Home » Lajme, Vendore » Daçiq: Une isha me nda Kosoven. Ma shume kundershtoi Ashton se Thaçi

Daçiq: Une isha me nda Kosoven. Ma shume kundershtoi Ashton se Thaçi

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklarue se ndërmjetësuesja e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, nuk ka lejue me u bisedue në Bruksel për statusin e Kosovës.
“Kemi dashte me bisedue për statusin për me zgjidhe këtë problem. Kam përsërite në Bruksel se zgjidhja ma e mirë kishte me qene ndamja e Kosoves, por për këtë nuk deshten me bisedue. Ma shumë ka kundërshtue Catherine Ashton se sa Hashim Thaçi”, tha Dacic për televizionin B92.
Ai ka deklarue se nuk ka mujt me imponue mendimin e tij. Simbas tij, Ashton konsideron se jemi afër zgjidhjes së problemit në Kosovë, por ai asht i bindun se “poaq sa jemi afër, jemi edhe larg”.
Ai ka mohue se në negociata me Prishtinën po don me sigurue formimin e Bashkësisë së komunave serbe në kuadër të Kosovës së pamvarun.
Daçiq tha se asht arrite pajtimi per me u punue në tejkalimin e paralelizmit institucional, por që nuk prek në statusin e Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch