Home » Lajme » Çmimi “Le Milieu du Monde” nga Zvicra i takoi “Shqiponjat në gjuhën shqipe” në Aigle-Junik

Çmimi “Le Milieu du Monde” nga Zvicra i takoi “Shqiponjat në gjuhën shqipe” në Aigle-Junik

Një projekt bashkëpunimi shkollor në mes të shkollës së Aigle (Shqiponja në gjuhën shqipe) dhe shkollës së Junikut shpërblehet me çmimin më të lartë të Integrimit të kantonit Vaud : Le milieu du Monde *(Mesi i botës në gjuhën shqipe). Në vitin 2009, ky çmim i është ndarë Komisionit për integrim të të huajve në qytetin Renens me projektin «Info-Natyre» dhe Komisionit Zvicran dhe të Huaj të qytetit Moudon, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”
Në vitin 2010, ky çmim i është ndarë Biblotekës Globlivres në Renens (biblotekë me libra në 270 gjuhë të ndryshme) dhe Kompanisë Multikulturore “A la Vista” me emisionin TV «Carrefours». Ky vit është hera e parë që ky çmim i është ndarë vetëm një strukture : Projektit të bashkëpunimit ndërkulturor të Shkollës së Aigle-s me atë të Junikut në Kosovë.
Emërtimi Le Milieu du Monde (Mesi i Botës) e ka për frymëzim vendin me po të njejtin emërtim në fshatin Pompaples në kantonin Vaud ku lumi Ozon ndahet në dy pjesë për të shkuar njëra në lumin Rhin e tjetra në lumin Rhone. Më pastaj këta lumenjë përfundojnë ndaras: lumi Rhin në detin Baltik dhe lumi Rhone në atë Mesdhe.
Çmimi Le Milieu du Monde është përpiluar dhe emërtuar para 3 vitesh nga autori i këtyre rreshtave, Driton M. Kajtazi, dhe e ka marrë miratimin e Qeverisë së kantonit Vaud (i cili edhe e financon çmimin) si dhe nga Dhoma Kantonale Konsultative për të Huaj (CCCI-Vaud) Juria e këtij çmimi këtë vit ishte e përbërë nga 3 përfaqësues nga Dhoma Kantonale Konsultative për të Huaj, nga tri personalitete nga jeta Akademike dhe Kulturore dhe nga Kordinatorja për Integrim e Kantonit Vaud Zonja Magaly Hanselmann. Juria drejtohej nga Zoti Antonio Da Cunha (Drejtor i Insitutit të Gjeografisë të Universitetit të Lozanës).
Dy vitet e para, Kryetar i Jurisë ishte Z. Victor Ruffy (Ish-Kryetar i parlamentit Zvicëran). Përveç shumës 5’000 FRS, ky çmim e ka rëndësinë e madhe simbolike dhe cytëse. Çmimi u nda publikisht në kuadër të mbledhjes vjetore të CCCI-së : «Les Assises de l’immigration», më 28 maj 2011 në qytetin Nyon para përfaqësuesve të rreth 120 organizatave të ndryshme si dhe në praninë e personaliteteve të larta nga jeta politike, shoqërore dhe akademike.
Duartrokitjet frenetike nga pjesëmarrësit, fjalimet i Zotit Da Cunha dhe të Kryetarës së CCCI Zonja Gloria Capt (avokate dhe bashkiake në qytetin Yverdon-les-Bains), bënë që drejtori i shkollës së Aigle-s Z. Marc Wicht të mbajë një fjalim sa me ndjenja aq edhe njerëzor e shpreslënës për të ardhmën. Shembulli i bashkëpunimit në mes të këtyre shkollave, angazhimi i veçantë i mësimdhënësve të prirë nga Zonja Claude Roshier (mësimdhënëse) dhe Z. Marc Wicht (drejtor i shkollës së Aigle) por edhe i komunitetit shqiptar në Aigle është nxitje për të vazhduar dhe thelluar këtë bashkëpunim por edhe për të marrë nisma të tjera të tilla. Eshtë për tu përshëndetur edhe bashkëpunimi shembullor i mësimdhënësve të Shkollës së Junikut.

Drejtuesit e shkollës së Aigle-s vënë në pah falenderime të veçanta për Z. Labinot HAXHAJ (ndërmarrës me prejardhje nga Klina dhe themelues i shoqatës kosovare në Aigle) si dhe për Z. Hysni MALOKU i cili ka bërë një punë sa profesionale aq edhe me përkushtim të palodhur në ndërlidhje në mes të shkollës së Junikut dhe asaj të Aigle-s.

Aigle, 5 qershor / AIK-Presheva Jonë

As adults, we understand how important privacy can be, and teens are the same http://trackingapps.org

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch