Home » Lajme, Opinione » Deklaratë publike

Deklaratë publike

Unë Nehat Hyseni, deklaroj publikisht se E TËRHEQ VOTËN TIME PËR VJOSA OSMANIN, si kandidate e LDK-së për kryeministre të Republikës së Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2O19.

A r s y e t i m

Meqë vota ime u tradhëtua, unë e tërheq votën time për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e fundit parlamentare, sepse ajo na mashtroi në mënyrë të paskrupulltë dhe na tradhëtoi, duke i shkelur premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore dhe e shkeli paturpësisht vizionin rugovian dhe Programin Politik të LDK-së, duke u radhitur në luftën e paskrupulltë të VV-së dhe liderit antirugovis e neokomunist, Albin Kurtit.Zonja Vjosa Osmani është duke vepruar për një kohë të gjatë kundër LDK-së, por ne ia falëm, madje e vlerësuam si të ‘guximëshme dhe parimore’, deri në momentin kur ajo doli krejtësisht zbuluar në misionin e saj antirugovist dhe kundër Programit politik të kësaj partie, duke votuar më 25 mars kundër shkarkimit të Qeverisë Kurti dhe Albin Kurtit si kryeministër. Gjithashtu, ajo refuzoi që ta kryesoj seancën e Kuvendit të Kosovës, si kryetare që ishte emëruar në emër të LDK-së, më 3 qershor 2O2O si bojkotim të zgjedhjes së Qeverisë Hoti të LDK-së.Vjosa Osmani nuk u mjaftua me këtë arrogancë dhe pafytyrësi, por deklaroi në media qëndrimin e saj anti LDK, si dhe qëndrimin shovinist ndaj grupeve parlamentare të minoriteteve që mbështesin Qeverinë Hoti, duke bërë vepër penale që dënohet rëndë me ligjet në fuqi (nga 6 muaj-6 vjet burg) dhe dëmtoi rëndë imazhin demokratik të Republikës së Kosovës në botë. Shpresojmë se me këtë do të merren organet e drejtësisë dhe konsideroj se duhet nisur urgjentisht procedura për shkarkimin e sajë nga pozita e kryetares së Kuvendit të Kosovës.Qëndrimi i saj antiamerikan dhe sjellja arrogante ndaj SHBA-ve, si partnerin tonë strategjik që na solli lirinë dhe Pavarësinë, dëmton rëndë imazhin e Republikës së Kosovës dhe ardhmërinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch