Home » Lajme » Daçiqi publikon emrat e të arrestuarëve

Daçiqi publikon emrat e të arrestuarëve

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq tha sot në Vranjë se në Serbinë jugore, policia arrestoi tetë persona, nga të cilët pesë janë akuzuar për krime lufte kundër civilëve. Daçiqi në konferencën për shtyp tha se veprimet e kryera të Xhandarmërisëme janë bërë me urdhër të prokurorisë për krime lufte, në mëngjes në mes të orës gjashtë dhe nëntë.
Dy u arrestuan për shkak se ata kundërshtuan gjatë bastisjes, ndërsa një është arrestuar për shkak se ai zotëronte një armë. Daçiqi tha se “për shkak të dyshimit për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve janë arrestuar Elhami Salihi, Mustaf Limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurllahi. Dyshohet se anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në atë kohë kanë rrëmbyer dy djemë, disa ditë më vonë trupat e tyre u gjetën në afërsi të kampit në afërsi të fshatit Breznicë. Një nga ta, atëherë ishte 18 dhe një tjetër 19 vjeç. Dy të dyshuarit kryesorë në grup, sipas prokurorisë për krime lufte, nuk janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore të Serbisë dhe fshihen në teritorin e Kosovës, por emrat e tyre janë të njohur. Dyshohet se ky grup ka të bëjë me “grupin e Gjilanit” të UÇK-së që kryen krime në Kosovë në vitin 1999″. Ata u arrestuan në Bujanoc dhe në fshatrat Tërnoc i madh dhe Breznicë. “Kur kryhej arrestimi u sulmua një nga anëtarët e xhandarmërisë” tha Daçiq.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch