Home » Lajme, Rajonale » Deklarate per shtyp e Levizjes Came ne lidhje me Rezoluten per Camerine!

Deklarate per shtyp e Levizjes Came ne lidhje me Rezoluten per Camerine!

Idrizi dhe komuniteti Çam tashmë janë të ndarë nga një hendek i
thellë. Ai kërkon drejtori, Ne kërkojmë vetëm Rezolutën. 

· Presioni i Idrizit sot është thjesht retorik boshe. Sot nuk ka më
vend për retorika por për veprime.

· Lëvizja Çame dëshiron të qetësoj dhe të siguroj gjithë
komunitetin Çam se i pari veprim politik i joni të jetë pikërisht
Prezantimi i Rezolutës për Çamërinë në Parlamentin e ardhshëm

Duke marrë shkas nga mbledhja e djeshme e Komisionit të Punëve të Jashtëmë,
të Parlamnetit të Shqipërisë për shqyrtimin e Rezolutës për Çështjen Çame,
Lëvizja Çame e konsideron të nevojshme ti drejtohet të gjithë faktorëve
politik vendimmarrës me një kërkesë publike;

Lëvizja Çame ju bën thirrje Partive Politike prezente në Parlamentin e
Shqipërisë ta votojnë pa asnjë hezitim dhe vonesë Rezolutën Çame si shenjë
e pastër e një Shqiptarizmi Politik dhe një borxh që ne të gjithë së bashku
i kemi historisë sonë.

Lëvizja Çame ju bënë thirrje që gjatë vendimmarrjes për ta votuar apo jo
Rezolutën për asnjë moment të mos ngatëroni Rezolutën për Çamërinë me
personazhin Idrizi dhe shpurën e tij.

Jemi të ndërgjegjshëm që ndiheni të përdorur politikisht dhe mund të
perceptoni se i vetmi që tenton të përfitoj elektoralisht nga aprovimi i
kësaj rezolute do të jetë Idrizi. Jemi të ndërgjegjshëm që një rezolutë për
të pasur maksimumin e impaktit politik duhet të sillej për shqyrtim në
ditët e para të këtij legjislacioni dhe jo në ditët e fundit të tij.

Ne si përfaqësues të Komunitetit Çam i kemi drejtuar dhjetra thirrje
z.Idrizi për ta prezantuar këtë rezolutë në fillimet e kësaj legjislature
dhe në fillimet tij si lider i vet shpallur i çamëve.

Edhe ne e kuptojmë po ashtu si Ju, se prezantimi i kësaj rezolute prej 13
rreshtash tani përpara fushatës elektorale, në mungesë të konsultimit si me
komunitetin tonë Çam ashtu edhe me faktorin politik në vend, është një
tradhëti e madhe që i bëhet komunitetit tonë në rradhë të pare dhe
jo-luajalitet politik ndaj jush në rradhë të dytë.

Ne i kërkuam z.Idrizi të mos negocionte me Qeverinë asnjë marrëveshje
politike pa përcaktuar fillimisht mënyrën sesi do të trajtohej Rezoluta dhe
Çështja Çame.

Komuniteti ynë i kërkoi me insistim z. Idrizi të Mos negocionte dhe të Mos
merrte në përgjegjësi administrative drejtori si ato të zhavoreve,
patentave, barnave dhe të tjera drejtori që nuk kanë asgjë të përbashkët më
Kauzën tonë. Komuniteti Çam kërkonte dhe kërkon Rezolutën si dhe hapa të
tjerë konkret që cojnë drejt zgjidhjes së Çështjes Çame.

Idrizi dhe komuniteti Çam tashmë janë të ndarë nga një hendek i thellë. Ai
kërkon drejtori, Ne kërkojmë vetëm Rezolutën.

I merrni të gjitha mbrapsht cfarë keni dhënë deri më sot dhe do të shihni
sesi vetëm një njeri i vetëm do të trishtohet. Votoni rezolutën dhe do të
shihni të lumtur 250 mijë shqiptar të Çamërisë kudo që ndodhen ato nëpër
botë. Bëjmë këtë me dije për të gjithë forcat politike se Idrizi dhe Çamët
tashmë janë dy gjëra që nuk kanë më asnjë lidhje me njëra tjetrën.

Komuniteti i kërkoj Idrizit ta kushtëzonte prej kohësh votën e tij si dhe
të deputetit tjetër përfaqësues të PDIU në Parlament. Ne ndihemi po ashtu
si edhe Ju, të cuditur por dhe të zhgënjyer që dy deputetët tanë i kanë
siguruar kuorumin këtij Parlamentit dhjetra herë (përfshi këtu votimin për
marrëveshjen e Ujërave me Greqinë, etj) ndërkohë që nuk kishin siguruar
konsesusin politik të nevojshëm për Rezolutën si dhe cdo problem tjetër që
con drejt zgjidhjes së Çështjes Çame.

Presioni i Idrizit sot është thjesht retorik boshe. Sot nuk ka më vend për
retorika por për veprime.

Lëvizja Çame kërkon të votoni pa asnjë hezitim Rezolutën për Çamërinë duke
vënë kështu në vend të drejtat dhe dinjitetin e mohuar deri më sot.
Përfituesi real prej kësaj rezolute është Kombi Shqiptar në përgjithësi dhe
komuniteti Çam në mënyrë të veçant.

Lëvizja Çame dëshiron të qetësoj dhe të siguroj gjithë komunitetin Çam kudo
që ndodhet se votat tuaja në mandatin e ardhshëm qeverisës nuk do të
shkëmbehen me favore e tendera.

Lëvizja Çame ju siguron që votat tuaja do të bëjnë të mundur që i pari
veprim politik i joni të jetë pikërisht Prezantimi i Rezolutës për Çamërinë
në Parlamentin e ardhshëm. Do vijojmë me nisjen pa asnje ditë vonesë të
zgjidhjes juridike ndërkombëtare të cështjes sonë, do të kërkojmë
përfaqësim në Ministrinë e Punëve të Jashtme apo përfaqësit tona
diplomatike për të loobuar realisht për kauzën tonë. Dhe të gjithë ne së
bashku do të marrim vendime të hapura dhe konsensuale për sjelljen tonë
politikë të mëtejshme.

Lëvizja Çame kërkon mbështetjen tuaj për këto objektiva. Ne kërkon të
gjykoni këdo pretendon se del në mbështetjen tuaj pikërisht prej raportit
të tij në përmbushjen ose jo më sukses të tyre.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch