Home » Lajme, Opinione » Çubrilloviqi dhe çubrilloviqët shqiptar

Çubrilloviqi dhe çubrilloviqët shqiptar

“Siç dihet, masat myslimane në përgjithësi janë tejet të ndikuara, veçmas nga feja, bestytnitë dhe fanatizmi. Prandaj, fillimisht ne duhet të bindim klerin e tyre dhe njerëzit me ndikim, përmes parave ose kanosjeve, që të mbështesin dëbimin e shqiptarëve. Duhet të gjenden agjitatorë që flasin për dëbimin, veçmas nga Turqia. Ata duhet të përshkruajnë bukuritë e tokave të reja në Turqi, jetën e lehtë dhe të rehatshme atje, të ngucin fanatizmin fetar dhe tek masat të zgjojnë një krenari për shtetin turk”, theksonte Çubrilloviç në Strategjinë e tij për dëbimin e shqiptarëve , dhe e shtonte” Turqia është pajtuar të pranojë mbi 200 mijë njerëz të shpërngullur, me kushtin që ata janë shqiptarë’.

Po sot cilat janë planet serbe për ne ? Kanë ndryshuar rrethanat historike.

Bota po tmerrohet nga kërcënimi islamik-radikal , bota po përgatitet për një « luftë » gjithëpërfshirëse kundër kësaj të keqeje që po i kanoset.   Ku jemi ne ? Mënyra e jonë  lindore e të menduarit dhe përgatitja e një shteti të ri me « kalorës të islamit » a thua nuk është një plan i ri « çubriloviçjan »për kurthin e ri  antishqiptar të përgatitur mirë e mirë nga Serbia ?

Në rrezikun islamik , gjithnjë prezent në Kosovë : “shamia , ferexheja , mësimi fetarë në shkolla , shkuarja në “ISIS” dhe   mosdënimi i tyre “-  deri dje heshtje dhe super heshtje nga çubrilloviqët shqiptar , kurse sot  program qeveritar në fushatë parazgjedhore! Ç`na duhet një lëvizje e cila nuk e ka kuptuar rrezikun kombëtar se edhe  nga kush vjen ?

Shqiptarët, kemi nevojë për iluminizëm të ri dhe rilindje kombëtare Ne ende jetojmë ne frymën osmane dhe komuniste ( të cilat janë të njëjta ) ! Turpi kombëtar është aq i madh sa të vjen marre që në Europë të flasësh shqip. “Iluminizmi eshte dalja e njeriut nga mituria e  vetë fajësuar. Mituria është mos aftësia e përdorimit te arsyes pa u udhëhequr nga tjetri. E vet fajësuar është mituria, kur ajo nuk buron nga mungesa e mendjes, por rënja në kurthin çubriloviçianë të vatë asgjësimit

 

« Ne shqiptaret nuk kemi nevojë te shpikim dhe të vjedhim nga askush për të emëruar prejardhjen tonë,na duhet vetëm të përvetësojmë atë çka është e jona dhe t’ua bërtasim fort ne fytyrë të gjithëve. Unë mendoj se i vetmi shpëtim për kombin shqiptar është patriotizmi i pastër, por di edhe se ne jemi gati një shekull mbrapa fqinjëve tanë në krijimin dhe forcimin e identitetit tonë, për arsye që dihen pra do të isha dakord edhe me pak nacionalizëm, pasi nuk mund te jesh parimor i kulluar ne mes te hipokritëve dhe maskarenjve. «  më shkruan miku

« Pse shqiptarët ia varin vetes në qafë barrën që nuk u takon? Janë një miliardë myslimanë të të gjitha racave, janë treqind milion arab myslimanë, që e përhapën islamin me gjak e më zjarr. Atyre u bie barra ta mbrojnë islamin, nëse e vlerësojnë që është i rrezikuar. Por të dalin shqiptarët e shkretë në mbrojtje të islamit, përderisa hallet e vështirësitë ua kanë mbuluar veshët, është marrëzi (G.M ) »  por ky është plani  i çubrilloviqëve shqiptar të përgatitur në Serbi
Cila na qenka kauza e në realitetin e ri Kosovës ?   Të futesh në vallen e mashtrimit serb  , dhe të bëhesh kalorës i arabizmit në Europë – kjo nuk është për ne.

Fahri Xharra, 0.6 06.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch