Home » Intervistë, Lajme » Deputeti i votave të vjedhura

Deputeti i votave të vjedhura

Zgjedhjet lokale të 6 majit në rajonin e Luginës së Preshevës, kaluan në frymën e një masiviteti, për çka edhe nuk munguan rezultatet, ndërsa zgjedhjet parlamentare kaluan ashtu sikur edhe ato të mëparshmet thotë Kujtim Sadriu.

 

Edhe në mandatin e kaluar Lista e Koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me bartësin e saj Riza Halimi, nuk arriti të grumbulloj vota të mjaftueshme, por me ndihmën e Boris Tadiqit, arriti të siguroj një mandat në Parlamentin e Serbisë.

Kështu ndodhi edhe në zgjedhjet e 6 majit, ky Koalicion, arriti të mbledhë vetëm 0,30 për qind të votave, që nuk është mjaftueshëm ta kalojnë pragun prej 0,40 për qind. Kështu shprehet Kujtim Sadriu kandidatë për deputet republikan.

“Koha i dëshmoi fjalët e mia. Shumë herë gjatë fushatës parazgjedhore në emisionet televizive ia sqarova popullit se Riza Halimi, i shkon për lale SPS-sit dhe se ai do të shkoj pavarësisht asaj se a e voton populli apo jo, se për Ivica Daçiqin më i përshtatur është Riza Halimi se sa Partia Liberale Demokratike me Kujtim Sadriun, kandidat për deputet republikan në radhët e këtij subjekti politik” shprehet Sadriu.

Faktet flasin se SPS- ja, ia, mundësoi votat Riza Halimit për të siguruar një mandat në Parlamentin e Serbisë. Me votat e siguruara në Preshevë 5046, pastaj në Bujanoc 4107 si dhe në Medvegjë 802, Riza Halimi, nuk ka mundur të kaloj pragun prej 0,40 për qind, ngase për në parlament janë të obligueshme 17 mijë vota.

Tadiq dhe Daçic, vendosën për Riza Halimin dhe nuk kishin nevojë për tjetër shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.

Përkundër përpjekjeve të kandidatit për deputet republikan nga radhët e Partisë Liberale Demokratike, Kujtim Sadriu, të bëhet hetuesi se nga i siguroi votat Koalicioni për të siguruar një mandat për deputet republikan, ishin të kota dhe absurde.

“ E dimë mirë se edhe vet PVD deklaroi se nuk mundi ta kaloj cenzusin, prandaj bllokuan çdo gjë në komisionin zgjedhor republikan, duke mos dhënë asnjë informacion në lidhje me këto parregullsi.

Pastaj kam kërkuar edhe nga komisioni zgjedhor komunal të më jap rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, prapë pa sukses, kërkova gjithashtu nga SPS, SRS, e disa subjekte tjera serbe, të cilat më thanë se nuk guxojnë dhe se e kanë rreptësisht të ndaluar”thotë Sadriu.

Më në fund sigurova rezultatet nga OSBE-ja ku edhe shihet qartë se Riza Halimi, nuk e ka arritur numrin e mjaftueshëm për të shkuar për deputet”, thotë Kujtim Sadriu nga Presheva.

Absurdi shkon më larg kur Komisioni Zgjedhor Republikan, nuk lejon të bëj hetime duke thënë se materialet e votimeve janë përzier dhe se nuk mund të gjendet më. “Mua po më vjen keq nga anëtarët tjerë të PVD-së si nuk e kuptuan këtë njeri për 22 vjet rresht se është njeri perfid, i cili punon për interesa personale dhe materiale e nuk punon për interesa qytetare dhe kombëtare, me shpresë se një ditë do ta kuptojnë”, tha në fund Kujtim Sadriu, kandidat për deputet republikan nga Presheva./rajonipress/

4 Responses

  1. bekimi thotë:

    O kujtim qysh spo te vjen marre bre???, po i adreson kaq fjal te renda per nje personalitet qe per qeshtjen kombetare e per shqiptarin ne kohen kur populli e pat me se veshtiri ..gjate luftes ku ti ndoshta ke qene neper parqe duke u flladit e riza halimi sakrifikoi veten dhe familjen … pe quan perfid nje personalitet siq eshte riza…populli nuk po e njifka per 22vjet riza halimin e duhet me njoft kujtim sadriun qe e therret popullin e vet te votojme per shkaun..po kush na qenka cedomir jovanoviqi qe po na dojka aq shume.. e riza po na tradhetojka….heeeeeeeeeeej kujtim keka sje me politik duhesh akoma shume me lexu….

  2. Ferid Halili thotë:

    Bekim Kujtimni po thu se po punon me shkavin, po ky eshte duke punu me me te mire e Rizahi juaj ja me kend punon perpos ce i ka cekur Kujtimi
    http://www.vesti-online.com/Vesti/Srbija/219821/URS-pomogao-Albancima-da-prikupe-potpise

  3. Te lumt bre Kush(Kujtim) vetem te para 🙂

  4. fisnik xhelili thotë:

    kujtim prshje nga kushija jot fisnik nga belgjika bravo mir jaki booo veq te para se qashtu duhete n presheva meja boee se ska kurni var rrespekti ligjore n presheve rrespekt nga BELGJIKA

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch