Home » Lajme » DAULLET BIEN PËR ATA QË KANË VESH

DAULLET BIEN PËR ATA QË KANË VESH


Përderi sa problemet e arsimit shqip na kanë hypur mbi kokë, përgjegjësit e pushtetit lokal që janë të akredituar për këtë qështje, janë dhënë pas projekteve sa që edhe profesionin që e kanë marrë me votën e popullit e kanë harruar se janë duke e ushtruar. Kështu edhe ky vit pa dallim nga vitet tjerë na filloi me avazin e vjetër, “shuj e mos bluj” nxënësit mbetën pa tekste, ndërkaq pushtetart mednojnë vetëm për projekte. Trupi Koordinues kësaj radhe haptas u bë pron e PVD-s, por jo asaj të Preshevës por të Bujanocit, duke ia dhënë rreth 80% të projekteve personave të rrethit të Kryetarit të Komunës. Fati e dshti kësaj radhe Agim Hasani na u tregue shum dinak dhe thithi mbi 2 milion dinarë nga Trupi Kooridnues në kuadër të ekologjisë, por harroi se vota e popullit ia kishte besuar funksionin për disa qështje tjera, duke përfshirë edhe arsimin, në veqanti sigurimin e teksteve mësimore ne gjuhën shqipe. Hasani duke ia hedhur barrën të vetshpallurit “KNSH”-së e pa të udhës në fund të mandatit të tij ti thithte edhe disa para të cilat kishin mbetur në buxhetin e Trupit Koordinues, duke mos i lënë hapsir askujt tjetër të përzihet. Jo që nuk konkuruan por nuk patën mundësinë asnjë OJQ ti afrohet projekteve të Agim Hasanit, meqë ai qysh në start e kishte përgatitur këtë mesele më Nehat Aliun dhe Farush Islamin të cilët enkas për këto konkurse kanë udhëtuar në BG. Ndonëse ka edhe të tjerë të cilët i lagin buzët në këtë projekt por ata janë nën hije, dhe dalin vetëm kur të piqen gjingjat. Fuqia për këto projekte është tek dikush tjetër e jo te Aliu dhe Islami. Si do që të ketë vajtur puna nxënësit shqiptarë mbetën pa libra, Agim Hasani nuk ka koh të merret me këtë qështje, ndërkaq ata të “KNSH”së abetaren akoma se kan shtypur se i ka fry murlani dhe ua ka dëmtu shtypshkronjen që e kanë në BG. Llapsuzi i Galip Beqirit me premtimet e Xheims Bondit 007, tashmë po ngulfaten nga euforia se kush do ta merrë bajraktarin, Riza Halimi apo aga Galip, për arsimin shqip në Luginë. Ky i fundit me shum dinakëri e zgjidhi problemin e vet, duke qëndruar në krye të një organi të vetshpallur, por duke mos ia humbur meritat edhe babës Riza për formimin e tij. Eeeee paj daullet po rrehin, por edhe qent ja kanëniskohëve të fundut më shum za po lehin, kush e mer vesh këngën e tyre duhet të ketë shumë kujdes se nga shqelmat e Tarakur ndokush mund edhe pa B.., të mbes. Pushteti aktual i PVD-së po mundohet që me qdo kusht të uzurpojë të gjitha vrimat e mundshme dhe po bënë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke e ditur qysh tash se më nuk do ta ketë  të tërë bakllavën për veti. Duke i falënderuar LPD-së, ky pushtet akoma po mbahet si trekëmbëshi i kalbur, me dikataturë dhe me kërcënime ndaj punëtorëve dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike, kryetari i komunës po mundohet që ta shtyej edhe naj dit lezetin e “BEJ EFENDIS”. Për quid është bashkëpunimi mes KNSH-s dhe Pushtetit Lokal, as njëri dhe as tjetri nuk i përzihen në projekte, përderi sa Pushteti Lokal thith qdo qindrak të Trupit Koordinues, KNSH-ja nga ana tjetër në emër të shqitarëve po mundohet qe edhe bërllogun mos ta le pa e shfrytëzuar. A na mbet naj kush në këtë pikditës, pa e sajdis sipas traditës, mos vallë ka harruar Dr.Mejdija se ka është rruga për te shpia. Si xhentëllmen që është me tradit, as në shtëpi spo gjen kohë me shkue Markoviqin duke e prit. Edhe të birin e ka angazhu vetëm e vetëm naj mikrpitje mos mi dështu. E tash o popull pe din për kon po rreh daullja.

 

Shkruan: Sevdail Hyseni 

The teachers have a whole set of play money, but the transactions will have very real help with my homework with homeworkhelper.net consequences

2 Responses

  1. Rexha thotë:

    Një kohë të gjatë ky far “burri” shkruante me emra të ndryshëm dhe mshifej prapa nofkave dhe pseudonimeve, ndoshta është hera e parë që shkruan këso teksti shumë kritik duke e zbuluar emrin e vërtet. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse kur një njeri i përlyer në fllictira deri në fyt sic është Sevdail Hyseni (Baci) mer guximin të kritikoj haptas kolegët e vet me të cilët partia e tijë ndan pushtetin kjo ka domethënje të madhe, kjo dmth se të gjithë janë futur në një balt të fllicur.
    Kur Sevdail Hyseni kritikon haptazi Galip Beqirin, Nehat Aliun, Agim Hasanin, Mejdi Zeqirin, Shaip Kamberin dhe për gjestin e vet as që brengoset kjo flet se këta të ashtuquajtur Lider politik të gjithë së bashku janë në probleme të mëdhaja. Mos kovsha në likur të tynve. Ma në fund po shifet se të gjithë do ti muje harami, shum keq për ta dhe familjet e tyre se nga profesioni i tyre po dalin me turpin dhe marren më të madhe të mudshme. Ku po mbetet ftyra e tyre, me cvar ftyre do të dalin në rrug këta zotrinj. A ka dicka më të turpshme se sa i marruari dhe i pamoralshmi arrit të të turproje poashtu me argumente dhe fakte të vërteta. Rexha.

  2. Zulfa thotë:

    o Sevdail, krejt kjo cka ke thon ti qashtu osht edhe po pajtohem ne parim me ty. Gjithe kta emra qe i ke permend jon pernime tperlym veq edhe ti hiq ma i lam sje veq edhe ma i skapitem hahaha… me keqardhje pot komentoj masi ksaj here tu paskan bo koxha do konkurent tfort sa i perket asaj “thithjes” se fondeve nga TK i Markoviqit. Kiss Bac (se pernime u kry)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch