Home » Lajme, PVD » DEKLARATË E KRYESISË SË PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK

DEKLARATË E KRYESISË SË PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK

Pengimi i pjesëmarjes së deputetëve të Kosovës në Konferencën ndërkombëtare ndërparlamentare në Beograd paraqet hap shumë të dëmshëm që është në kundërshtim flagrant me moton qendrore të kësaj Konference që ishte dashur të promovoj idenë se me UE arrihet paqja dhe zhvillimi.
Kur dihet se me aktivitet shumë të rëndësishëm të Këshillit për qeverisje inkluzive të Alex Grigoriev Roinishvili të SHBA – ve kishte pasur takime të suksesshme të parlamentarëve të Serbisë dhe Kosovës është krejtësisht e pakuptueshme që udhëheqja e Parlamentit të Serbisë anulon ftesat për parlamentarët e Kosovës për pjesëmarrje në këtë Konferencë të rëndësishme ndërkombëtare.
Ky vendim i udhëheqjes shtetërore në Serbi seriozisht e dëmton dialogun e Brukselit, e posaçërisht implementimin e marrëveshjeve të arritura në këtë proces me rëndësi të posaçme për ardhmërinë e Serbisë dhe Kosovës.
Kryesia e Partisë për Veprim Demokratik është posaçërisht e brengosur lidhur me veprime të këtilla anticivilizuese, që mjerisht po dëshmojnë për mungesën e gadishmërisë politike për realizimin edhe të marrëveshjeve të arritura, e posaçërisht të marrëveshjes për njohjen e diplomave univerzitare, mosrrespektimi i së cilës po i mbyllë në formën më drastike mundësitë e të rinjëve Shqiptarë në Luginë të Preshevës për t’u punësuar në institucionet publike.
Në këtë atmosferë jodemokratike që është në kundërshtim me parimet themelore parlamentare, përfaqësuesi i vetëm i Shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, nuk do të merr pjesë në zhvillimet e kësaj Konference ndërkombëtare në Beograd.

Në Preshevë, 10.05.2018                                                                                     Kryetari i PVD – së

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch