Home » Lajme, Vendore » Delegacioni i Administratës Lokale të Komunës së Bujanocit po merë pjesë në Tropojë

Delegacioni i Administratës Lokale të Komunës së Bujanocit po merë pjesë në Tropojë

Delegacioni i Administratës Lokale të Komunës së Bujanocit po merë pjesë në solemnitetin e hapjes zyrtare të sezonit turistik të Komunës së Margegaj- rrethi I Valbonës -Tropojë.

Komuna e Bujanocit tani më e ka filluar bashkëpunimin konkret me Komunën e Margegaj me të cilën vitin e kaluar edhe është binjakëzuar.  Më datë 18 Qershor Valbona edhe zyrtarisht po e hapë sezonin turistik.

 

Në këtë komunë të Republikës të Shqipërisë është i zhvilluar turizmi malor dhe ai rural duke u prezentuar dhe ofruar turistëve një traditë të rrethit të Tropojës si të ushqimit poashtu edhe të hapësirër pë qëndrim dhe pushim ndryshe nga turizmi detar dhe ai hotelerik.

 

Delegacionin prej tetë antarësh të Komunës së Bujanocit në këtë manifestim me shkasë festiv po e udhëheqë kryetari i Komunës Dr.Nagip Arifi.

 

Pjesë e këtijë delegacioni është edhe kryetari i Ansamblesë komunale të Bujanocit Jonuz Musliu i cili në momentin e aktit të nënshkrimit të marëveshjesë për binjakëzimin e komunës së Bujanocit dhe asaj Margegaj-Valbon nuk ishte pjesë e pushtetit lokal dhe nga pozita e opozitës në atë kohë këtë marëveshje a patië cilësuar si jo të dobishme dhe të panevojshme sepse kemi të bëjmë me një komunë shumë të vogël dhe e pazhvilluar nga e cila komuna e Bujanocit nuk do të kishte kufarë levërdije.  Por ja që tani  Jonuz Musliu edhe vetë po bindet me realitetin në praktik dhe në shenjë të saJ është edhe pjesë e këtij delegacioni në këtë manifestim për hirë të fillimit të sezonit turistik të rrethit të Valbonës Regjioni i Tropojës.

/Zyra për Zhvillim Ekonomik lokal/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch