Home » Lajme, Vendore » Deklarata e APN-së ngjall reagime te përfaqësuesit e dy kampeve të PDSH-së & video

Deklarata e APN-së ngjall reagime te përfaqësuesit e dy kampeve të PDSH-së & video

Pas deklarimit të Alternativës për Ndryshim se tre këshilltar të PDSH-së kanë kaluar në grupin e këshilltarëve të këti subjekti politik, sot Sami Salihu (kryetarë i grupit të këshilltarëve të PDSH-së) në një intervistë për RTV Aldin deklaroi: Tanimë jemi mësuar me të tilla deklarata shrllatane të APN-së dhe kryetarit të saj dhe të Komunës përderisa luan me ndjenjat e këshilltarëve pa deklaruar as emrat e tyre duke qenë se PDSH numron 14 këshilltarë dhe se në vend se të merret me realizimin e premtimeve që ai ka dhënë gjatë fushatës elektorale, merret me gjëra të pasinqerta dhe aspak serioze për shqiptarët jo vetëm në Preshevë por edhe në tërë Luginën e Preshevës. Në anën tjetër Ragmi Mustafa në intervistë për të njëjtin medium lokal i bëri thirrje këshilltarëve të rebeluar të PDSH-së që ti dorzojnë mandatet parties së “tij”. Të njejtin apel Ragmi Mustafa e bëri edhe para disa ditëve kur në konferenc shtypi shkoi edhe më largë sa që 9 këshilltarët e PDSH-së që nuk e njohin Mustafën për kryetar partie i quajti frikacak, mjeranë dhe tradhëtar.

Shtrohet pyetja se kush e solli “në modë” kontrabandimin në Preshevë? Që nga koha e pluralizmit politik në Preshevë kurr nuk kishte ndodhur që këshilltari i zgjedhur në emër të një partie të aderonë në një parti tjetër. Për herë të parë ishte PDSH dhe Ragmi Mustafa që në mandatin 2008-2012 dhe në mandatin 2012-2016 “blejti” këshilltar nga subjektet tjera. U morën këshilltar nga UDSH-ja, BDL-ja por edhe nga PVD-ja, nga kjo e fundit tre këshilltar të zgjedhur në listën e PVD-së kaluan në PDSH. Atëherë, kryetari i PDSH-së përshëndeti kalimin e këshilltarëve të tjerë në partin e ti dhe e quante akt demokratik dhe vullnet i lirë i këshilltarëve kalimin nga partit tjera në PDSH. Mediumet lokale në Preshevë i kanë edhe video incizimet e këtyre deklaratave të Ragmi Mustafës.
Shtrohet pyetja se pse dikur ishte demokratike dhe vullnet i lirë kalimi i këshilltarëve nga partit tjera në PDSH, kurse sot kur pjesa dërmuese e këshilltarëve të PDSH-së kanë ikur nga ky subjek na qenkan mjeran e tradhëtar? Apo kemi të bëjmë me atë thënjen kur dhelprës ju kishte kallë bishti…/RTP&RTV Aldi/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch