Home » Lajme, Vendore » Denio: Dialogu ka dhënë rezultate të vërteta

Denio: Dialogu ka dhënë rezultate të vërteta

Ambasadori francez në Serbi, Fransoa Denio ka deklaruar se ngritja e nivelit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte e ”dobishme për të siguruar që marrëveshjet e arritura të konfirmohen nga autoritetet kompetente, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, gjë që nuk po ndodh gjithherë”. Përndryshe, diplomati francez është shprehur pozitivisht për rezultatet e gjertanishme të dialogut, duke vlerësuar se ”dialogu ka dhënë rezultate të vërteta”. ”Qarkullimi i mallrave prej atëherë po zhvillohet i papenguar. Liria e lëvizjes së njerëzve është në fuqi. Zbatimi i marrëveshjeve që kanë të bëjnë me librat amë ka nisë. Ekziston marrëveshja në lidhje me kadastrën që duhet të implementohet. Madje edhe sa i përket diplomave, gjatë javës së kaluar jemi informuar se diplomat e para univeristare të Kosovës janë bërë valide”, ka thënë ambasadori francez në një intervistë për gazetën ”Novosti”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch