Home » Lajme, Ndërkombëtare » Deklaratë – KUNDËRSHTOJMË NDËRTIMIN E MINIHIDROCENTRALIT NË HOT

Deklaratë – KUNDËRSHTOJMË NDËRTIMIN E MINIHIDROCENTRALIT NË HOT

Hoti në Plavë-Guci është një vendbanim etnikisht i pastër dhe në të banojnë vetëm shqiptarët autoktonë, përndryshe Hoti në të kalurën e afërt kishte mase 70 shtëpi, ndërkaq si çdo vendbanim tjetër shqiptar në Plavë Guci sot vuan nga plaga e rëndë e mërgimit si rrjedhojë e jo perspektivës dhe politikave diskriminuese nga shteti malazez në 100 vjeçarin e fundit. Hoti i Kujit, si e thërrasin vendorët, njihet edhe si Hoti i legjendave, kjo shprehje tek plavë-guciasit përdoret falë trimërisë që historikisht hotjanët banë në mbrojtje të Plavës e Gucisë si tërësi.

Në New York, më 27 Maj 2017, u mbajt një takim i mërgatës me prejardhje nga Hoti ku muarën pjesë të gjithë përfaqësuesit e vëllazërive të fshatit, dhe u debatua problematika e iniciativës së shtetit malazez për ndërtimin e një minihidrocentrali, që do të shfrytëzojë ujërat e Hotit.
Uji është burim i jetës dhe i ekzistencës.

Mënyra se si do funksionoj ky impiant është paksa e çuditshme dhe e pa pranueshme sepse ky impiant përmes tubacioneve do t’i mbledhi të gjitha ujërat tona, ujëra këto që janë përdorur për pije dhe ujitje të tokave të bukës, livadheve dhe kullosave të fshatit Hot.

Hotjanët, të indinjuar thellësisht për këtë iniciativë të shtetit malazezë dhe komunës së Plavës, njëzëri, nga ky takim, theksuan se janë kundër këtij projekti, pasi ky projekt do të shëmtojë pamjet e natyrës së fshatit tonë, por çka është ma me rëndësi se shteti malazezë këtë projekt po tenton ta implementoj kundër vullnetit dhe duke shpërfillur vullnetin e hotjanve. Realizimi i këtij projekti do të thelloj edhe ma shumë plagën e rëndë të largimit dhe boshatisjes së këtij vendbanimi nga shqiptarët autoktonë.
Shteti i Malit të Zi dhe komuna e Plavës nuk mund të sjellin dhe nuk do t’i lejojmë që të sjellin vendime kundër vullnetit tonë, sepse edhe sot si gjatë historisë hotjanët nuk lejuan dhe nuk lejojnë nëpërkëmbjen nga askush. Nëse bota e civilizuar sot mbron natyrën dhe ujërat atëherë vallë pse kjo e drejt elementare po shkelet dhe cënohet për shqiptarët autoktonë të Hotit, nga një shtet që pretendon të jetë pjesë e botës së lirë dhe demokratike evropiane.

Ne do të kundërshtojmë këtë nismë në çdo instancë qoftë lokale apo më të larta shtetërore, por edhe në qarqe ndërkombëtare, për të mbrojtur tokat dhe pasuritë tona, për të parandaluar vënien në jetë të këtij projekti famëkeq.

Askush, as qeveri e as individ nuk mund të sjellin vendime për pasuritë tona shekullore, pasuri këto që me shekuj i kemi ruajtur dhe mbrojtur nga çdo pushtues dhe do i mbrojmë edhe sot.

MËRGIMTARËT
NGA HOTI NË PLAVË-GUCI

New York, 12 Qershor 2017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch