Home » Lajme, Rajonale » Deklarate per shtyp e Levizjes Came ne lidhje me Deklaraten e Liderit te PS per Ceshtjen Came

Deklarate per shtyp e Levizjes Came ne lidhje me Deklaraten e Liderit te PS per Ceshtjen Came

Lëvizja Çame shpreh vlerësimin e saj në lidhje me deklaratat e fundit të
Partisë Socialiste për përqasjen e tyre për Çështjen Çame.

 

Prej kohësh ka lindur nevoja për një vizion të ri të të parit dhe të
trajtuarit të kësaj Çështjeje nga ana e të gjithë faktorëve politik të
rëndësishëm në vend.

 

Mbështesin fuqishëm idenë për përdorimin e instrumentave europian të
trajtimit dhe kërkimit të së drejtës për Çështjen Çame. Instrumenta që me
aq bujë janë bërë publikë nga aktorë të ndryshëm politikë, por rezultuan
vec flluska sapuni për përdorim të ngushtë partiak.

 

Lëvizja Çame vlerëson se ka ardhur koha që Politika Shqiptare duhet të
krijoj së pari një Konsensus të gjerë për mënyrën e trajtimit të kësaj
Çështjeje përtej përfitimeve politike, duke u fokusuar gjithmonë në
Çështjen Kombëtare Shqiptare dhe vënien në vend të të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut të mohuara këtij komuniteti.

 

Lëvizja Çame shprehet e gatshme të organizojë takime të komunitetit Çam me
Partinë Socialiste për të diskutuar mënyrën për aprovimin e Rezolutës për
Çështjen Çame dhe gjithashtu të diskutojnë për ndihmën që.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch