Home » Lajme, Vendore » Daçiq: ndarja e Kosovës është një nga zgjedhjet më të mira të mundshme

Daçiq: ndarja e Kosovës është një nga zgjedhjet më të mira të mundshme

Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se beson se ndarja e Kosovës është një nga zgjedhjet më të mira të mundshme, por çështje është se sa kjo temë është aktuale për bashkësinë ndërkombëtare dhe për shqiptarët, ndërkaq ka thënë se nuk ka biseduar me kryetarin serb Nikoliq për planin e tij rreth Kosovës.Në intervistën për Deutsche Welle ai ka thënë se në marrëdhëniet e Serbisë me BE e vetmja çështje kontestuese ka mbetur Kosova.“Ekziston pjesa e përgjithshme që ka të bëjë me përparimin e Serbisë dhe ajo do të definohet në raportin e Komisionit Evropian në tetor. Pavarësisht nga kjo, duhet të përfundojnë çështjet që në dhjetor janë përmendur për Kosovën”, ka thënë Daçiq, transmeton FoNet. “Aty mendohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, bisedimet për rrymën dhe telekomunikacionin, veprimin EULEX-it dhe të KFOR-it e të institucioneve të tjera në tërë territorin por edhe për fillimin e dialogut politik për të cilin Nikolic ka thënë se nuk është kontestues që të zhvillohet edhe në nivelin më të lartë shtetëror”, ka theksuar Daçiq.Ai ka vlerësuar se ky dialog do të konfirmonte që marrëdhëniet të rregullohen ashtu që të mos prishet rruga e Serbisë për në Evropë, por edhe që Beogradi të arrijë në situatën që me vepra të njohë pavarësinë e Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch