Home » Lajme, Ndërkombëtare » Danimarkë Ndihmat i kanë siguruar për të varfrit në Kosovë, mungon transporti

Danimarkë Ndihmat i kanë siguruar për të varfrit në Kosovë, mungon transporti

Një grup të rinjsh shqiptarë nga Danimarka janë bërë bashkë për të siguruar veshmbathje e mjete mësimore për familjet e varfra në Kosovë.

“Synimi i projektit tonë humanitar është që të bëjmë një ndryshim për një grup të shoqërisë shqiptare në Kosovë që po lihet anash nga të gjithë, e hiç më pak nga qeveria e Kosovës. Ne jemi të lumtur për mundësitë që Danimarka si shtet i ofron popullit të vet dhe këto mundësi duam t’i shfrytëzojmë në dobi të vendit tonë, Kosovës”, thuhet në një njoftim të këtij grupi të rinjsh, të dërguar në e-mailin e albinfo.ch.

”Fatkeqësisht, varfëria në Kosovë është një realitet shumë i hidhur që vazhdon të dominojë dhe ne me këtë projekt do të mundohemi të bëjmë një ndryshim sado të vogël, por që për ne është me rëndësi, në mënyrë që të varfrit, të cilët në Kosovë janë një pjesë goxha e madhe e shoqërisë, ta kuptojnë se dikush mendon edhe për ta”, thuhet në njoftimin e të rinjve shqiptarë nga Danimarka.

Ky grup i të rinjve vullnetarë, nga e gjithë Danimarka, me origjinë nga Kosova, kërkon të gjejë vetëm donator për transportin e gjësendeve të grumbulluara.

“Ka një muaj që kemi filluar të mbledhim veshmbathje, gjëra të ndryshme për mësimin shkollor, po ashtu dhe lodra për fëmijë, batanije dhe gjëra për shtrat. Dëshira e personave vullnetarë për të dhënë kontributin e tyre është befasia më e bukur që ne e kemi arritur gjatë kësaj kohe të shkurtër dhe që na frymëzon edhe më shumë të vazhdojmë. Kemi nevojë për reklamim sa më të madh për projektin, në mënyrë që të këtë sa më shumë sukses dhe rezultat në dobi të familjeve të varfra në Kosovë”, thuhet në vijim të këtij njoftimi.

Ata thonë se paratë nuk pranohen për t’ua dërguar të varfërve në Kosovë, pos nëse ato para dedikohen për transport të gjësendeve të grumbulluara nga Danimarka për në Kosovë.

Njoftimi është dërguar nga Irena Krasniqi, që identifikohet si anëtare e këtij grupi humanitar të shqiptarëve në Danimarkë.

Ata që duan ta ndihmojnë këtë aksion humanitar për zbutjen e varfërisë në vend mund të kontaktojnë këtë grup të rinjsh kosovarë në Danimarkë nëpërmjet telefonit:

0045 28 72 22 42, ose me anë të e-mailit: Irena.kr@outlok.com, si dhe në faqen zyrtare:http://www.facebook.com/pages/Indsamling-til-Kosova/111502125707504.

/albininfo-ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch