Home » Lajme » Daçiq: interesi i shtetit të serbisë është që jugu të mos mbetet pa banorë, që të mos krijohen hapsira për separatistët shqiptarë që kërkojnë ndarjen e jugut të Serbisë

Daçiq: interesi i shtetit të serbisë është që jugu të mos mbetet pa banorë, që të mos krijohen hapsira për separatistët shqiptarë që kërkojnë ndarjen e jugut të Serbisë

Lideri i Partisë socialiste të Serbisë (SPS) dhe njëherit ministër i punëve të brendshme, Ivica Daçiq ka deklaruar gjatë qëndrimit të tij në Leskoc se interesi i shtetit të serbisë është që jugu të mos mbetet pa banorë, që të mos krijohen hapsira për separatistët shqiptarë që kërkojnë ndarjen e jugut të Serbisë. “Interesi strategjik i zgjerimit të faktorit shqiptar në këtë vend nënkupton ndarjen edhe të kësaj pjese jugore të Serbisë dhe krijimin e një shteti shqiptar” ka thënë Daçiq. Daçiq gjithashtu ka theksuar se pjesët më strategjike të Serbisë të mos mbeten pa banorë, fabrika, rrugë dhe shkolla. Lideri i SPS-it ka thënë se papunësia është problem numër një në Serbi duke vlersuar se privatizimi në Serbi ka qenë i gabuar dhe në koncept të gabuar dhe në shumë raste plaçkitëse, duke kërkuar që shumë raste duhet të kontrollohen.
RTV Presheva Call on teachers, administrators, proceed here for more info and support staff members at school and provide important details about what specific bullying is happening

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch