Home » Lajme, Rajonale » DEMARKACIONISTAT HAJGAREN ME “STILOLAPSIN E HASHIM THAÇIT”(!)

DEMARKACIONISTAT HAJGAREN ME “STILOLAPSIN E HASHIM THAÇIT”(!)

Kjo foto i përket ditës kur Komisioni Shtetëror i Malit të Zi, përndryshe “Komisioni Milan Pauniq”, paraqiti raportin për Demarkacionin e Malit të Zi me Kosovën. Aty, në presidium, shihet dhe Gjukanoviqi me të vetët, që janë në krye të detyrës e në ballë të presionit të shumëfishtë në nje nga sall

Ramiz LUSHAJ

DEMARKACIONISTAT

PO HAJGAREN DHE ME “STILOLAPSIN E HASHIM THAÇIT”(!)

Kjo foto i përket ditës kur Komisioni Shtetëror i Malit të Zi, përndryshe “Komisioni Milan Pauniq”, paraqiti raportin për Demarkacionin e Malit të Zi me Kosovën. Aty, në presidium, shihet dhe Gjukanoviqi me të vetët, që janë në krye të detyrës e në ballë të presionit të shumëfishtë në sallë.

Çështja qëndron këtu, kështu, kësisoj: 7 antarët e Komisionit Shtetëror Malazez (ulur në tavolinë përballë njani-tjetrit), kur erdhi puna për miratim të Raportit, dy prej tyre, Gosoviqi e Kallugjeroviqi, abstenuan ndaj Raportit, ngaqë ishin të Opozitës, ngaqë kishin rezervat e bindjet e tyre. Atëherë, Raporti studimor për Kufinin me Kosovën i kaloi Parlamentit të Malit të Zi pa votim (!)

Në Kosovë, Komisioni Shtetoror Shqiptar i Kosovës për Demarkacionin, përndryshe: famëkeqi “Komisioni Murat Mehaj”, e kaloi Raportin pa kundërshti juridike, me votat e firmat e të gjithë antarëve të Komisionit për Kufinin me Malin e Zi…! Të pakten, ata antarë të Komisionit të Kufinit që nuk ishin specialistë të mirëfilltë për topografi e të Drejtën Juridike Ndërkombëtare, etj. pse nuk ia lanë vetes me fol si shqiptarë e shqiptarisht në mbrojtje të tokave e kufinit shqiptar që ua ka marrë Krajl Nikolla i vjetër dhe “krajl Nikolla i riu” – Milan Gjukanoviqi i Malit të Zi?!

Tashti, disa prej antarëve të këtij Komisioni kanë marrë grada e poste të larta nga shteti i Kosovës, pasi ia dhanë mbi 8 mijë km2 tokë shqiptare Malit të Zi!

Politika e diplomacia e Malit të Zi prej kohësh po hajgaren dhe me “stilolapsin e Hashim Thaçit …”! Apo jo, z. Thaçi?! Në daç bjeri hasha o Hashim…, veç jep shkas ta kthejmë përgjigjen e skuthtinave tua politike e diplomatike për Demarkacionin me Malin e Zi. Atëherë na duhet të flasim dhe për atë çark (kurth) që e ka lanë keq-ngrehur në tre maja malesh shqiptare në trekandshin kufitar Kosovë-Mali i Zi-Serbi, për të cilin do të kenë përballje të reja diplomatike, politike e juridike bijtë e bijat e Kosovës, shqiptarët trojenik dhe atdhetarë. Ata që i thonë vetëvehtes: Shqiptarë të vërtetë, që janë e mbeten të tillë prej të vërteti përballë kohërave të vështira e në ditë të mira.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch