Home » Lajme, Vendore » DEPUTETI “POPULLOR” NGA PRESHEVA DYSHOHET PËR PENGESË NDAJ NOSTRIFIKIMIT TË DIPLOMAVE NGA KOSOVA

DEPUTETI “POPULLOR” NGA PRESHEVA DYSHOHET PËR PENGESË NDAJ NOSTRIFIKIMIT TË DIPLOMAVE NGA KOSOVA

QHM Presheve!Ankesa e deputetit srb

25.02.2016

Qendra për Hulumtime dhe Monitorim

Deputeti “popullor” nga Presheva dyshohet për pengesë ndaj nostrifikimit të diplomave nga Kosova në Beograd!
Në adresën e QHM ka arritur një dokument nga një qytetar i cili është ankuar në Universitetin e Beogradit që janë penguar për nostrifikimin e diplomave nga shtetet e rajonit. Pengesë e cila vie si pasojë e partive politike “shqiptare”.

Në ankesën e qytetarit, të datës 22.01.2014, dyshohet se “deputeti” popullor qysh herë kishte filluar që t’i pengonte të gjithë profesorët magjistra të gjuhës shqipe, për t’i nostrifikuar diplomat në Katedrën e Albanologjisë në Beograd, vetëm e vetëm që ish shefin e kabinetit të tij ta sillte në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

Përpos që u penguan nostrifikimet, “deputeti” popullor dhe kryetari komunës punësuan M.N. në mënyrë ligjore në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

Lexo këtu;http://www.crm.org.rs/pn=35&cald=20&calm=02

Riza Halimi, dyshohet të ketë gisht në këto shantazhe, duke penguar procesin e nostrifikimit të diplomave nga Kosova, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, me qëllim të punësimit të klanistëve të tij nëpër institucionet publike! Poashtu dyshohet se falë kalkulimeve të deputetit, nëpër shkollat tona disa nga punëtorët kanë marrë vendime për punësim në kohë të pacaktuar me diploma të Republikës së Kosovës, pa i nostrifikuar, Bachelor 180 ects!

Pasi që qytetarët kanë fituar një besim te Qendra për Hulumtime dhe Monitorim, ata po ofrojnë dëshmi dhe fakte lidhur me këto dukuri negative, të cilat lidhen me koordinimin institucional të kundërligjshëm të organeve shtetërore të Republikës së Serbisë, me disa parti politike “shqiptare”. QHM pas posedimit të këtij dokumentacioni, ka mësuar se ka shumë të rinjë që me vite janë të bllokuar nostrifikimet e tyre. Tani ka filluar një hulumtim ku do t’i siguroj të gjitha dëshmitë se kush ka kryer nostrifikime dhe kush nuk e ka kryer, dhe për çka po i mbahen në sartir disa të rinjëve nga Presheva dhe Bujanoci diplomat pa u nostrifikuar. Dëshmitë që do të sigurohen do të bëhen publike për të gjithë ata që i kanë të nostrifikuara diplomat.

Qendra për Hulumtime dhe Monitorim – QHM, tashmë e ka të hapur faqen e saj elektronike, duke kërkuar bashkëpunim me qytetarët, për denoncimin e dukurive negative të liderëve tanë institucional, të cilët në emër të posteve të tyre zyrtare, keqpërdorin votën e lirë dhe besimin e fituar nga elektorati shqiptar

QHM fton të gjith qytetarët se për çdo vështirësi që kanë, do të përpiqet për t’iu dalë në ndihmë me të gjitha format dhe mënyrat ligjore, thuhet në njoftimin e QHM në Preshevë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch