballkan?”. Libër ky i botuar në vitin 1995 i cili synonte të mistifikojë dhe të satanizojë luftërat dhe përpjekjet e drejta të shqiptarëve dhe boshnjakëve për liri dhe pavarësi. Ndërkaq diletantizmin politiko-religjioz në raport me shqiptarët ai do ta shprehë edhe më qartë.
Pra qëllimet serbe janë shumë vjetra , që nga koha e Garashninit , Çunbrilloviqit dhe  serbëve të ish Jugosllavisë  që neve të na mveshin një epitet që nuk e kisjhim veti ?
– “ Etiketimet dhe insinuatat e imagjinuara nga koka e tij, si, bie fjala, “fundamentalizëm islamik”, “intifadë”, “xhihadizëm” etj., krejt iracionalisht do t’ua mëvesh demonstratave shqiptare të vitit 1981 në shtetin e Kosovës, ndërkohë që ato u etiketuan si mos më keq dhe me “-izma” të tjerë nga estabilishmenti politik beogradas, si, bie fjala: nacionalizëm, separatizëm, shovinizëm, kontrarevolucion etj. Etiketa këto, imperialiste religjioze që binin ndesh ashiqare me realitetin e luftës dhe përpjekjeve ideopolitikisht kombëtare dhe poltiko-diplomatikisht laike e evroperëndimore të shqiptarëve. Madje, teoritë e tij paradoksale se nacionalizmi, nataliteti gjithnjë në rritje, emrat turko-arabo-aziatikë të shqiptarëve, dimijat tipike tradicionale të nënave tona nëpër viset rurale të Kosovës janë elemente fundamentaliste (!?) që burojnë nga gurra islame – janë dëshmi mbi dëshmitë për diletantizmin e tij kundruall realitetin të botës shqiptare.” . Të lumtë , i thash për këtë pëkufizim të vërtetë të dëshirës së madhe serbe , serbosllave dhe antishqiptare.”
– I nderuar , te lutem vazhdo
-“Pra, edhe në universin shqiptar, aktorët sllavë loznin dhe  lozin po të njëjtin skenar tragjiko-komik: shpikin gogolin apo kreaturën e imagjinuar “fundamentalizëm islamik” tek shqiptarët për të kamufluar mjeshtërisht fundamentalizmin e realtë të tyre, përkatësisht aktet e tyre gjenocidale në dramën tragjike gjithëshqiptare. Edhe përkundër kamuflazhës së tyre, fundamentalizmin sllavo-ortodoks serb e dekonspiron pikërisht qasja “allajeftiqiane” kundruall kësaj sintagme. Nëse kjo qasje e definonte fenomenin fundamentalizëm nga prizmi politiko-imperialist religjioz si “ngritje të një fundamenti fetar deri në atë nivel sa të dëmtojë e të diskriminojë fundamentin e një feje tjetër”, atëherë lakuriqësohen në pikë të ditës këto “sekrete” publike.”
– Të nisur nga  këto  shpifje për ne dhe duke menduar në përkrahjen e botës ata…
-“Dhe, më në fund, përgjatë luftës së fundit brenda viteve 1998-1999 ata dëbuan me dhunë mbi një milion shqiptarë; vranë 13 mijë shqiptarë dhe mbi 7 mijë të tjerë i humbën pa gjurmë; Dhe, e dini, të gjitha këto akte makabre sllavo-ortodokse u bënë me bekimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Ata, thjesht, me çdo kusht u përpoqën të mohojnë etnogjenezën e tempujve dhe simboleve tona të lashta katolike kristiane, dhe, njëkohësisht, u përpoqën në çdo mënyrë të shkatërrojnë çdo gjurmë kulturo-qytetëruese islamike.”

-Po gjërat ndërruan i nderuari bashkëbisedues , dhe hiq më largë se pas luftës së shent që e patëm?
– “Një kohë të gjatë kam hezituar t’i qasem fenomenit të “vehabizmit” e “vehabistëve” tanë shqiptarë (heu shqiptarë u thënçin!), që ka afro dy dekada që kanë lëshuar rrënjë në trojet tona iliro-dardano-shqiptare. Por ama fenomeni “vehabizëm” veçmë ka filluar të marrë vërtet përmasa jashtëzakonisht të mëdha dhe alarmuese në të gjitha trojet tona arbërore në vend dhe jashtë, në botën perëndimore. Ata kudo që t’i shohësh të bien në sy me ekscentrizmin e tyre në çdo pikëpamje: me mjekra të gjata, me fustanella aziatike o me pantallona (shallvare) të shkurtëra, gratë dhe vajzat e tyre të veshura në të zezë-me perçe, sepse nuk i përmbahen “urfit” – traditës sonë hanefite . O Zot, vetëm edhe devetë u mungojnë t’i marrin nga shkretëtira, kuptohet për të plotësuar, sipas tyre, besnikërisht e pikë për pikë “synetin” e Profetit! Prandaj edhe me të drejtë shkupjanët i quajnë “mjekrroshë“, „selamalejkimë”, “muxhahedinë”, “talebanë” etj “
– Zotëri Zekirija jeni shumë i sinqertë në përshkrimin tuaj .
– “Ekscentrizmi i tyre vërtet është jashtëkohor e jashtëhapësinor për rrethanat tona evropiane, madje edhe për rrethanat e traditat tona kombëtare. Fundja, komplet doktrina, ideologjia dhe praktika e tyre radikale e ekstreme fetare bie ashiqare ndesh me doktrinën dhe praktikën tonë fetare, që ndër shekuj është rrënjosur në trojet tona qysh kur gjyshërit tanë pranuan fenë islame.”
“Shih absurdin, dëshirojnë të zhdukin mësimet jashtëzakonisht tolerante e racionale të mezëhebit tonë hanefit, e t’i zëvendësojnë ato me mësimet tepër ekstreme, bajate, infantile e irracionale të vehabizmit saudit. Kështu ata me paraqitjet e tyre të përçudnuara dhe propagandën e tyre janë duke krijuar një pështjellim, tollovi e rrëmujë të paparë kudo trojeve tona: nëpër xhami, rrugëve, kuluareve, nëpër ceremoniale e kremte fetare, në media elektronike e të shkruara, nëpër faqe interneti etj. “
Biseda virtuale me teologun shqiptar Zekirija Idrizin e shpalosi  edhe mashtrimin që po i bëhet kombit tonë nga qarqe të caktuara anti shqiptare për të varrosur një histori të një populli historik ( vetëm mendimi im )
– Teologu  i rrallë shqiptar thotë “Alarmi veç është ndezur: aty-këtu në Kosovë vehabitët tanë maskarenj përdhosin “në emër të fesë” varrezat tona, përmendoret tona! O Zot, kjo është e tmerrshme! Këta maskarenj dhe përmendoret e dëshmorëve të KOMBIT aty-këtu i kanë përdhosur. Kjo është vërtet tmerruese dhe brengos shumë. Nëse s’ndërmerret gjë në parandalimin e këtyre akteve vandale nga institucionet tona, druaj se nesër do të bëhet shumë vonë. “
Pashë Zotin po çfarë na duhet neve shqiptarëve vehabizmi saudit, që si rrymë ideologjike-fetare mohon të studiuarit e filozofisë së përgjithshme dhe asaj islame nëpër Universitetet e Arabisë Saudite? Mohon racionalizmin, moderacionin dhe intelektin njerëzor? Kjo sepse sipas tyre na qenkësh “haram” myslimani të mendojë me kokën e vet! (Ç’mjerim, o Zot!). Çfarë na duhet “talebanizmi” afganistanez që edhe stadiumet sportive i shndërronte në gjykata krimi e ndëshkimi për femra dhe ndalonte rreptësisht mbajtjen e radiove, televizorëve dhe kompjuterëve nëpër shtëpitë myslimane në prag të mileniumit të tretë ?! Ç’na duhet ky sekt që kudo që është futur ka mbjellë përçarje, hasmëri dhe luftë vëllavrasëse? Ç’na hyn në punë kjo ideologji fetare nihiliste që mëton të zhdukë çdo gjurmë të kulturës dhe qytetërimit të popujve myslimanë; kjo ideologji që mohon çdo vlerë kombëtare, që mohon çdo thesar të trashëgimisë historike të fesë dhe të kombit? Ç’na duhen kamikazët e frustuar binladenianë, të cilët, shih ironinë, “në emër të Allahut” hedhin në ajër aeroplanë, autobusë, marrin në qafë njerëz të pafajshëm, fëmijë, gra e pleq… Ç’na duhen “fetarë” torollakë që marrin në tokë prerogativat e kompetencat e Zotit për të ekskomunikuar, anatemuar e linçuar njerëz të pafajshëm, deri dhe, shih tragjedinë, fëmijë…

Të faleminderit mik i madh i kombit për këtë bisedë virtuale , fjalë të cilat çdo lexues i ndershëm mund t`i gjënë të shpërndarë në internet . Të faleminderit miku Zekirija Shabani për këto shpjegime te thuktë që me siguri do të shërbejnë për të gjithë ata që fenë e kanë besim vetëm për veti .
Biseda me Ju , i nderuari teolog i mbarë , do të mbahet shumë gjatë në mend.

Fahri Xharra,22.01.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch