Home » Lajme » DASH: Shteti i Kosovës nuk i ofroi siguri ambasadores Jacobson

DASH: Shteti i Kosovës nuk i ofroi siguri ambasadores Jacobson

Prishtinë, 28 qershor   – Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me pengimin e ambasadores amerikane në Prishtinë,  Tracey Ann Jacobson  teksa ajo po hynte në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në seancën e ratifikimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi.
DASH e ka thirrur në takim ambasadorin e Kosovës në SHBA, Akan Ismajli për t’ju ankuar për dështimin e shtetit të Kosovës për t’i ofruar sigurinë e nevojshme ambasadores Jacobson.

Ndryshe, dje janë zhvilluar protesta nga aktivistë të Lëvizje Vetëvendosje për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ata kanë penguar deputetët si dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë për të hyrë në Kuvend. Ndër të penguarit, ka qenë edhe ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, e cila thuhet se ka qenë e penguar edhe fizikisht për të hyrë në Kuvend.

Përveç institucioneve vendore, për protestat e djeshme dhe pengimin e hyrjes së deputetëve në Kuvend, ka reaguar edhe vetë Ambasada amerikane në Kosovë. “Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosja dëmton reputacionin e Kosovës së një demokracie në zhvillim”, është thënë mes tjerash në reagimin e Ambasadës amerikane.

————————–

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka mbetur me pasoja, nga hyrja dje në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Jacobson ka postuar këtë foto në Tëitter ku tregon dorën e saj të mavijosur. “Po e përshtat lëndimin tim me fustanin”, ka shkruar Jacobson, raporton KTV. Në “Vetëvendosje” inistojnë se askush nga ta nuk e ka prekur përfaqësuesen e SHBA-së, por Ministri i Jashtëm, Hoxhaj ka konfirmuar se Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka ftuar ambasadorin Ismaili për t’ia tërhequr vërejtjen për mosofrimin e kushteve të mjaftueshme të sigurisë për ambasadoren Jacobson.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch