Home » Lajme, Vendore » Danas: Rasti i përmendores i vendosur në qendër të Preshevës mund të zgjidhet shumë shpejt në bisedime ndërmjet ambasadorëve të evropës perëndimore

Danas: Rasti i përmendores i vendosur në qendër të Preshevës mund të zgjidhet shumë shpejt në bisedime ndërmjet ambasadorëve të evropës perëndimore

Rasti i përmendores i vendosur në qendër të Preshevës mund të zgjidhet shumë shpejt në bisedime ndërmjet ambasadorëve të evropës perëndimore, përfaqësuesve shqiptar si dhe qeverisë serbe, shkruan sot gazeta serbe “Danas”. Ambasadori SHBA, Britanisë së madhe, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së do të bisedojnë me qeverinë serbe në Beograd, por edhe me përfaqësuesit shqiptar nga Lugina e Preshevës për të gjetur një zgjidhje kompromisi për lapidarin e vendosur në qendër të Preshevës për ish luftëtarët e UÇPMB-së. Përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës pajtohen për një dialog të mundshëm me qeverinë e Beogradit, mirëpo për bisedime të tilla nuk ka pasë as që do të ketë. Burimet shqiptare thonë për “Danas” se ka filluar një iniciativë diplomatike për të ndërmjetësuar zgjidhjen e problemit të përmendores në Preshevë. “Qysh në ditët në vijim, “rasti përmendorja” mund të jetë temë bisedimi të diplomatëve më të lartë të përfaqësuesve diplomatik dhe të qeverisë në Beograd po edhe të shqiptarëve nga jugu – ka thënë një burim për Danas, duke mos precizuar se cilët ambasadorë do të jenë ndërmjetësues për gjetjen e zgjidhjes. Në pyetjen se si do të jetë qëndrimi i shqiptarëve nëse përmendorja hiqet me forcë, nuk ekziston ndonjë qëndrim. Disa përfaqësues shqiptarë thonë se do të pasojnë “protesta masive” nëse qeveria serbe vendos ta largoj përmendoren, ndërsa disa të tjerë thonë se pas rrënimit në Preshevë, mund të ndodhë reaksioni i njejtë me përmendoret serbe që gjenden në Kosovë. Kjo mund të shkaktojë edhe “një prishje të raporteve shqiptaro serbe” në jug të serbisë po edhe në Kosovë, konsiderojnë analistët nga jugu i serbisë, shkruan “Danas”, ndërsa transmeton B92./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch