Home » Lajme, Ndërkombëtare » Deputetët e Merkelit nuk ia japin datën Serbisë

Deputetët e Merkelit nuk ia japin datën Serbisë

Në tekstin për integrime të mëtejme të Serbisë të cilin grupi më i madh parlamentar CDU-CSU do t’ia propozojë Bundestagut për miratim, nuk përmendet fare data e fillimit të negociatave por vetëm vendimi i përgjithshëm për zgjerimin e mëtejmë të BE-së, i kanë thënë gazetës serbe, “Blic“ burime politike nga Bundestagu.

Propozimi është shkruar dje në zyrën e deputetëve të partisë së Angela Merkelit dhe për të do të debatohet të martën në takimin e partive parlamentare, dy ditë para se Bundestagu të vendosë ose jo për datën. “Data konkrete nuk mund të caktohet.

Deri në mbledhjen e Bundestagut do të bisedohet edhe më pasi ekziston mendimi se Serbisë duhet dhënë datën në fillim të vitit 2014”, citon ”Blic” burimin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch