Home » Lajme, Rajonale » Daçiq hedh poshtë mundësinë që me Thaçin t”i heq barrikadat në lumin Ibër

Daçiq hedh poshtë mundësinë që me Thaçin t”i heq barrikadat në lumin Ibër

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq e ka hedhur sot poshtë mundësinë që bashkë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin simbolist ti heqin barrikadat në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për çfarë ka spekuluar shtypi në Prishtinë, duke cekur se kjo çështje është e bukur për gazeta, por nuk është reale në jetë.

Pyetjes së gazetarëve që të komentoj shkrimet e shtypit të Kosovës, ai i është përgjigjur se kjo fare nuk ka qenë objekt e bisedimeve të tij nga tetori deri më sot, sa po zgjat dialogu me Prishtinën.

“Vërtetë se ekziston ujdia e mëhershme mbi lirinë e qarkullimit, por kjo megjithatë është një çështje e bukur për gazeta, ama nuk është reale në jetë. Do të ishte mirë që barrikadat kurrë të mos na nevojiten më, pro në këtë drejtim duhet punuar”, ka thënë Daçiq në konferencën e përbashkët me shefin e diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak.

Sikurse ka cekur heqja e barrikadave do të duhej të ishte rezultat e mirëbesimit në rritje.

“Jeta në Kosovë duhet të normalizohet, që secili ti ketë të drejtat e veta, që të funksionojë Bashkësia e komunave serbe, se nuk janë të nevojshme kurrfarë barrikadash”, ka përfunduar Daçiq.

Fahri Musliu-Beograd (RTK)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch