Home » Opinione » Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 -gurëthemel i Pavarësisë së Kosovës

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 -gurëthemel i Pavarësisë së Kosovës

Deklarata e dy korrikut 1990 paraqet deklarimin e parë të Kuvendit (komunist) për
pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me
republikat e atëherëshme socialiste në Federatën Jugosllave.
Meqë atëherë isha punëtor i Kuvendit të KSA të Kosovës dhe kishim besim të plotë me
grupin e delegatëve (deputetëve) shqiptarë, të prirë nga Muharrem Shabani, Bajram
Kelmendi, Bujar Gjurgjealo, prof. i nderuar Skender dhe shumë të tjerë, edhe ne disa
kolefë ishim së bashku me delegatët, jashtë sallës dhe ndërtesës, para dyerve hyrëse
të delegatëve, kur u zhvillua ky akt historik që u lexua nga Bujar Gjurgjealo dhe u
mblodhën 111 nënshkrime të tyre. E gjithë kjo u zhvillua në kushte të shtetrethimit
të plotë. Ishin 4 “unaza” rethuese nga forcat policore speciale që Qeveria
Federative e kroatit Ante Markoviq i kishte pasë sjellur kohë më parë në Kosovë.
Mbajë në mend shumë qartë, sikur të kishte ndodhur kjo ngjarje para pak orësh, e jo
që kanë kaluar 24 vjet të plota. Sidomos më kujtoget prania e Christhyne Phon Chol e
verbër me qenin e saj të bujshëm, si përfaqësuese e organizatës për të drejtat e
njeriut, se si u mor nga policët në “bisedë informative”, e shoqëruar nga z. Luljeta
Pula. Në fakt, arëherë kjo zonjë (e verbër) ishte e vetmja përfaqësuese e
institucioneve ndërkombëtare. Por, ajo kishte shpirtin e madh liridashes dhe
dashurinë e madhe për lirinë e njerëzve, që aq shumë ushin shkekur e përdhosur dhe
degraduar bë Kosovën e atëherëshme.
Delegatët e atëhershëm meritojnë respekt she trajtim institucional. Neritat e tyre
nuk mund të krahasohen me ato të deputetëve e sotëm, sepse janë shumëfish më të
larta. Derisa këta janë bërë milionerë dhe nuk kanē asnjë rrezik as për vete dhe as
per familjet e tyre, shumica prej të cilëve shikojnë se sa e si të pasurohen edhe më
tepër, duke e varfëruar skajshmërisht shtetin e brishtë të Kosovës.
Delegatët e atëhershëm reezikuan jetët e tyre dhe të familjeve, duke miratuar para
hundëve të policisë dhe pushtetit Deklaratën e Pavarësisë më 2.korrik 1990, si dhe
Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik.
Lavdi i qoftë veprës së madhe të këtyre burrave e grave heroike që ishin delegatë të
Kuvendit të Kosovës atëherë, e që i vunë gurëthemelin e shtetësisë së Kosovës, duke
rrezikuar veten dhe familjet e tyre dhe duke u detyruar që ta lëshojnë vendin dhe të
jetojnë në mërgim, në kushte tmerrësisht të padenja për pērfaqësuesit e popullit dhe
vetëflijimit të tyre atdhedashës e patriotik.

Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch