Home » Opinione » Dardania serbe!(?)

Dardania serbe!(?)

“ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë” . Zbulim epokal i serbëve.? ( në burimet e tyre)

 

Ky qëndrim irritues me Dardanët, Ilirët , Maqedonasit, Epirotët dhe të tjerët si eksponentë të parë dhe kryesor të faktorit pellazg jashtë dukjes “si barbarë “, që do t´ua përcaktojnë atyre ardhësit Grekë , sipas të gjitha gjasave diku nga fillimet e shek.VIII-të para Kr., Dardanët dhe Dardaninë e më këte edhe Kosovën e tanishme si pjesë e pandashme e historisë dhe historisë shqiptare, e kthen në epiqendër të njerit nga zhvillimet kyqe të  historisë së antikuitetit, dhe se , me këte , ajo që është parë si vazhdimësi ilire-shqiptare, jo vetëm që nuk vihet në dyshim, por me një koherencë mbi katër mijë vjeçare , fuqizohet

dhe kështu një pikëpamje shpesh e diskutueshme fiton themelet e së përherëshmes.(Jusuf
Buxhovi “ Kosova” )

Dikur ishin grekët që e mohonin të kaluarën tonë , pastaj Roma , pastaj Bizanti , pastaj Turku Osman , pastaj Serbi  dhe prap Serbia.
Për serbët dhe grekët , shqiptarët dhe hapësira e tyre duhej të copëtohej me arsyetimin se se ata  me pranimin e islamit ( thuaja se të gjithë ?) ishin kthyer në instrument të Parandorisë Osmane dhe që paraqitnin rrezik për krishterimin europian. ( vitet kur na detyruan te largohemi nga ajo pjesë e Dardanisë )

Jo shumë largë nga qyteti i Nishit , gjëndet Mediana ,  një paralagje e qytetit të lashtë Nissus.(Nisi). Zbulimet arkeologjike dëshmojnë për madhësinë dhe madhështinë e kësaj rezidenceje  të Perandorit Ilir ,Konstantinit të Madh e  ndërtuar në fillim të shekullit të katërt pas Kr. Ishte një vend takim i të mëdhenjëve  të Imperatorisë së Romës. Vendi i Medianës ishte zgjedhur posaçërisht në mes të Lumit të Nisit dhe banjove termale .

E keqja dhe fatkeqësia e jonë është se ajo sot i takon  Serbisë se neve me ndihmën e turkut na përzunë nga ato toka rreth viteve 1860 -1878 . Por edhe edhe më vonë u bartëm si muhaxher  dhe mbetëm pa plang  e pa shtëpi.

Një përshkrim i vogël i vilës verore të Konstantinit :  e zbukuruar me mozaiqe

dyshemeje në një sipërfaqe prej 6 000 metrash katrorë , me bonjo të shumta, ndërtesa nën

dheshme, me du vila rustike, hambarin e madh të drithit , rezervoarin e  madh të ujit ,

qendrën zejtare.. Dhe në një vend mbi vilën ( e tërë ajo që e përshkruam paska qenë jo

thellë nën dhe) është ngritur muzeu Mediana.

Në muzeun arkeologjik të Nishit (Naissussit) gjëndet një numër i madh i skulpturave -portretet e parëndive romake(edhe Romake, pse jo?) , bizhuve të kohës dhe monedhave , puntoria për prodhimin e armëve të argjendëta  etj.

Në shekullin a parë(psK) Dardania ra nën Romën , por dardanët aty mbetën dhe e forcuan Romën. Dardanët aty ishin deri në vitet e fundit të shekullit të 19-të . Aty ishin ,por na përzunë ! Fatkeqësi !

Ai regjion per skaj të Nisit ishte e njohur me emrin Via Militaris e cila e lidhëta Singidunumin ( Beogradin e sotëm) , Sedikën (Sofia) dhe Konstatinopolisin  (Stambollin e sotëm). Rruga Naissuss -Lissus (Lezhë, Les) i lidhëte qendrate e rëndësishme të Ilirikut( Ballkani sot)- lidjen e Daradanisë së Moezisë së Epërme me limanet e Adriatikut (Dyrrachion, Apollonia) si dhe më tutje ne Adriatik me  Perandorinë Romake.

Po lidhja Scupi dhe Naissus ? Po.Sigurisht që po , dhe shumë e rëndësishme.

Deshta kësaj rradhe vetëm të përshkruaj skulpturën e Medianës ( burimi , mediat serbe)

e cila është simbol i perëndive të Dardanisë :Një perëndeshë Dardane , me të gjitha atributet e një perëndesheje të cilën serbët e quajnë Krenaria e Nishit .

Sipas vlerave të saja estetike na viejnë shumë pyetje nga kureshtja se çka paraqet ajo shtatore dhe cilës kohë i përket: Aty është demi  , simboli i pjellshmërisë dhe kamjes

; simbole këto të universales njerzore. Labrisi , sopata me dy anë ,instrument i shenjtë në kultin dardan . Me dy tehat e saj thuhet që e materializojnë idenë e skajshmërive të cilat i e bashkojnë  dualizmin. Derri i egër , zakonisht është shenjë e kafshës së sacrifices . Derri i egër paraqitet në kultin e Dianës , Herakliut dhe Kalorësit Thrakas
Demi  në dorën e perëndeshës e simbolizon blegtprinë e cila ka qenë shumë e zhvilluar në Dardani, si dhe djathi i njohur dardan.Dardania  ishte  e njohur edhe për  nxjerrjen prodhimin e arit dhe i njohur nga literature romake aurum Dardanium . Pra cdo gjë e skalitur në Perëndeshën Dardane (DEA DARDANICA) e simbolizon  pasurinë dhe begatinë dardane.

 

Po pse Dardania serbe ? sepse ata asgjë ilire nuk përmendin në të gjithë begatinë që e zbulon nëntoka dardane , e që sot fatkeqsisht është nën Serbi ….. se neve me ndihmën e turkut na përzunë nga ato toka rreth viteve 1860 -1878 . Por edhe edhe më vonë u bartëm si muhaxher  dhe mbetëm pa plang  e pa shtëpi.

Dardania serbe-busti

 

Fahri Xharra

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch