Home » Lajme » Deli Balidemaj nga Martinajt e Plavë-Gucisë, zgjedhet këshilltarë në Asamblenë e München

Deli Balidemaj nga Martinajt e Plavë-Gucisë, zgjedhet këshilltarë në Asamblenë e München

Deli BalidemajDeli Balidemaj, shqiptari nga Martinajt e Plavë-Gucisë ka arritur të zgjedhet këshilltarë në Asamblenë / Këshillin e Qarkut “München-Milbertshofen am Hart.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Balidemaj në rrjetin social të Facebook –
“Te nderuar bashkatdhetar, miq dhe dashamire. Me kenaqesi ju informoj se ne zgjedhjet lokale ne München me 16.03.2014 arrita te zgjedhem Keshilltar ne Asamblen/Keshillin e Qarkut “München-Milbertshofen am Hart”. Ju falenderoj perzemersisht per perkrahjen e dhen dhe mbes me shpres se ne te ardhmen do te kemi bashkepunim edhe me te ngusht. Pershendetje te sinqerta, Deli Balidemaj”.
Balidemaj në zgjedhjet lokale ne München të mbajtura më 16.03.2014, muar pjesë si kandidat i Partisë së Gjelbërve. Ai gjithashtu është edhe antarë i kryesis së Degës së Partisë së Gjelbërve në Oberbayern, Krahinë kjo e Bayernit, në të cilën jetojnë rreth pesë milionë banorë.
Kush është z. Deli Balidemaj?
Deli Balidemaj është i lindur në , në Martinaj të Plavë-Gucisë. Në vendlindje kreu shkollimin fillor, ndërsa shkollimin e mesëm dhe studimet universitare për elekroteknikë ku edhe u diplomua si inxhinier, i ka kryer në Prishtinë. Balidemaj është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Në Gjermani, Balidemaj shkoi para 15 vitesh. Ai filloi të punojë në Ministrinë e Arsimit në Munih, ku vazhdon të punojë edhe sot, që aktualisht punon në Drejtoratin e Arsimit të Munihut. Gjatë kësaj periudhe ai i ka vazhduar studimet e mëtutjeshme.
Që në fillim kur shkoi në Gjermani, u angazhua për çështjen shqiptare dhe u kyç në QKSH RILINDJA, ku ende vazhdon ta japë kontributin e tij. Prej fillimit, është anëtar i kryesisë së kësaj qendre, që përveç aktivitetit kulturor, të cilin QKSH RILINDJA e kishte prioritet, ai ofroi kontributin e tij të çmuar edhe në aspektin politik e kombëtar. Po ashtu edhe për Mësimin plotësues në gjuhën shqipe ka ndihmuar, megjithë vështirësitë, të cilat i kemi.
Para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë, Balidemaj u angazhua me tërë qenien, duke mos kursyer asgjë, për t`i dalë në ndihmë popullit të tij. Asnjëherë nuk e uli ritmin në angazhimin për ta dhënë kontributin e tij. Vazhdimisht është në kërkimin të rrugës, mundësive dhe mënyrës së organizimit në shërbim të popullit të tij këtu, por edhe të komuniteteve tjera, për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të ndritur. Në punën e tij profesionale edhe pasionin që kishte dhe ka, zgjeroi vizionin e tij në kontributin për t`i ndihmuar të gjitha komunitetet përkrahë bashkëqytetarëve të tij, që jetojnë në Bavari.
Qëllimi i Balidemaj është: integrimi i shqiptarëve bashkë me popujt tjerë, që jetojnë në Gjermani e krahas integrimit , të krijohet një jetë më e mirë sociale, shkollore e politike, por jo vetëm kaq. Synim i tij është edhe barazia sociale, shkollore e politike e të gjitha komuniteteve në Bavari/Gjermani.
Më shumë se kurrë më parë, shqiptarët tashmë janë më të bashkuar dhe më të përgatitur në të gjitha fushat profesionale, të gatshëm për të qenë pjesë e familjes europiane. Prandaj në vizionin e tij, Balidemaj, dëshiron t`ua bëjë me dije të gjithëve se mundësitë janë, se shancat ekzistojnë që kjo të bëhet realitet, por duhet angazhim e punë të parreshtur. E gjithë kjo rini e kualifikuar, e cila jeton e punon në Bavari, nuk duhet të mbetet jashtë rrjedhave shoqërore. Ata doemos duhen angazhuar në politikën e ditës. Prandaj, ne duhet të kërkojmë më shumë të drejta, por kurrësesi s` guxojmë t`i harrojmë obligimet e shumta, të cilat na presin përpara, thotë Balidemaj.
Balidemaj ka pohuar se Bayerni kërkon nga qytetarët nga Kosova qe të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës apo ajo e Serbisë, gjë që është një absurditet. “Në këtë drejtim jam duke bashkëpunuar me politikanë të të gjitha niveleve që ta ndryshojmë këtë ligj”. “Partia ime ku unë jam i kandiduar ka interes të posaçëm për disa tema, si arsimin, shëndetësinë, politikën e jashtme, integrimin e të tjera. Që të mos mbetemi si qytetarë të rendit të dytë apo të tretë, pra të jemi pjesë e sistemit dhe të njoftohemi për të gjitha rrjedhat që janë vendimtare për kualitetin e jetës në këtë vend”
Me Fondacioni Plave Guci.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch