Home » Lajme » Daçiq: Trupi Koordinues në “Jug të Serbisë” së shpejti do të jetë me përbërje të re

Daçiq: Trupi Koordinues në “Jug të Serbisë” së shpejti do të jetë me përbërje të re

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka theksuar dje para mediave në Cakanoc se Trupi Koordinues në Jug të Serbisë së shpejti do të jetë me përbërje të re. ‘Këtë po e them pas bisedës që kam pas pasur me përfaqësues të ambasadave perëndimorë të akredituara në Beograd, përfaqësuesëve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe me deputetin e vetëm popullor në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi ‘, ka cituar Daçiq. Sipas tij rroli i këtij trupi është kujdesja për zgjidhjen e problemeve konkrete e në radh të pare të zhvillimit ekonomik. E në anën tjetër kryeministri serb Ivica Daçiq nuk realizuar asnjë takim deri më tani madje është marre qëndrim I këtillë pa asnjë konsultim të pushteteve lokale. Pas zgjedhjeve të majit nën trysnin e faktorit ndërkombëtar ndryshime të këtilla janë pritur ka potencuar kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit Ramiz Latifi tha se nëse sigurohen të drejtat maksimale shqiptarët në Luginë të Preshevës atëherë ne e përkrahim këtë formë sepse deri më tani nuk ka realizuar asnjë nga projektet e parapara si lëvizjen e lire tekstet mësimore e të ngjashme. Qëllimi I deklaratës së kryeministrit serbe Daçiq është zgjedhë pikërisht në këtë pjesë për të treguar se shteti është prezent edhe në Jug të Serbisë./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch