Home » Lajme » Daçiq: Caktimi i kufijve të Kosovës do të eliminonte “shkaqet e luftës’ ndërmjet serbëve e shqiptarëve

Daçiq: Caktimi i kufijve të Kosovës do të eliminonte “shkaqet e luftës’ ndërmjet serbëve e shqiptarëve

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se propozimi i tij për caktim kufijsh të Kosovës do të eliminonte “shkaqet e luftës’ ndërmjet serbëve e shqiptarëve.

Ai ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Përpiqem të propozoj një zgjidhje afatgjatë, sepse ajo bazohet në të drejtën historike e etnike që vetëkupton caktimin e kufijve të asaj që është serbe dhe të asaj që është shqiptare, ka thënë për RTS Daçiq.

Ai ka thënë se me propozimin e tij Serbia dhe serbët “fitojnë diçka”, sepse, sipas tij, bëhet fjalë për caktim kufijsh e jo për ndarje.

“Ekziston mundësia që të bëhet një marrëveshje afatgjate, e në pjesët ku jetojnë serbët kurrë nuk do të ketë Kosovë të pavarur ose kjo është e mundur por vetëm me tanke”, ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se nuk ka zgjidhje të përhershme për Kosovën pa marrëveshje me Serbinë dhe ka shtuar se Kosova nuk do të bëhet anëtare e KB-së.

“Ne s’i kemi përcaktuar kufijtë me Bosnjë e Hercegovinën e lëre më me krijesën që veten quan Kosovë e pavarur”, ka thënë Daçiq

Ai ka shtuar se nga Prishtina po vijnë qëndrime sipas të cilave dialogu ka filluar që Serbia ta njohë Kosovën.

“Në emër të Qeverisë dhe të kryetarit të Serbisë, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, ka thënë ai.

Daçiq ka vlerësuar se nuk ka arsye që bashkësia ndërkombëtare të mos e pranojë propozimin e tij pasi fjala është për marrëveshje e jo për forcë.

Ministri ka përfunduar se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk ka shumë kohë dhe se “duhet bërë atë që mund të bëhet, deri sa mund të bëhet “.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch