Home » Lajme, Politikë » Delawie: Uashingtoni nuk do të pranojë gjithçka që vjen nga Thaçi e Vuçiq

Delawie: Uashingtoni nuk do të pranojë gjithçka që vjen nga Thaçi e Vuçiq

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kërkojnë që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë një që buron nga palët në negociata, por kjo nuk do të thotë se Uashingtoni do të pranojë gjithçka që vjen nga presidentët Thaçi e Vuçiq.

Kështu ka thënë ambasadori amerikan, Greg Delawie, në intervistën për “Kohën Ditore”.

“Ne nuk kemi thënë se do të pranojmë gjithçka. Ne kemi thënë se do ta shqyrtojmë zgjidhjen e propozuar dhe se do të shprehim shqetësimet tona nëse do t’i kemi”, ka thënë Delawie.

Më tutje, ai ka theksuar se edhe “zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme, e pranuar nga qytetarët e dy vendeve, duhet t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit, në vend se ta dobësojë stabilitetin e rajonit”.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch