Home » Lajme, Rajonale » Deklarate e zyres se shtypit Aleanca Popullore

Deklarate e zyres se shtypit Aleanca Popullore

Kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka ka prezantuar dy ditët e fundit kandidatët e kësaj partie në Durrës, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, përkatësisht Zhaneta Saliu, Erjon Softa, Stilian Belishta dhe Arben Duka. Më parë është prezantuar kandidatura e Tiranës, mjeku i njohur Arjan Hamiti, ndërkohë që do vijojnë prezantimet në qarqet e tjera.

Aleanca Popullore, një parti me mbështetje të fortë në komunitetin çam është cilësuar si surpriza e 23 qershorit nga partnerët e koalicionit të majtë. Analistët dhe sondazhet bien dakord që në Fier dhe Vlorë, ku ka përqëndrim të lartë të komunitetit çam AP mund të marrë dy mandate shumë vendimtare në raportin e koalicioneve në këto qarqe, ndërkohë që Z. Dojaka shton se në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, kandidatët e AP-së kanë ndikim dhe mbështetje të fortë lokale.

Veç kauzës çame si gur themeli në projektin politik të AP-së, ne kemi gati disa skema sociale – thotë Dojaka. Dr.Arjan Hamiti në Tiranë, një nga mjekët më të njohur të zonës ku kandidon, është prezantuar në elektorat edhe me një projekt të vecantë për problemet e rënda në sistemin shëndetësor të vendit: “Është një skemë e cila ka në bazë parandalimin duke shmangur kostot e larta të mjekimit të sëmundjeve.

Skema vendos në epiqendër të sistemit komunitar shëndetësor, mjekun e familjes. Ne kemi folur me partnerët e koalicionit, dhe jemi të vendosur të ndikojmë në aplikimin e saj. Skema në fjalë bashkë me një skemë kundër varfërisë ektreme që përfshin ndihmë konkrete dhe të prekshme për mijëra familje shqiptare, të cilën e shpjeguam në Korçë – janë dy nga risitë që kemi prezantuar deri tani nëpërmjet kandidatëve tanë – deklaron kreu i AP-së, Artur Dojaka. Skema e quajtur “kufiri i egzistencës sociale” parashikon vendosjen me ligj të shumës 5 mijë lekë të vjetra për frymë në ditë – si shumë e domosdoshme e egzistenës sociale të çdo individi.

Slogani “Voto për Veten Tënde” nuk është një fjalë boshe – shton ai. Sipas Dojakës, Aleanca Popullore është angazhuar në një projekt elektoral që parasheh vëmendje maksimale pas 23 qershorit emër për emër për secilin votues të saj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch