Home » Lajme, Politikë, Rajonale » DEKLARATË PËR SHTYP E “SENATIT ÇAM”

DEKLARATË PËR SHTYP E “SENATIT ÇAM”

– SHPALLET KANDIDATI PËR DEPUTET I LËVIZJES CAME PËR QARKUN E FIERIT
– KOMUNITETI CAM I FIERIT UNIFIKOHET NË MBËSHTETJE TË KANDIDATIT NIMET
MUSAJ
– LËVIZJA CAME NIS TURIN E FITORES ME SYNIMIN PËR TË FITUAR NGA 3 DERI 5
DEPUTET NË ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE.

Lëvizja Çame në një aktivitet festiv, gjithëpërfshirës dhe masiv, ku në prani të më shumë se 1.000 përsonave, shpalli sot në qytetin e Fierit,
kandidatin e saj për deputet në këtë qarkë. Kandidati që do të përfaqësoj Lëvizjen Çame në këtë qark në zgjedhjet e ardhshme do të jetë z. Nimet Musaj.

z. Musaj deklaroj që do të punoj me mish dhe me shpirt për fitoren dhe suksesin e Çamërisë pa devijuar kurrë dhe për asnjë rast nga misioni i tij fisnik.

Komuniteti Çam i Fierit me pjesëmarrjen masive të tij konfirmoj sot mbështetjen pa rezerva për djalin e tyre, z. Musaj dhe deklaruan që do ashtu, të gjithë së bashku do të vijojnë fushatën për të garantuar fitoren e padiskutueshme.

Lëvizja Çame u shpreh sot ndërmjet kryetarit të saj, z. Artur Dojaka se festa e fitores sapo ka filluar. Sot është dita e parë ku të gjithë në clirohemi nga pengje, premtime dhe mashtrime të së shkuarës për të ndërtuar
një të ardhme të paqshme, të sukseshme dhe afër Çamërisë sonë.

Lëvizja Çame është e gatshme dhe ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësit historike për ta kthyer këtë fitore jo vetëm në mandate deputetësh por nënjë zgjidhje reale dhe përfundimtarë të kauzës sonë Çame.

Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me cdo individë, forcë apo institucion i cili është i përkushtuar ndaj Çështjen Kombëtare Shqipëtare dhe ka synime konkrete dhe serioze në përmbushjen e këtij misioni.

Jemi gati të përballemi me Historinë, të kryejmë me sukses pjesën tonë dhe të sigurohemi se do ta përmbushim me sukses amanetin tonin, theksoj z. Dojaka.

Lëvizjes Çame sot ju bashkëngjit profesori edhe historiani i nderuar z. Hajredin Isufi. Z. Isufi theksoj që ndihet i lumtur ti bashkohet një grupi me motive të qarta patriotike, që është i hapur të pranoj në gjirin e vet
intelektual jo vetëm për ti pasur për fasadë por për të udhëhequr mendimin dhe veprimin patriotik të kësaj Lëvizjeje. I zhgënjyer nga përfaqësimi i mëparshëm dhe rezultatet negative profesor Isufi vjen sot si një vlerë e shtuar e Lëvizjes sonë.

Fjala e plotë e Kryetarit Artur Dojaka:

Vllezër dhe Motra,

Miq e të ftuar,

 

Nuk eshte rastësi që gjendemi të mbledhur këto sot. Me dhimbje i dëgjova parafolësit dhe sinqerisht ndihem i prekur nga cka dëgjova. Sepse përjetimet e tyre janë fatëkeqësisht të njëjtat me ato të secilit prej nesh.

 

Kemi vite që përpiqemi për Camërinë tonë dhe ende ndihemi shumë larg saj.

Të ashtuquajturit përfaqësuesit tanë, Na premtuan Camërinë, Na thanë që do të shkonim së shpejti në Camëri, madje u caktua edhe 27 Qershori i vitit të kaluar që do të mblidheshim në Gumenicë, na premtuan që të moshuarit tanë sdo ti ndalonte më njëri në kufi, madje na thanë që të gjithë sëbashku të organizuar me autobuzë do ti conim ata drejt e në Camëri, Premtuan që këtë Vit të Ri do të ishte gati Memoriali i Varrezave të Kllogjerit, shtëpia e Hasan Tahsinit dhe shumë fjalë e premtime të tjera si këto, vecse për konsum publik.

 

Premtuan që progresi drejt Camërisë do të ishte i pakthyeshëm dhe do të ishte i prekshëm për të gjithë.

 

A shihni ju që të jetë bërë ndonjë hap drejt zgjidhjes së Çështjes Çame!? Unë them jo. Nuk është bërë një ecje e menduar mirë dhe rezultative në zgjidhjen e kësaj plage të rëndë.

 

Në këto ditë entuziazmi për të festën e 100 vjetorit të Shqipërisë, kemi ende një peng shumë të madh, që është Çamëria.

 

Ky peng dhe ky amanet i prindërve tanë nuk po mbahet, jo vetëm për shkak të rrethanave të rënda historike, por edhe për shkakun tonë. Unë jam pjesë e këtij komuniteti të madh në Shqipëri dhe ju kujtoj se ne, çamët, jemi një komunitet shumë i madh dhe shumë vital.

 

Mjafton t’ju kujtoj se shumica e prindërve tanë erdhën në Shqipëri, nga tokat e tyre në Çamëri, vetëm me rrobat e trupit…! Kanë kaluar rreth 70 vite dhe tashmë, çamët janë të integruar në çdo aspekt. Janë mjekë, juristë, bankierë, zanatçinj dhe biznesmenë shumë të mirë.

 

Anëtarët e komunitetit tonë i gjen tashmë, në çdo parti, grupim politik, shoqëror dhe ekonomik. Kemi shumëçka të mendojmë ndryshe nga njëri-tjetri, por ajo që na bashkon është AMANETI për tokën tonë, Çamërinë.

 

Për këtë amanet duhet të punojmë që të gjithë.

 

Përfaqësimi politik të këtyre tre viteve nuk ka humbur vetëm kohën, por ka humbur edhe rrugën drejt Çamërisë.

 

PDIU është atrofizuar, sepse strukturat nuk ekzistojnë, partia e gjitha ka mbetur në duart dhe sirtaret e zotit Idrizi dhe ky i fundit bredh me vulë në xhep. Mes nesh ka djem e vajza shumë të zotë, inteligjentë dhe dinjitozë që do të na përfaqësojnë denjësisht në çdo fushë.

 

Ne, në këto tre vitet e fundit, patëm rastin të kishim përfaqësim politik direkt në Kuvend, por a e kanë bërë detyrën e tyre zotërinjtë përfaqësues? Unë them jo. Ajo që ata bënë, jo vetëm që nuk përmbushi pritshmërinë që kishte komuniteti, por në shumë raste është një kthim mbrapa.

 

Ne, çamëve, nuk na duhen fjalime patetike në Kuvend, por aksionet konkrete. Aksion që do të thotë, presion pozitiv dhe lobim nga të gjitha krahët politikë për Cështjen Came. Zoti (Shpëtim) Idrizi flet akoma pas 3 vjetëve si turist i çështjes çame dhe jo si njeriu i cili është përgjegjësi kryesor përpara komunitetit për dështimin e deritanishëm.

 

Ai flet për zgjidhje të çështjes sonë dhe vetëm mbas tre vjet e gjysmë heshtje dhe dhjetra thirrjeve publike të komunitetit tonë nëpërmjet Lëvizjes Came, papritur Idrizi na vjen me një “surprize” ne xhep, që siç duket nga të gjitha gjasat është një produkt personal, ashtu si edhe xhepi i tij.

 

Ky vendim aspak transparent i Idrizit nuk shoqërohet qoftë edhe me një vendimarrje pro-forma nga Partia pa struktura që ai drejton apo me ndonjnë spjegim të vogël mbi autorët e rezolutës dhe grupin e punës nëse ndonjë herë ka egzistuar një i tillë.

 

Rezoluta për Çamërinë është një çështje me shumë rëndësi në Komunitetin Çam. Nuk jemi në dijeni të asnjë diskutimi të hapur me Komunitetin dhe përfaqësuesit e tij. Nuk jemi në dijeni të jenë thirrur aktorët dhe faktorët e rëndësishëm të këtij Komuniteti për t’u konsultuar, apo ndarë së bashku me ta mendimet për mënyrën dhe variantin më të mirë të mundshëm të kësaj Rezolute. Ndërkohë mungojnë konsulencat me ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, diplomatë, historianë, politikanë etj.

 

Me keqardhje vërejmë se u deshën mbi tre vjet e gjysëm për të përgatitur 13 rreshta. A është Idrizi i paaftë sa ti duhet kaq kohë në dispozicion për të shkruar një draft të tillë?

 

Nëse po, për analogji asnjë nga ne nuk besojmë të jetë i gjallë e të presë një hap konkret drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje, pasi koha që do ti duhet Idrizit në këtë rast do ti kalojë disa breza.

 

Përse nuk e paraqiti këtë rezolutë kur ajo të kishte një mundësi reale për t’u votuar në Parlament? Përse nuk u kushtëzua kjo rezolutë me shkëmbimin e votave të dy deputetëve të PDIU-së të cilët kanë votuar gjithshka, ç’duhej e ç’nuk duhej votuar në këto vite?

 

Deputetët e PDIU-së i kanë siguruar Parlamentit me votat e tyre dhe kuorumin për ligjin e censusit, kufirin detar, votimin për Presidentin e kryeprokurorin, si dhe shumë ligje të rëndësishme të këtij Parlamenti.

 

Për votat e tyre zotërinjtë nuk kanë vënë asnjë herë si kusht Rezolutën Çame, apo ndonjë çështje tjetër të rëndësishme për Komunitetin. Përkundrazi, janë orientuar drejt tenderave dhe një morì drejtori matrapazësh të cilat tashmë përbejne thelbin e aksionit politik te drejtuesve te PDIU-së.

 

Tashmë që retorika nacionaliste është rritur kaq shumë nga të gjithë faktorët politikë në vend Idrizi ndihet totalisht i sfumuar në mos egzistencën e tij politike? Mos ndoshta veprimet konkrete dhe deklaratat e drejtuara atij së fundmi nga Komuniteti Çam po e detyrojnë atë që për sy e faqe të paraqesë me urgjence një draft të tillë?

 

Parlamenti Europian po i kërkon Shqipërisë me anë të një amendamenti të veçantë të ulë retorikën nacionaliste, gjithashtu aletati ynë më i madh SHBA kërkon të njëjtën gjë. Ky është momenti më i volitshëm sipas Idrizit për ta paraqitur këtë draft rezolutë?

 

Të gjitha këto argumenta na bëjnë të besojmë që makiazhi i rradhës i Idrizit vjen shumë vonë, në një moment delikat për vendin tonë në raport me ndërkombëtarët dhe mbi të gjitha jo për qëllim patriotik apo parimor të tij.

 

Komuniteti Çam, ashtu si edhe politika shqiptare nuk mund të gënjehet nga pseudo patriotizmi i Idrizit. Mister është fakti se cilët kërkon ai të mashtrojë me këto lëvizjet e fundit në mandatin e tij të fundit.

 

Komuniteti Çam në vite e ka përgatitur draft-rezolutën për Çamërinë dhe e ka atë si një gur të rëndësishëm në themelin e tij.

 

Lëvizja Çame jo më kot e ka denoncuar paaftësinë e Idrizit që në tre vite e gjysëm e la në harresë një çështje kaq të rëndësishme të Komunitetit tonë. Levizja Çame konsideron tepër të rëndësishëm miratimin e çdo Rezolute që dënon genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe i kthen atyre të drejtat e plota sipas konventave ndërkombëtare.

 

Vllezër,

 

Ta themi hapur dhe Pa hezitim, Lëvizja Came mbështet fuqimisht cdo rezolutë për Çamërinë pa asnjë mëdyshje.

 

Ajo që na mbush zemrën me hidhërim është keqpërdorimi i Cështjes Came për përfitime personale dhe elektorale pa marrë parasysh dëmin që na sjell të gjithëve ne si komunitet.

 

Themi hidhërim, sepse mesa po duket nëse dëshiron të shkatërosh përfundimisht një proces thjesht paraqite në mënyrë të gabuar dhe në kohën e gabuar.

 

Rezoluta nuk është një cështje inati apo kokëfortësie. Rezoluta është një amanet që nuk mund të përdoret për të shpëtuar gjendjen mjerane, politike në të cilën ndodhet lidërshipi i PDIU-së.

 

Rezoluta është aq e shenjtë për ne dhe komunitetin tonë sa duhet të jesh totalisht i papërgjegjshëm ta përdorësh atë sa për të larë gojën karshi komunitetit, pa qënë i sigurt për mbarëvjatjen e saj.

 

Andaj Lëvizja Came nuk do të hezitoj, të kundërshtoj çdo përdorim të Rezolutës Çame apo çështjeve të tjera të rëndësishme të Komunitetit tonë për interesa elektorale nga kushdo qoftë.

 

Nëse e mbani mend Idrizin, në fillimet e tij si turist në PDIU, përsëriste pa pushim nja 2 a 3 fjali standart që koha e tregoj që ishin thjesht trillime. Bënte be e rrufe ky individ që sdo të bënte marrëveshje me askënd që në thelb nuk do të bazohej tek Çështja Kombëtare dhe ajo Came. Do të bënte cdo përpjekje për të krijuar konsesus dhe të merrte aprovimin e partive parlamentare për të aprovuar Rezolutën Çame.

 

Ku gjendemi sot vllezër? Sot vëmë re që konsesusi i partive të mëdha akoma nuk është shprehur dhe kjo pritje po zgjat.

 

Sot vëmë re që të gjitha negociatat e këtij individi me qeverinë kanë qënë thjesht për drejtori dhe matrapazllëqe, për të emëruar miqtë e tij, ustallar të vjetër të doganave dhe tatimeve. Kjo sjellje e ka përbaltur komunitetin tonë Cam dhe nuk ka shërbyer aspak për arritjen e një konsesusi ndërmjet forcave politike për rezolutën came.

 

Komuniteti Cam mezi e priste aprovimin e kësaj rezolute ndërkohë që Idrizi impenjohej më mish e shpirt për patenta e zhavore, drejtori barnash.

 

Lëvizja Came ka më shumë se një vit e gjysmë që e ka ngritur zërin, duke kërkuar të mos devijohej nga misioni dhe amaneti ynë.

 

Idrizi nuk na dëgjoj. Madje i quajti herezi këshillat dhe sygjerimet tona. I udhëhequr nga marria e përfitimit personal nuk pranoi kurrë të diskutonim hallet dhe problemet e komunitetit tonë, madje na shpalli edhe Armiq.

 

Armiq se ja tham në sy që ke devijuar, se i tham në sy që jemi këtu për Camërinë dhe jo të bëhemi pjesë e pazareve të tija personale.

 

Armiq se nuk pranuam të bëheshim peng apo pjesë e Xhepit të tij.

 

Nga fjalët te veprat ka një ndryshim shumë të madh, në veçanti kur bëhët fjalë për një personazh si zoti Idrizi. Ju kujtohet studioja ligjore e huaj që do mbronte çështjen çame? Ku është tani? Shpëtim Idrizi e di, por edhe ne e dimë të vërtetën. Është mirë që ai ta sqarojë se përse keqpërdori emocionet e komunitetit çam për një çështje kaq të ndjeshme!

 

Ndërkohë që ne prisnim Idrizin të ndërkombëtarizonte çështjen tonë, jemi të sigurt që zotin Idrizin në institucionet europiane e njohin jo për çështjen çame, por për votën pro regjimit të Azarbajxhanit që binte ndesh me Konventën e të Drejtave Themelore të Njeriut.

 

Presioni i zotit Idrizi, se do të japi dorëheqjen, nuk i vlen askujt. Çështja çame është shumë më e madhe se karriera e tij politike dhe ky lloj përbetimi është një turp i madh, është një lloj përgjumje në të cilën ai tenton të vendosë komunitetin për të mos t’i kërkuar llogari për gjithë këto vite të humbura.

 

Ne, si Lëvizje Çame, e shikojmë këtë qëndrim të Shpëtim Idrizit si një dredhi të rradhës dhe si rrjedhojë edhe deklarimin e tij se do bëhet theror nëse nuk miratohet rezoluta came deri në dhjetor.

 

Çështja Çame është një nga çështjet thelbësore kombëtare, andaj dhe çdo emër i përveçëm është një hiç përpara saj. Kjo çështje është shumë më e madhe se Shpëtimi, Arturi, apo çdokush tjetër, sepse është një AMANET që po kalon nga brezi në brez dhe ne duhet të bëjmë vetëm detyrën tonë në shërbim të tij. Zoti Idrizi nuk tremb dot askënd me këtë “kërcënim”.

 

Dorëheqja, ashtu si dhe çdo përpjekje tjetër e tij, nuk janë më shumë se një flluskë sapuni. Ne, si Lëvizje Çame, duam t’i japim këtij proçesi rrugën e zgjidhjes. Jam i sigurtë se në rrugën tonë edhe Shpëtimi do ndjehet më mirë, të paktën shpirtërisht. Do t’i jepja pak të drejtë nëse Zoti Idrizi do ishte më dinjitoz, nëse ai do t’i bënte thirrje komunitetit çam që të protestonte para Kuvendit derisa rezoluta çame të miratohej.

 

Idrizi tashmë e ka treguar se nuk është politikan i aksionit patriotik dhe social, por bën thjesht pazare meskine personale për të cilat ne, si çamë, jemi shumë të indinjuar dhe të fyer. Në këtë rast, nuk është dorëheqja akti final i larjes së duarve më komunitetin tonë. Z. Idrizi duhet të dalë dhe të japë llogari për dëmin që i ka shkaktuar çështjes çame në gjithë këto tre vite të humbura.

 

Miq,

Nëse ju kujtohet, ishte PDI e më pas PDU dhe tani është një forcë e vetme PDIU. Por, a po plotëson kjo parti pritshmëritë e komunitetit? Unë mendoj që jo, dhe nuk jam i vetëm në këtë mendim, janë me mijëra e dhjetra mijëra çamë që e shohin në mes të ditës se si AMANETI këmbehet me para. Po, po, me para!

 

Këta individë e kanë bërë pis gjithë përpjekjen e komunitetit për zgjidhjen e çështjes sonë të përbashkët. Ne nuk i shikojmë aspak drejtuesit PDIU-së në krye të aksionit politik për çështjen tonë. Kjo parti është kthyer në parti qokash dhe pazaresh për një vend pune, etj.

 

Vllezër dhe motra,

Akoma dhe sot nuk kemi një rezultat të prekshëm, i cili të jetë lehtësisht i vlerësueshëm, si në anën cilësore të arritjes së tij, po ashtu edhe në anën sasiore të përfituesve nga komuniteti ynë.

 

Nuk vihet në diskutim se edhe drejtuesit e PDIU-së që na e humbën kohën gjithë çamëve, e duan zgjidhjen e çështjes sonë të përbashkët. Nuk është sukses të bësh një hap para, që ishte formatimi politik-elektoral i komunitetit tonë e më pas të bësh 99 hapa pas, duke bërë pazar me votat e çamëve.

 

Ky nuk është sukses, por dështim shumë i rëndë në rastin më të mirë dhe një tradhëti e madhe, në rastin më të keq.

 

Besoj se pas këtij shpjegimi përgjigjia se përse ne, komuniteti çam, krijuam Lëvizjen Çame, është e qartë. Ne duam që çështja çame të ringjallet. Deri më tani është keqpërdorur për efekte elektorale, konjuktura të çastit dhe përvetësime personale.

 

Në këtë situatë të vështirë në të cilën gjendemi Lëvizja Çame vjen si një lëvizje patriotike brenda komunitetit të shqiptarëve të Çamerisë. Kjo Lëvizje është krijuar për të promovuar dhe çuar përpara faktorin politik të këtij komuniteti.

 

Komuniteti i ynë, duke e parë veten të pa-përfaqësuar politikisht dhe të nëpërkëmbur nga të vetshpallurit përfaqësues të tij, vendosi të krijojë këtë Lëvizje brenda tij. Ne nuk duam të bëhemi pazarxhinjtë e rradhës, por të ndreqim përfaqësimin tonë politik. Synimi ynë nuk është pushtet dhe para.

 

Ne duam që të çojmë në rrugën e duhur energjitë dhe përpjekjet e përbashkëta për çështjen tonë të madhe. Ne jemi kudo në mbështetje të përpjekjeve për çështjen çame dhe në vijën e parë të përpjekjes për të krijuar një front të gjërë mbarëkombëtar për Çamërinë.

 

Të tronditur nga Lëvizja Came janë vetëm ata individ që abuzojnë me çështjen tonë.

 

Ata që energjitë dhe dëshirat e shumë çamëve i keqpërdorën dhe i kthyhen në Pazar. Ata po, nuk ndjehen aspak rehat sepse te NE dhe idealet tona shohin një pasqyrë që ju tregon se sa të shëmtuar dhe të përbaltur e kanë imazhin e tyre.

 

E si mund të tallesh me Çamërinë?! Ai është një amanet i madh, amanet gjaku, të cilin të gjithë e kemi në dejet tona brez pas brezi.

 

Lëvizja Çame është krijuar për të vënë në lëvizje gjithë kauzën tonë. Sot jam unë në krye, nesër do të jetë dikush tjetër dhe kështu me rradhë derisa të arrijmë më të mirën për Çamërinë tonë. Ne jemi shumë, shumë më shumë se ç’mund të mendohet sepse nuk jemi një grupim njerëzish me interesa të ngushta, por jemi të lidhur me një AMANET të përbashkët, “Çamëria është e jona”.

 

Ne jemi këtu për të ndërtuar dhe vënë në jetë një proces, i cili do të shërbejë si rregullator për përfaqësimin tonë politik në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të hartojmë dhe zbatojmë një strategji shumë të qartë dhe efikase për çështjen tonë.

 

Synimet tona janë shumë më larg dhe shumë më të mëdha se një proces zgjedhor, se zgjedhjet e 2013 apo edhe më tej. Ne jemi bijtë e atyre që pritën me dekada për të riparë shtëpitë, ullinjtë, rrugët e burimet ku ata pinë ujë të vegjël. Nuk ka asnjë lidhje mes detyrimit, mallit të papërshkruar dhe zgjedhjeve të 2013.

 

Votimet e ardhshme janë një hap të cilin ne s’duhet ta hedhim gabim. Komuniteti çam duhet të përfaqësohet me figurat më të mira, më të përgatitura, më të shkolluara dhe më të panjollosura në Kuvend. Të bashkuar mbi këto parime mund të arrijmë atë çka pret komuniteti ynë nga përfaqësimi i tij politik. Kjo çështje nuk ecën më përpara me përfaqësimin aktual, çështja jonë tani kërkon “ajkën” e burrave të këtij komuniteti për t’i dalë për zot.

 

Komunitetit çam i mungon vetëm Çamëria. Ne jemi të aftë të rregullojmë gjithçka, jetën dhe punën tonë. Ne jemi prezent në çdo fushë, por ajo që na mbetet peng është atdheu ynë, tokat tona, shtëpinë tona, varret e të parëve tanë.

 

Çështja jonë e ka një zgjidhje dhe ajo duhet arritur. Ne duhet të dalim nga folklorizmi sa për sy e faqe dhe të bëjmë hapa konkrete drejt saj. Duhet të fillojmë që të bindim vëllezërit tanë këtu në Shqipëri që të miratohet rezoluta çame. Ne nuk na duhen targa e pazare, por na duhet diplomacia.

 

Ne duhet të luftojmë që të kemi bijtë tanë më të mirë në krye të diplomacisë, në mënyrë që të jenë ata që të flasin ashtu siç duhet për të treguar dhe kërkuar të drejtat tona. Ne thjesht duhet të ecim në rrugën e duhur dhe nuk kemi më kohë për të humbur me ankthet dhe makthet e ndonjë individi rrugëhumbur, që në panik po na bën dëm çdo ditë e më shumë. Koha nuk pret, Çamëria ka nevojë për ne dhe i duhemi sot!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch