Home » Lajme, Vendore » Ç`po ndodhë ,me shqiptarët e Maqedonisë ?

Ç`po ndodhë ,me shqiptarët e Maqedonisë ?

Ç`po ndodhë ,me shqiptarët e Maqedonisë - foto1“Gjuha e ilirëve të lashtë, ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën e saj edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte”.( Victor Adolphe Malte-Brun (1816 – 1889)

E dinë shqiptarët e Maqedonisë që i takojnë grupit  gjuha e të cilëve është “Gjuha e ilirëve të lashtë, ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë “?
E dinë shqiptarët e Maqedonisë që të gjithë mundin e të parëve të largët dhe jo të largët të tyre e shndërruan në gur të Sizifit .?
E dinë shqiptarët e Maqedonisë që janë lodër në duar të qëllimeve të fëlliqura politike ; qëllimeve afatgjate të cilat premtojnë vetëm vetëshkatërrim kombëtar ?

Nuk e dinë ,sepse sikur ta dinin do të vepronin ndryshe . Si ndryshe ? Ashtu bile së paku ta ruanin identitetin e tyre kombëtar .

“Ato vise i ka kapluar sindromi i mohimit te vetvetes. Ata nuk njohin vlerë tjetër përpos asaj te jesh shërbëtor i botes ku jeton ! Ne ketë bot shërbëtor i sunduesit që nuk është  sundues : te sjellshëm e te dëgjueshëm pa mas ndaj tij  deri në humbje të vetvetes.  Pa menduar fare , pa u thelluar fare në mendime shqiptarët po  janë të gatshëm dhe janë në gjendje ta mohojnë vetveten dhe aq te duruar e të papërfillshëm  janë bërë e si te tillë   gati e asgjësuan substancën e te qenit zot i vetvetes kombëtarisht me identitet me mund e shpirt!” ( shkruan miku Napoleon )
Pse  nuk ju mungon vullneti që të bijnë në kurthin e qoftëlargve  ? Si ore në ditët e sotit të mashtrohen me përralla të Hyrive të asaj  bote?
A , aq shumë janë  fajtor në jetën e tyre private, në marrëdhënje me rrethin familjar , rrethin farefisnor  aq sa të frikohen nga “zjarri i ashpër i ferrit”.? Pse i frikohen një gjëje së cilës nuk ia kanë bërë “hyzmetin”? Pse shqiptari të frikohet nga bota tjetër  e amshuar ?
E dinë ata ,që të gjitha “ frikësimet” iu gatisin  ngase  janë në tokën e tyre të lashtë dhe  me gjuhën e tyre të stërlashtë

Pa Histori,vlera Kombëtare, pa  Identitet  … nuk ka hapësirë as minimale  në botën e qytetëruar !
Ç`po ndodhë me shqiptarët e Maqedonisë ? Dikur sllavëve , turqve iu duhej lufta për të na zhbërë  .
Kurse sot , zhbërjen nga bindja e   porositur mu nga ata që e duan këtë gjendje tonë kombëtare .
E ne si delet  e shkujdesura pas ujkut të pamëshirshëm- drejt në gojën e përbindëshit .

Fahri Xharra, 11.03.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch