Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » Debat në Francë mbi emigracionin politik në Europë dhe rasti shqiptar i romanit «Valsi i lumturisë»

Debat në Francë mbi emigracionin politik në Europë dhe rasti shqiptar i romanit «Valsi i lumturisë»

Të nderuar miq.

Me kënaqësi të veçantë ju përcjell përherë, çdo lajm të rë ndësishëm, që lidhet me suksesin e shkrimtarëve shqiptarë brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë.
Këtë herë, edhe romani “Valsi i lumturisë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka” vihet në qendër të debatit “Emigracioni politik në Europë”.Në kuadrin e ciklit të konferencave «Lexime europiane», Shtëpia e Europës në Paris, drejtuar nga  ish-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës dhe njëkohësisht ish-Ministre e Kulturës së Francës, Catherine Lalumière, organizon më datë 17 Shtator një takim-debat mbi romanin «Valsi i lumturisë» i shkrimtarit Ylljet Aliçka, botuar kohët e fundit në Francë. Debati  me temë «Emigracioni politik në Europë», do të ketë si pjesëmarrës, Catherine Lalumière, Ylljet Aliçka dhe profesorin e Universitetit Science Po, filozofin Yannick Prost, të cilët janë ftuar të diskutojnë në prani të medias dhe të ftuarve të tjerë nga mjediset akademike franceze mbi temën e ndjeshme të emigracionit në Europë dhe rastit shqiptar. 
Romani «Valsi i lumturisë» është botim i shtëpisë botuese Toena, fitues i Çmimit të Ministrisë së Kulturës, 2013 dhe botuar së fundi në Francë dhe Itali.
Për më shumë shikoni bashkëngjitur.————–
Irena Toçi Drejtore e përgjithshme
Botimet ToenaRruga “M. Gjollesha”K.P. 1420Tirane – AlbaniaTel. ++355 422 40 116Cel. ++355 68 20 677 11 botimet.toena@gmail.comredaksia@toena.com.alirena.toci@gmail.com
www.toena.com.alwww.facebook.com/botimet.toena
https://twitter.com/TOENABOTIME1
www.instagram.com/botimet_toena

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch