Home » Lajme, Ndërkombëtare » Delegacionet nga Kosova dhe Serbia pritet të takohen në Bruksel për të biseduar rreth marrëveshjes për telekomin dhe për energjinë

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia pritet të takohen në Bruksel për të biseduar rreth marrëveshjes për telekomin dhe për energjinë

Kështu ka mësuar “Koha Ditore” nga burime diplomatike evropiane, të cilat kanë rikujtuar se gjetja e një zgjidhjeje për këto dy tema është edhe kërkesë e qartë që del nga Marrëveshja e arritur ndërmjet dy kryeministrave, më 19 prill. Sipas Marrëveshjes Kosova dhe Serbia duhet të intensifikojnë diskutimet rreth telekomit dhe energjisë, në mënyrë që deri më 15 qershor të përmbyllen. Për këtë arsye delegacioni i Kosovës, që pritet të udhëhiqet nga zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri, e në të cilin pritet të ketë edhe ekspertë nga këto fusdha, do të diskutojë me kolegët nga Serbia. Disa diplomatë evropiane kanë thënë se palët kanë qenë edhe më parë “shumë afër“ marrëveshjes, por pengesat kanë qenë politike. Madje, këto burime kanë thënë se “nuk është dashur t’u jepet aq shumë kohë deri më 15 qershor. Burimet diplomatike evropiane thonë se rreth telekomit marrëveshja është “pothuajse gati“ dhe ajo kërkohet në dhënien e një prefiksi ndërkombëtar për Kosovën, por që Kosova të lejojë një operator të telefonisë mobile nga Serbia të operojë në Kosovë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch